Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Greqi, sulm racist ndaj një emigranti adoleshent, ia presin fytyrën me shishe bire (video) Empty Greqi, sulm racist ndaj një emigranti adoleshent, ia presin fytyrën me shishe bire (video)

Tue 14 May 2013 - 22:50
Një adoleshent ka qenë pre e sulmeve raciste në shtetin fqinj Greqinë, i cili është dhunuar barbarisht nga tre burra. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë gjatë ditës së Pashkës, ku një 14-vjeçar nga Afganistani është bërë pre e dhunës së egër raciste. Ai ka thënë së autorët kanë qenë tre burra me uniforma të zeza, të cilët e ndaluan të riun në rrugë dhe i kërkuan dokumentet.

Kur iu tha se ishte nga Afganistani, ata e rrahën dhe me një shishe birre të thyer i dëmtuan fytyrën.

Jo një, por 30 qepje bëri në fytyrë 14-vjeçari nga Afganistani, i cili është tani nën mbrojtje.

Fëmija ka ardhur në Greqi me nënën e tij dhe ëndërronte të shkonte në Zvicër, për të takuar vëllanë e vet. Ai ka qenë i ndarë nga nëna, pasi organizatori i udhëtimit të tyre i kishte vënë në grupe të ndryshme. Ai u arrestua në aeroport dhe pasi u ndalua për 20 minuta, u lirua duke u përpjekur të kthehej në shtëpinë ku jetonte me refugjatë të tjerë afganë, por ndeshi në egërsinë e racistëve.

Fëmija tani është nën mbrojtjen e prokurorit publik dhe organizatës “Mjekët e Botës”. Ai së shpejti do të bashkohet me familjen e tij. Kur u pyetën se çfarë dëshiron ai tha: "Unë vetëm dua mamin tim."

http://www.albtime.com/welcome/public/lajme/rajon/31582/greqi-sulm-racist-ndaj-nje-emigranti-adoleshent-ia-presin-fytyren-me-shishe-bire-video
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi