Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse nuk ua heqim vizat shqiptarëve... Empty Pse nuk ua heqim vizat shqiptarëve...

Thu 16 May 2013 - 14:50
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Të lëvizësh nëpër Europë pa viza është tjetër gjë dhe të lëvizësh në një kontinent tjetër si Amerika është tjetër gjë. Ja, kërkesat e SHBA-së për të udhëtuar pa vizë

Pse nuk ua heqim vizat shqiptarëve... Visa
Luela Myftari

-Dita e parë e fushatës elektorale shënoi dje gënjeshtrën e radhës së kryeministrit aktual. “Do të shkojmë në Amerikë pa viza”. Kështu, deklaroi Berisha që në nisje të fushatës së tij elektorale. E për të mos qenë tërësisht mosbesues dhe nihilistë ndaj atyre që kryeministri ynë thotë, menduam të verifikonin se sa e mundur është kjo për një vend si Shqipëria dhe për shtetasit e saj. Sepse të udhëtosh nga njëri kontinent në tjetrin pa pasur nevojë për viza do të ishte një arritje aq e madhe për një shtet kaq të vogël sa Shqipëria, sa që është shumë e vështirë për ta besuar.

E para gjë që bëmë ishte të pyesnim përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. “Shekulli” komunikoi me një zëdhënës të Ambasadës Amerikane në kryeqytet dhe që në pyetjen e parë, morëm një përgjigje e cila nuk kishte nevojë që të pasohej nga të tjera pyetje. Na informuan se, në të vërtetë, ekziston një Program me anë të së cilit një person mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pa pasur nevojë për një vizë. Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) qeveriset me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statusore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VWP. Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre për qind dhe të hyjnë në marrëveshje në mënyrë që të ndajnë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sigurisht që midis këtyre dy kërkesash ka edhe shumë të tjera.

Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 për qind, ndërkohë që për të qenë pjesë e programit të Udhëtimit pa Vizë niveli i refuzimit të vizitorëve nuk duhet të kalojë përtej 3 përqindëshit të përcaktuar. Që në hallkën e parë Shqipëria ngel në klasë. Sepse diferenca që ndan përqindjen e kërkuar me përqindjen që ne si vend zotërojmë është një diferencë aq e madhe, sa është e pamundur të besohet se kjo do të mund të ndodhë në dhjetë vitet pasardhëse.

Programi i Heqjes së Vizave (VWP) lejon qytetarët e vendeve pjesëmarrëse që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa vizë për qëndrime që zgjasin 90 ditë ose më pak, por gjithmonë nëse ata i plotësojnë të gjitha kërkesat. Në këtë program janë të përfshira 37 shtete, të cilat për nga niveli social dhe ekonomik, kulturor mendohet që të jenë shumë më lart se vendi ynë. Udhëtarët duhet të jenë shtetas të vendeve pjesëmarrëse në këtë program. Askush tjetër nuk mund të përfitojë nga Programi i Udhëtimit pa Vizë. Po ashtu personat që duan të përfitojnë nga VWP-ja duhet të kenë një sistem të vlefshëm elektronik që miraton udhëtimin. Ky sistem elektronik njihet nga Byroja e Çështjeve Konsullore në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan si ESTA. Kjo e fundit është Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe përcakton të drejtën për të udhëtuar pa vizë. Qëllimet që ky departament sigurie pranon për të udhëtuar pa vizë i gjetëm po në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan.

VWP-ja lejon qytetarët e vendeve pjesëmarrëse për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara pa marrë një vizë vetëm për arsye biznesi, turizmi ose për të vizituar të afërmit dhe miqtë. Udhëtarët që kanë mundësi të lëvizin pa vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të paraqesin si arsye biznesin e tyre, ndonjë konsultë me bashkëpunëtorët e biznesit, ndonjë negociatë biznesi apo konventat shkencore, arsimore, profesionale ose konferencat e biznesit në të cilat mund apo duhet të marrin pjesë. Udhëtarët mund të paraqesin edhe arsye turistike për të udhëtuar drejt SHBA-së. Turizmi, pushimet verore apo dimërore, vizita tek miqtë apo të afërmit që ndodhen në SHBA, pjesëmarrja në ngjarjet shoqërore të organizuara nga organizata vëllazërore, sociale apo konkurseve të ndryshme muzikore, sportive etj,. mund të jenë disa nga arsyet e paraqitura. Disa shembuj të tjerë të renditur në adresën elektronike të departamentit të shtetit amerikan janë edhe: trajtimi mjekësor apo regjistrimi në një kurs të shkurtër studimor, i cili nuk ka lidhje me kreditim më të lartë ose pajisje me ndonjë diplomë.

Qëllime të cilat nuk pranohen për të shfrytëzuar programin e Heqjes së Vizave janë: arsye punësimi, studimi apo qëndrimi të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe udhëtimi për arsye mediatike nuk mund të pranohet si qëllim. E të gjitha këto, paçka se shumë të bukura janë realisht të pabesueshme.

Çdo person që dëshiron të udhëtojë drejt SHBA-së duhet të jetë i pajisur me një pasaportë e cila është në përputhje të plotë me standardet e vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO). Kjo pasaportë duhet të përmbajë një informacion të lexueshëm me makina e leximit të pasaportave sepse të dhënat e caktuara biografike regjistrohen menjëherë në faqen e të dhënave, e cila skanohet menjëherë në portin e hyrjes së një aeroporti. Pritshmëritë e këtyre lloj pasaportave që ne shqiptarët disponojmë, pasaportat biometrike, nuk duket se e përmbushin edhe këtë kërkesë të Programi i Heqjes së Vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siguria nw vend dhe njw sistem gjyqësor i paimplikuar nw afere dhe besimi i qytetarwve nw institucionet vendore janw disa nga kushtet qw ky program këshillon. Sigurisht qw Shqipwria kwto dhe shuwm tw tjera qw nuk nevojiten tw renditen, nuk i plotëson. Prandaj, kjo ishte njw nga ato gënjeshtrat e radhws me tw cilat kryeministri ushqen popullin e tij.

E-Pasaporta

Të dhënat që lidhen me identitetin e një individi përfshihen në një çip elektronik të integruar në pasaportë. Këto të dhëna përfshijnë dy linja të lexueshme nga makinë e kontrollit të pasaportave. Materiali duhet të jetë tërësisht i lexueshëm sepse kështu do të mund të bëhet i plotë identifikimi i personave që udhëtojnë në SHBA edhe me anë të fytyrës. Nuk është shumë e vështirë që të identifikoni një e-pasaportë sepse ajo ka një simbol unik ndërkombëtar mbi mbulesë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare publikon në faqen e internetit simbolin që duhet të ketë një e-pasaportë.

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dje në Durrës kandidatët për deputet në këtë qark, menjëherë pas çeljes zyrtare të fushatës elektorale në kryeqytet. Ai tha se qeveria e tij i ka dhënë mundësi shqiptarëve te lëvizin lirëdhe i ka premtuar se do të heqë vizat me SHBA-të. “Për çdo shqiptar asgjë s’është më jetike se integrimi ynë në Europë. Durrësi është dëshmitari, gardiani i vokacionit perëndimor shqiptar, në këtë port kanë vërshuar flukset e kombit drejt vendeve të zhvilluara. Të vish këtu në ditën e Europës pasi ke bllokuar për ditë me radhë dhe të betohesh për Europën ose është Nastradin ose hipokrit i pa shpresë. Me histori duhet të merremi vetëm aq sa na duhet për të parë më mirë përpara. Si ka mundësi 22 vjet me radhë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit të lidhen vetëm me emrin e PD-së. Ne nuk kemi qenë 22 vjet në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën, por kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit. Si ka mundësi që kjo parti në 20 vite nuk ka qoftë një firmë të vetme drejt botës perëndimore. Me reforma të thella hoqëm vizat për Europën, me reforma të thella do të heqim vizat me SHBA-të dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne na besojnë, jemi seriozë, u besojnë idealeve dhe punës suaj. Asgjë s’do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, punësimit dhe mirëqenies”, tha Berisha.



Aktualisht, 37 vende marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave. Renditja e mëposhtme është bërë sipas rendit alfabetik:

Andoria,

Anglia,

Australia

Austria,

Belgjika,

Brunei,

Çekia,

Danimarka,

Estonia,

Finlanda,

Franca,

Greqia,

Gjermania,

Hungaria,

Irlanda,

Islanda,

Italia,

Japonia,

Koreja e Jugut,

Latvia,

Lihtenshtajni,

Lituania,

Luksemburgu,

Malta,

Monako,

Norvegjia,

Portugalia,

San Marino,

Singapori,

Sllovakia,

Sllovenia,

Spanja,

Suedia,

Tajvan,

Zelanda e Re dhe

Zvicër

Burimi Shekulli
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Pse nuk ua heqim vizat shqiptarëve... Empty Re: Pse nuk ua heqim vizat shqiptarëve...

Thu 16 May 2013 - 21:07
Kam pershtypjen se se shpejti do te hiqen vizat,se informacionet me te reja flasin se me nje intenzitet te shtuar po bisedohet te hiqen vizat.Eshte shum veshtire te udhtosh me viza ,e di se cka do te thot viza .sepse edhe ne deri von kemi pas viza,por fatmiresisht keto vitet e fundit i heqen vizat dhe tash marrim fryme me lirshem.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi