Share
Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Kisha Ortodokse, bastion i nacionalizmit serb

prej Fri 17 May 2013 - 18:12
Message reputation : 0% (1 vote)
Kisha Ortodokse, bastion i nacionalizmit serb  F.0517173903767_m

Priftërinj serb janë parë në ballë të tubimeve të organizuara nga qarqe radikale serbe për të kundërshtuar arritjen e marrëveshjes në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe në këtë rast, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre të njohur për mbështetjen e veprimeve agresive të qarqeve ekstremiste gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Së fundi, priftërinjtë nga shumë dioqeza në Serbi, Mal të Zi dhe Republikën Serbe të Bosnjës dhe në diasporën serbe, kanë nisur iniciativën që kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, t’i merret dekorata e kishës, për shkak se akuzohet se e ka tradhtuar kauzën nacionale serbe.

Njohësi i politikës serbe, Azem Vllasi, ka thënë se mjerisht Kisha Ortodokse Serbe ka mbetur bastioni i fundit i pozicioneve të politikës reaksionare ndaj Kosovës dhe ndaj qasjes së interesave kombëtare serbe. Ai ka deklaruar se në Serbi shihet se ka lëvizje në drejtim të shkëputjes nga trashëgimia e keqe politike që lidhet me kohën e Milosevicit, e që ka shkaktuar pasoja në krejt regjionin dhe më në fund ka qenë e dëmshme për vet popullin serb.

“Kisha Ortodokse, ose më drejt disa qarqe më ultra-ortodokse e djathtiste tentojnë me çdo kusht që Serbinë ta mbajnë të gozhduar. Për fat të mirë, ajo qasje e tillë reaksionare nuk e ka më përkrahjen që e ka pasur më herët. Por, ende është e fortë, që mund të shkaktojë jo më luftë, por mund të pengojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e ta mbajë peng edhe Serbinë në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vllasi për Telegrafin.

Ai ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolic, e viziton shumë selinë e Kishës Ortodokse Serbe, për dallim nga Milosevici, i cili megjithatë e ka pasur një qëndrim më rigjid komunist ndaj Kishës.

“Por, duke parë qëndrimin destruktiv, tash edhe Nikolici ka nisur të distancohet prej tyre”, ka thënë Vllasi.

Ndërsa, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka thënë se roli i Kishës Katolike është së pari fetar, pa u përzier në çështjet politike. Sipas tij, vetëm atëherë kur rrezikohet ekzistenca e një populli, atëherë Kisha Katolike do të ndërhyjë që ta mbrojtur ekzistencën.

“Sa i përket veprimeve të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe, qoftë në Kosovë apo në rajonet tjera në Ballkan, ata vet duhet të japin përgjigje”, ka deklaruar Shan Zefi për Telegrafin. /A. Fazliu/ Telegrafi/


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Kisha Ortodokse, bastion i nacionalizmit serb  J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi