Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kretë, arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek Empty Kretë, arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek

Sun 19 May 2013 - 15:45
TIRANE- Arratisen 4 të rinjtë nga Dukagjini që mbaheshin peng në Kretë të Greqisë, prej 24 orësh. Lajmi i pengmarrjes është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej të rinjve. Por disa orë pas denoncimit të familjarëve nga Greqia vijnë informacione, se të rinjtë kanë mundur të arratisen.

Konfirmimi për "News 24" vjen nga përfaqësuesi i ministrisë së Brendshme në Greqi, Andi Lika.

“Katër personat e marrë peng kanë mundur të arratisen. Pengjet mbaheshin në qytetin Kanja dhe kanë ikur në Iraklio”, tha ai.

Njëri prej të arratisurve, Klodian Marku i cili kontaktoi sërish me News 24 dhe tha se tani ai së bashku me 3 të rinjtë e tjerë, po fshihen nga frika se mos i vrasin.

“Na akuzuan ne se kemi vjedhur, por nuk është e vërtetë. Ne po fshihemi se po na kapën, na vrasin”.

PENGMARRJA
Sipas babait dhe vëllait të Klodian Markut, ai së bashku me tre persona të tjerë është marrë peng nga pronari i një banese në Kretë, i cili i akuzon ata për hyrje me dhunë në banesën e tij dhe për grabitje parash.

Personat e tjerë të marrë peng sipas familjarëve të Markut, janë Fatjon, Kristian e Mark Rregalla.

Vetë Klodian Marku në një lidhje telefonike shprehet se ai bashkë me të rinjtë e tjerë janë dhunuar dhe kërcënuar me jetë, nëse nuk i kthejnë shtetasit grek 25 mijë euro, për të cilat ai akuzon shqiptarët se ia kanë vjedhur.

“Na kanë trajtur keq, na kanë rrahur keq. Policia s’ka hyr në këtë mes. Familja na ka marrë peng. Kemi 24 orë që jemi mbyllur brenda, duan të na vrasin nëse nuk iu gjenden lekët e humbura. Këtu ka grabitur një person tjetër, këta duan të na lënë fajin neve. Na kërkojnë 25 mijë euro”, rrëfen ai.

Nëna e Fatjon dhe Kristian Regallës, në një rrëfim për "News 24" tregon se i biri është nisur në Greqi për të parë babanë e vëllanë dhe se nuk ka lidhje fare me grabitjen në banesën e shtetasit grek.

Zoja Regalla shton se i biri ka mundur të njoftojë familjen me anë të një telefonate. Sipas saj, policia i kishte arrestuar fillimisht të rinjtë, e më pas i ka nxjerrë të pafajshëm, por duket se pronari grek nuk është mjaftuar me kaq duke kërkuar të bëjë vetëgjyqësi.

“Ambasada shqiptare në Greqi duhet ti ndihmojë”, apelon e ëma.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi