Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

112 Poezi për dëshmorët e kombit

Wed 22 May 2013 - 0:58
Të nderuar anëtar këtu mund të postoni poezi për dëshmorët e kombit

DËSHMORË NË ILIRIDË
Maja e malit seç u ngjall
Karadaku seç u kall
me flamurin e lirisë
ishte faqja e lavdisë.

Me tri shkronja një amblemë
UÇK-ja emër i vërtetë.
në këtë datë të 6 qershorit
kujtojmë lavdinë e dëshmorit.

Në pediestal të lartë
atje në përmendore,
në Hotël e Malishevë
trimi qëndron prore.

LIRIDË moj tokë floriri
të sundoi krajli e veziri,
stë është desht ty kufiri
uzurpatorë e as zinxhiri!

Carallukë moj tokë arbërore
ndër shekuj shumë luftove,
djemtë më të mirë ti dhurove
Dardaninë dhe Arbërine nderove.

Është shqiptari shumë i fortë
robërinë se duron dot;
Është trimi nga Dugagjini,hekur e barot
lavdia e dëshmorit me emrin Labinot.

Zeqirja Latifi


Edituar për herë të fundit nga Hotlani në Wed 22 May 2013 - 1:44, edituar 1 herë gjithsej
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

112 Re: Poezi për dëshmorët e kombit

Wed 22 May 2013 - 1:02
Tri shkreptina një rrufe

Hije e zezë ka zënë atdheun
vendlindjen time dhe mëmëdheun
po ushtojnë male e fusha,
kushtrimin ka dhënë Karadaku e Tanusha.

UÇK-ja shtatin me rrethatore ka stolisur
amblemën me tri shkronja ka qendisur
është tërbuar sllavi, gjaku i është prishur
ushtarët trima me gjak tokën kan ujitur.

Armiku është armik
dhe kurrë nuk bëhet mik,
jemi të fortë zjarr e çelik
për atdheun, nuk luajmë qerpik.

Shqiptari tokën me gjak ka la
kurrë për të pabesin besë nuk ka!
këto fjalë Hasipi i thonte pa nda
kishte zemër të madhe,sa një kala.

mos mendoni se vdes ilirda
svdes shqiptari as shqiptaria,
për trojet e mia asnjëherë su bëra urë
atdheu mbetet atdhe,i huaji sbëhet kurrë.

Emri yt Hasip,ka lënë gjurmë e po lartësohet
ky emër,në faqet e lavdisë po shenohet.
Gjith shqiptarët kan një atdhe
Tri shkreptina nje rrufe.

Zeqirja Latifi

Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

112 Re: Poezi për dëshmorët e kombit

Wed 22 May 2013 - 1:22
Jam dëshmor i Arbërisë

Shumë të deshta moj tokë arbërore
kurr brengat e mia si harrove
Shumë të deshta moj nënë e motër
na ka shkelë armiku në votër.

Zgjohu ILIRIDË në agun e lirisë
Po të vijnë djemtë e arbërisë
të dua ILIRIDË me zemër e shpirt
Të kujtoj ty për çdo natë e ditë.

UÇK-ja shkrep krismat e lirisë
lufton mizoritë e barbarize.
Me mortajë në dorë dië e natë luftova
kërkova kufijt nga ILIRIDA deri te Troja.

Histori e shkruar në çdo flamur
e vendosur ne Karadak gur mbi gur.
Ne jemi bijtë e shenjtë të atdheut
jemi bijtë dhe bijat e Skënderbeut.

Në ILIRIDË luftoi Llokmani
në krejt Karadukun u ba nami,
ai kishte një amanet dhe porosi
Në atdheun tim ,të shkruhet emri LIRI.

ILIRIDË,Kosovë,Shqipëri, Çamëri
Luginë e Preshevës,jemi arbëri.

Zeqirja Latifi
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

112 Re: Poezi për dëshmorët e kombit

Wed 22 May 2013 - 1:41
Dëshmoret e lirisë

Kur Tanushën e mbuloi mjegulla e errësira,
N'kam u çu nga të katër anët Ilirida.
Kur nga tymi e mjegulla shqiptarëve ju ndal drita,
UÇK-ja filloi luftën me pushkë, shpata e thika.

Në majet e kodrave të larta, kur rrezet lëshoi dielli,
O,Sali Latifi po të shkëlqen plisi e grada togeri.
Në fushë betejën e Mateçit na u ba nami,
Se me pushkë e mortajë në dorë po lufton Llokmani.

Oj Gjylsere ti zanë mali,për ty këndon çiftelia e lahuta
Se ti je mbesa e mbretreshës TEUTA.
Ty o mesuesi yne Isa,ne nxënësit e shkollës sonë,
Veprën tënde për liri gjithmonë e kujtojmë.

Nga Caralluka kur erdhët, Visar e Labinot
Krejt Karadakun e mbuluat me flakë e barot.
Ti komandant rrufeja,që ishe trim mbi trima,
Në aksione Hasip ishe më i shpejt se vetima.

Nga Caralluka erdhi nji djalë me emrin Elmi Hoti,
Fjala e tij jehoi por si si gjyle topi.

Me ideale të larta dhe dashuria ndaj mëmëdheut,
U frymzuat nga heroizmat dhe lufta e Skenderbeut.
Ju me veprat tuaja deshmuat, sa e shtrenjtë eshte liria,
Kur në ditët gazmore feston ILIRIDA .
Zeqirja Latifi
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

112 Re: Poezi për dëshmorët e kombit

Thu 23 May 2013 - 21:57
Poezi për dëshmorët e kombit Images?q=tbn:ANd9GcS7faVujr3kg8KIS6mAOPPP66vmiKOuCJuJxcFMFHJawtkGu0Mq

Aziz Kelmendi


Në Serbi ushtoi fusha e mali
u dridh Serbia dhe krejt sllavi,
u dridh kazerma e Paraqinit
te molla e kuqe pran kufirit.

Për trimin Aziz Kelmendi
këndohen,shumë këngë kreshnike,
Se shpirtin e fali në flamur e shqipe.

Atje ku shqipja shkruan emrin liri,
atje ku dielli rrezet ka shtri,
atij vendi i thonë Kosovë-Shqipëri,
ky është një emër dhe quhet shqiptari.

Aty ku ngjyrat kuq e zi përzihen,
gjaku e baroti ne nje vend zihen.
Krenohem me vendin tim te shtrenjte
sepse atdheu im është i shenjtë.

Dhjetë herë e deshta Kosovën,
po aq herë e deshta Shqipërinë.
Kosova për prindërit më hiqte mërzinë,
ata më mësuan si ta dua lirinë.

O trim mbi trima, në Paraqin mos ra tërmeti
pse si prite prindërit nga gurbeti,
që të sillnin rrobat e krushkut të Dardanisë,
të krejt atdheut dhe mbarë shqiptarisë.

O Aziz, djalë më i miri, qëndro i qete në trojet tona,
Se gjakun tënd te njomë ta ruajnë shqiponjat.

Zeqirja Latifi
Sponsored content

112 Re: Poezi për dëshmorët e kombit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi