Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ohri, qyteti i dritës Empty Ohri, qyteti i dritës

Wed 22 May 2013 - 1:58
Nga Fahri Xharra
“Disa emërtime gjeografike si Nishi, Shtipi, Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë të një toke të huaj , ,por në shkrimet e tyre nuk e kanë të mundëshme që t`ikin krejtësisht e të mos e tregojnë të vërtetën.
“ Jemi te Ohri dhe historia e tij shqiptare , por e stërvjedhur nga ardhacakët.Në antikuitet (shënime sllave) qyteti njihej me emrin e vjetër “Lychnidus” që ndoshta do të thoshte “ qyteti i dritës” ose “ guri i çmuar që lëshon dritë”.Por pas vitit 879 psK nuk quhej më Lychnidos , por sipas sllavëve Ohrid,që ndoshta rrjedhë nga fjala sllave “ “vo hrid “ me kuptimin “ në breg” sepse qyteti i vjetë ishte në maje të bregorës buzë liqenit”. E shifni , një rrenë tjetër e zakonshme sllave me qëllim të humbjes së çdo gjurmëje shqiptare . Por është e pamundur!
Banorët e herëshëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit (Bogumil Hrabak… Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve…) ishin Dasaratët dhe Enkelejt ( fise Ilire). Zbulimet në vazhdimësi tregojnë që qyteti banohej edhe nga Filip i II-të i Maqedonisë (Origjina ilire e Aleksandrit të Madh
Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve – Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. )(.Përgjat pushtimeve Romake kah fundi shek III -të dhe fillimi i atij të II-të ( prK) përmendeshin Dasaratët dhe regjioni Dasaratia. Zbulimet tregojnë që “Fortifikata e Samuilit” ishte mbindërtuar mbi një kështjellë të mëherëshme që datonte nga shek IV ( prK). Edhe studjuesi aspak i drejtë për qështjen shqiptare J.J. Wilkes në librin e tij “The Illyrians, 1992,” shkruan” ,”the Illyrian Enchelei, the ‘eel-men’, whose name points to a location near Lake Ohrid” ( Enkelejt Ilirian , “njerëzit- njalë”, përputhet me lokacionin afër Liqenit të Ohrit). Bullgarët , rreth vitit 867 e pushtuan Ohrin, dhe Ohri ishte qendër e fortë dhe krteqytet i Imperatorisë Bullgare . Prej vitit 990 e deri në vitin 1018 ,Ohri ishte qendër edhe e Patriarkati Bullgar. Historia e shënoi këtë epokë si epokë bullgare ,por ata aty e gjetën Ohrin dhe aty është ende.
Shkrimi është kryesisht për Kështjellën e “Samuilit” dhe sipas bullgarëve kjo kështjellë u zgjodh nga Cari Samuil i Bullgarisë si kryeqytet i tij, por aojo ishte aty eshe më herët para ardhjes së sllavëve,Kështjella është edhe vetë historia e Ohrit prej shek .IV prK e deri në ditët e sotit. Edhe Kalaja e Prizrenit ishte Ilire ,pastaj sllave , pastaj turke dhe sot është e Kosovës . Historia e jonë është e papërfunduar, ajo “rrëshqet” si njala. Pra “ Kështjella e Samuilit” përmendet edhe nga Livy në vitin 209 prK e kjo gjatë mbretërimit të Filipit të II-të Maqedonisë
Ohri, qyteti i dritës K
Kështjella e “Samuilit”
“Pamja e sotme e kështjellës dhe madhësia e saj sipas të gjitha gjasave u formuan në shekullin IV psK” shkruan në shënimet për këtë margaritar historik. Pra Samuili e gjeti të gatshme ,500 vjet pas. ” Teknika e ndërtimit është “opus mixtum” – tulla të shtrira në tre dhe katër rende dhe lidhura me llaç gëlqeror. Kjo kështjellë e kishte rolin e madh në mbrojtje dhe sipas shënimeve historike Theodorik Amali ,Mbreti i ostrogotëve në vitin 479 në fushatën e tij okupuese të Maqedonisë dhe Epirit ishte i pasuksesshëm në robërimin e Lychnidus-it , sepse ishte i ndërtuar fortë dhe kishte burime të mbrendshme të ujit ,mbrenda mureve.
Kështjella , mvarësisht prej rrethanave historike ishte gjithnjë në fokus ,dhe shkatërrohej dhe rindërtohej në vazhdimësi. Përndryshe hapësira sipërfaqësore ka mbetur e njejtë që nga koha e antikuitetit.
pas vdekjes së Samulit më 1014 ,Kështjella u muarr nga Mbreti Bizantin Basili i II-të. Në shek. e 14-të gjysma e dytë e këtij shekulli pra, shënohet me një përforcim dhe rindërtim i Kështjellës në kohën e bujshme të familjes shqiptare të Andrea Gropës e cila ishte mbretëruese e regjionit të Ohrit. Pra historia nuk e ndalet e as nuk mëshifet e aq më pak të vidhet.
Edhe turqit e patën pushtuar Ohrin dhe njëstet ushtarake ishin vendosur mbrenda kështjellës , e cila në atë kohë e muarr një emër tjetër. Xheladin -Beu (1880) ndërroi ,meremetoi edhe ai diçka dhe e bëri Sarajin mbrenda saj.Në vitin 1934 ,mbreti Aleksandër i ish Jugosllavisë ,edhe ai çapuriti diçka këndej pari për ti lënë gjurmët e tija. Por origjina nuk i humbi kurrë.
Në kuadrin e hulumtimeve të vazhdueshme (2001-2002) mbrenda kështjellës janë gjetur varreza të vjetra , maskat e arta të varrosjes si dhe dorëzat e arta , që janë unike vetëm për këto anë e që datojnë që nga shek 6-5 -të para Krishtit. Pra një histori e vjedhur nga ardhacakët , të cilët nuk kanë mundësi t`a mëshehin krejtësisht hajninë e tyre.
Për të dëshmuar se kjo anë ishte ortodokse shqiptare ja edhe dis shënime;Autorët 2. Shukarova, Aneta; Mitko B. Panov, Dragi Georgiev, Krste Bitovski, Academician Ivan Katardziev, Vanche Stojchev, Novica Veljanovski, Todor Chepreganov (2008) dhe Todor Cepreganov në librin e tyre ”History of the Macedonian People” (20011) ndër tjerash shkruajnë :” Kryepeshkopi i Ohrit , Dorotej në vitin 1466 me të gjithë priftërinjt e tjerë u dërgua në Stamboll , sepse gjatë luftës së Skënderbeut kishin treguar antiosmanizëm” .Të njejtën e thot edhe ” Srpsko arheološko društvo (1951), Starinar, Beograd: Arheološki institut”: ”Sulltani pas vdekjes sëSkënderbeut , i shpërnguli një numër të madh të banorëve të Ohrit si dhe kryepeshkopin Dorotej”
Vallë, Kisha e Shën Naumit a nuk ishte ortodokse shqiptare ?
Ohri, qyteti i dritës K-1
Maskat e arta të varrosjes që u gjetën në Trebenishtë -Ohër
Kemi ende të flasim për Ohrin , qytetin e dritës. Shpesh e kam thënë se historia e jonë edhe nëse është zhdukur mbi dhe , ajo me krenarinë e saj qëndron nën te. Kemi mrekullira të ruajtura të cilat vetëm se e dokumentojnë autoktoninë tonë në këto toka. Historia e ynë është e artë , është e praruar dhe i ka bërë ballë mijëravjeqarëve ; edhe pse është zhbërë, por ishte edhe e mençur dhe me dinakri qëndronte ndër dhe duke pritur momentin që të çfaqët dhe ta tregon vetvetën. Dy mijë e pasqind vjet pas, u gjetën maskat e arta të pavdekshme të engjujve për të cilët ishin bërë. Mrekullia së cilës vështirë e kemi të ia vemë çmimin u gjetë në fshatin Trebenishtë .në rrugën Kërçovë- Ohër: Varrezat Antike nga mileniumi i parë i para Krishtit ,të mbushura me ari , argjend dhe dhurata tjera të ndryshme të varrosjes.
Ishte 39 Shtatori 2002 kur u gjet maska e artë e pestë me rend në një kohë më pak se një shekull.( Maska e parë ishte zbuluar para 94 vjetësh) . Shenjë e gjallë e një toke me pasuri të madhe arkeologjike në Europë.
” Mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën , se me ate çka do të gjejnë do të iu rritet krenaria , e mandej e kemi vështirë të qeverisim me `ta”- thoshin turqit në vazhdimësi.
Pika arkeologjike Gorenci-Trebenishtë që daton nga shekulli 6 -të prK u zbulua për herë të parë më 1918. U gjet nekropoli, gjëja më interesante arkeologjike e Epokës së Hekurit në këto anë. U gjetën 12 varret mbretërore, e tërë dinastia e varrosur në atë vend.
Historia e maskave të arta në nekropolën e Trbenishtës ( 10 km nga Ohri) e kanë traditën e tyre të gjatë.
Maskat e para të arta u gjetën në kohën e sundimir bullgar të Maqedonisë(1918) . Nnjë vjet pas erdhi Mbretëria SKS, ku një pjësë e rrethinës së Ohrit me 22 fashtra iu dha (?) Shqipërisë . Në vitët 1930 – 1934 , arkeologu serbe H. Vuliç , e vazhdoi zbulimin e tij me ç`rast i gjeti edhe 6 varre rjera në të njejtin vend, dhe e tëra që u gjat aty shkoi në Muzeumin Kombëtar të Serbisë.
Të shtojmë edhe një herë që banorët e parë regjionit të Ohrit ishin fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaratëve

“Mos i lejoni shqiptarët të shkollohen, mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën e tyre se pastaj na bëhën të rrezikshëm.”rRR
Ohri, qyteti i dritës K-2
Reliefi i artë nga një varrezë në Maqedoni, shek.3 para Krishtit.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Ohri, qyteti i dritës Empty Re: Ohri, qyteti i dritës

Wed 22 May 2013 - 2:02
“Mos i lejoni shqiptarët të shkollohen, mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën e tyre se pastaj na bëhën të rrezikshëm.”rRR
Kështu mendojnë gjith sllavët për shqiptarët.Fat qe ska mbet qe ata te na e percaktojne fatin e te qenurit shqiptar.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ohri, qyteti i dritës Empty Re: Ohri, qyteti i dritës

Thu 23 May 2013 - 20:07
Ohri, ishim ne !
Nga Fahri Xharra
(“Nëse ka burrë ose grua të krishterë që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do ia fal të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes. – “Shënjtori “grek Kozma Etoliani).
ColorTouch-1369315165131 Tokat tona të lashta janë dëshmitare të historisë sonë të lashtë .Historia e këtyre anëve nuk mund të shkruhet ndryshe veç se me ne dhe me ata që erdhën nga dreqi i mallkuar dhe na mbetën në pragun e shtëpisë dhe vazhdimisht mundohen të na zhbejnë e mbi këtë histori të shkruajnë “historinë” e tyre e cila nuk është asgjë tjetër vetëm se një plagjiaturë e asaj që ka ndodhur me shekuj e mileniume më pare. Kjo vlenë edhe për atë tokë të Ilirisë së lashtë të coptuar dhe të banuar nga ardhacakët Banorët e herëshëm të rreth Liqenit të Ohrit ishin Dasaratet dhe Enkelejt. Qyteti i ka gjurmët edhe të Mbretit Filipi II i Maqedonisë.E nëse flasim për t`ahtuquajturën Kështjella e Mbretit bullgar Samuilit ,dihet që ajo është mbindërtuar mbi një fortofikatë të shekullit të IV-të prK. Gjatë pushtimeve romake të shekujve 3 dhe 2 prK, përmenden Dasaretet dhe Dasaretia si dhe qyteti Lychnidos në brigjet e Liqenit të Ohrit. Uji i tij ishte aq i kaltërt dhe i pastër që në shënime gjendet si Lacus Lychnitis . Ishte përbrinj rrugës Egnatia që e bashkonte portin e Durrësit ( Dyrrachion) me Bizantin. Kërkimet arkeologjike ( Polyconch Basilica shek V)dëshmojnë pë përqafimin e herëshëm të krishtërimit bë këto anë.
Kush ishin të krishterët e pare ? Sllavët na e prishën ” qetësinë” rreth shek VII-të , kurse Bullgarët e pare e pushtuan qytetin rreth vitit 867. Gjatë sundimit bullgar ,Ohri ishte kryeqyteti i Perandorisë Bullgare, si dhe nga vitet 990 e deri në 1018 Ohri njihej edhe si “Patriarkati Bullgar” Pas pushtimi Bizantin , çdo gjç kaloi ndër Partiarkanëen Ekumenike të Konstantinipojës…. Familja princërore e Gropajve del që në vitin e largët 1218 (tetë shekuj përpara) në histori. Këtë e kemi nga një dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, që flet për të dhe një nga prekursorët e saj Sevasti Andrea Gropa.Ohri, qyteti i dritës Ohri-278x300
(Titull i një ofiqari bizantin që vjen menjëherë pas perandorit). Rreth gjashtë dekada më vonë del prapë një Pal Gropa në vitet 1272-1273 në tentativa me Anzhuinët, i cili flet jo vetëm në emër të vet, por në krye të një grupi bujarësh shqiptarë. Andrea Gropa tjetër më pas do të jetë dhëndër i Andrea Muzakës, i dinastisë tjetër princërore fqinje me ta, dhe së bashku do të mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do tu bashkojë zotërimeve të veta Kosturin, ndërsa princi Gropaj do tu bashkojë feudeve të veta qytetin e Ohrit. Kjo në mesin e shekullit XIV. Stefan Dushani do ta linte kokën e vet duke kaluar lumin Devoll, zotërim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje të fuqishme feudale të Shqipërisë lindore do të hynin në histori si armiq të betuar tradicionalë të serbëve, si antiserbë të deklaruar.( Dr.Laurant Bica)
Natyrisht prezenca e fisnikërisë nuk është një fenomen thjesht shqiptar në mesjetë, por mbareuropian e më gjerë botëror. Fisnikëria apo klasa drejtuese, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të mesjetës, përfshi dhe atë të një regjioni të caktuar, nuk binte më poshtë se ajo europiane, ose më mirë të themi nuk dallohej aspak nga ajo, ishte në të njëjtat parametra, bile duke marrë parasysh që ishte pjesë e aristokracisë së Perandorisë Bizantine, e cila arriti majat e një qytetërimi të shkëlqyer në kulmet e saj; në shumë drejtime ia kalonte asaj europiano-perëndimore. Kush ishin të krishterët e parë ? Shqipatarët.Në fillim si katolik e pastaj edhe si ortodoks. Ardhja e sllavëve i gjeti shqiptarët këtu ; me kulturë dhe histori të tyre. Shqiptarët iu mësuan atyre fenë dhe besimin në zot. Shqiptarët ishin ata që iu treguan sllavëve se si lutet zoti ,se si besohet në zot. Por sidoqoft , rrethanat historike ndryshuan edhe ne u ndryshuam me ato … Dhe tani ,neve na duhet të ”luftojmë” me penë për të bindur së pari mohuesit tanë e pastaj edhe ata të huaj se edhe ortodoksia së pari ishte e jona. ” Në një kohë kur Vuk Brankoviqi e pushtoi Shkupin ( 1377) , Ohrin e sundonte shqiptari Andrea Gropa “( A. Mihajliç , f.170) Andrea Gropa dhe familja Gropa , ishte një vazhdimësi shqiptare në Ohër dhe në tokat tona të FYROM-it të sotëm.
Ohri, qyteti i dritës Ohri-1-300x155
Por përveq sundimit shqiptarët ishin e dhe ndërtuesit dhe themeluesit e objekteve të kultit Ja se çka shkruan Bogumil Hrabak ,me ironinë dhe dëshirën e tij për përvetësim (Bogumil Hrabak ” Širenje arbanaških stočara po ravnicama ..): ” në pasuritë e Manastireve të Maedonisë Veriore- Arhiljevica ( Preshevë -Kumanovë) , Shën Gjergji ( afër Shkupit) , Manastiri i Tetovës , Kisha e Shën Gjonit (Shtip) ,shqiptarët ishin element kolonizues dhe si ardhacak mirreshin me bujqësi , kurse Arbanasi progon Zgura ishte themeluesi i Kishës në Ohër. Progon Zguri nga viti 1295 ne Ohër dhe rrethinë ka qenë një Heterijark për të cilin edhe sllavet shkruanin se ishte shqiptar ( arbanas) , dhe sipas ketyre dokumenteve mundemi lirisht te themi qe Kishat ne (ne kete rast) Oher dhe rrethine jane Shqiptare .. Disa fakte nga historianët Sllavë:( fotoja e mëposhtme arberiaonline.com) Kurse në Arkivin e Maqedonisë gjendet ky dokument që shkruan se Progon Zguri e ndërtoi Kishen në Ohër me 1295.Jeriçek shkruan se se Progon Zguri ,me 1295 si heteriark i madh që ishte e ndërtoi në Ohër… Të vazhdojmë me familjen Gropa: “Më 1389, në krah të Teodor Korona Muzakës, do të luftonte dhe një fisnik Gropaj në betejën e famshme të Kosovës, të kolacionit ballkanik kundër invadorëve osmanë. Kështu do t’i shohim krah për krah Muzakajt e Gropajt në histori të pandarë nga njëri-tjetri.

Zaharia Gropa do të ishte, si të thuash, në periudhën skënderbejane, mesin e shekullit XV, ministër i jashtëm i kryetrimit Skënderbe, do të shkonte me misione të caktuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzë, dhe do të dallohej jo vetëm si diplomat, por do të ishte një ndër dy gjeneralët më të shquar të tij në betejat për 25 vjet rrjesht me osmanllinjtë.” Dhe çka është më e rëndësishme ”Gropajt kanë qenë suzerenë të Patriarkanës së Ohrit, përsa kohë ekzistoi ajo deri në vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patriarkana e Madhe e Kostandinopojës. Patriarkana e Ohrit ka qenë nën mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe në shumicën e saj patrikët e saj kanë qenë të gjakut shqiptar.” * E falenderoj arberiaonline.com , për ndihmën e dhënë 1.Велики жупан у Лексикон српског средњег века, приредили С. Ћирковић и Р. Михаљчић, Knowledge, Београд 1999. 2.Marko Šuica, „Nemirno doba srpskog srednjeg veka“, Beograd, 2000. 3.Rade Mihaljčić (1975). Kraj Srpskog carstva. Srpska književna zadruga.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ohri, qyteti i dritës Empty Re: Ohri, qyteti i dritës

Thu 23 May 2013 - 20:13
mos ty haroj arvanitet qame ne greqi
Sponsored content

Ohri, qyteti i dritës Empty Re: Ohri, qyteti i dritës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi