Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Tronditet Parisi, vetëflijim në “Notre Dame”

prej Wed 22 May 2013 - 17:44
Tronditet Parisi, vetëflijim në “Notre Dame” Notre-dameNë “Notre Dame”, në katedralen simbol të kryeqytetit francez, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë që ka tronditur gjithë Parisin. 78-vjeçari Dominique Venner, i cili ishte i përfshirë në fushatën kundër vendimit të qeverisë franceze, për të ligjëruar martesat mes personave të të njëjtit seks, ka nxjerrë armën, me t’iu afruar altarit qendror, dhe ka qëlluar veten.
Sipas mediave franceze, historiani i njohur i ekstremit të djathtë, fitues i shumë çmimeve, nuk bëri asnjë deklaratë përpara vetëvrasjes, por pranë trupit të tij të pajetë u gjet një letër, përmbajtja e së cilës nuk është bërë e ditur.
Venner ka qenë gjithashu ish-anëtar i organizatës Ushtria e Fshehtë, e cila iu kundërvu pavarësisë algjeriane, në fillim të viteve ’60, dhe u përpoq të vriste Charles De Gaulle-n. “Veprime të reja afishuese e simbolike nevojiten për të zgjuar sonambulet nga gjumi e për të shkundur ndërgjegjen e fjetur. Po hyjnë në një periudhë, kur fjalët duhen pasuar nga veprime”,, ka shruar ai në komentin e tij të fundit në blogun e tij kritik ndaj martesave gay
Me firmën e tij, presidenti Francois Hollande e ktheu, të shtunën, nismën në ligj ndërsa
Notre Dame, edhe pse është një prej vendeve më të vizituara të Francës dhe tërheq çdo vit mbi 13 milionë turistë, masat e sigurisë atje janë relativisht të ulta./alb-observer.com/


Tronditet Parisi, vetëflijim në “Notre Dame” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi