Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës

prej Fri 24 May 2013 - 13:30
Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës A14-253x300Është identifikuar ushtari londinez që u ekzekutua një ditë më parë në Londër me hanxharë.
Viktima në fjalë është një 25-vjeçarë, i martuar me një fëmijë 2-vjeçarë dhe quhet Drummer Lee Rigby.
Ushtari u ekzekutua nga dy ekstremistë islamikë, të cilët u arrestuan menjeherë nga policia londineze./alb-observer.com/
Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës A25-216x300Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës A34-172x300


Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës

prej Sun 26 May 2013 - 13:43
Tri heroina në horrorin e Londrës
Gratë që u përballën me vrasësit e ushtarit britanik: besimtare, të dhembshura dhe plot zemër. Historia e vrasësit të krishterë, që u kthye në xhihadist
Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës Wool5
Vrasja e ushtarit britanik dy ditë më parë në Londër shokoi gjithkënd. Dy nigerianë të besimit mysliman, të cilët ishin armatosur me hanxharë, therën një ushtar britanik në jug të Londrës në prani të shumë dëshmitarëve. Ngjarja që ka tronditur gjithë globin ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale dhe 15:00 me orën tonë, në jug të Londrës. Dy persona të armatosur me hanxharë therën për vdekje një ushtar britanik në mes të rrugës. Michael Adebolajo dhe bashkëpunëtori i tij, pasi therën me hanxhar ushtarin britanik u sollën në vendin përreth duke i kërkuar dëshmitarëve që të filmonin të gjithë skenën. Gjërat mund të kishin shkuar më keq po të mos ishin shfaqur tri gratë, të cilat cilësohen si ‘tri engjëjt” nga mediat botërore. Pamjet filmike tregojnë tri gra të cilat u përballën me vrasësit pas sulmit, pak para se policia t’i qëllonte dhe neutralizonte.

Tri engjëjt

Ajo çka tërhoqi vëmendjen e mediave është guximi i pashoq që treguan tri gra ditën e ngjarjes. Ato u konfrontuan me vetëmohim me vrasësit dhe kanë qenë të parat që u përpoqën t’i jepnin ndihmë viktimës duke u lutur për të dhe duke parandaluar një tjetër skenë brutale. Heroina e parë, e cila përshkruhet nga mediat britanike si një besimtare e devotshme, u përball me vrasësit dhe arriti t’i ulej pranë viktimës duke u përpjekur që t’i ofronte ndihmë. Heroina e dytë, e cila u përball me vrasësit në rrugë, u përpoq që ta bindte njërin prej tyre që t’i jepte fund terrorit dhe duket se arriti ta hutonte mjaft mirë. Ndërkohë, gruaja e tretë, liderja e një të zbuluesish të rinj, u përball denjësisht me vrasin tjetër, i cili i bërtiste asaj duke i thënë: “Ne duam të nisim një luftë sot në Londër”. Heroina e tretë, e ëma e dy fëmijëve, Ingrid Loyau-Kenner, iu përgjigj vrasësit me vendosmëri: “Për momentin ti je i vetëm kundër të gjithëve. Je i destinuar për të humbur”. Duke përshkruar ngjarjen, një dëshmitar tha se kishte parë gruan e parë, e cila iu lut njërit nga vrasësit duke i kërkuar që t’i qëndronte pranë ushtarit, vetëm pak minuta pas ngjarjes. “Ajo ishte një grua mjaft besimtare. Edhe pse ajo e pa të gjithë skenën horror, arriti të përballej me vrasësin, madje e bindi që ta lejonte t’i qëndronte pranë ushtarit. Ajo u përball pa asnjë frikë me ta dhe më pas vuri dorën në gjoks duke u lutur për ushtarin. Pamjet filmike tregojnë një grua që qëndron pranë trupit të ushtarit, ndërsa një pamje tjetër filmike tregon se si ajo lutet për të. Gruaja e dytë qëndron pranë saj dhe nga pamjet, duket qartë se ka qenë duke komunikuar me vrasësit, të cilët mbanin në duar hanxharët e skuqur nga gjaku. Ndërkohë, Loyau-Kennett, 48-vjeçe, zbriti nga autobusi kur pa trupin e ushtarit të shtrirë në rrugë. Ajo rendi pas tij dhe i kontrolloi pulsin dhe më pas u përpoq të fliste me njeriun që e theri. Ajo u përball me të dy vrasësit e armatosur, të cilët më pas u qëlluan nga policia britanike dhe aktualisht ndodhen të shtruar në dy spitale të ndryshëm, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Një ekstremist me prejardhje të krishterë

Dy personat të cilët therën barbarisht ushtarin në Woolwich, në Londrën jugore, nuk janë persona të panjohur për shërbimet sekrete. Ditën e djeshme policia bëri kontroll në shtëpinë e njërit prej vrasësve në qytezën e Licolnshire. Ditën e djeshme, u zbulua se një nga vrasësit, njihej në forumet e internetit dhe Twitter, si Michael Adebolajo. Ai është pikërisht personi që u shfaq në videot filmike pak pas ngjarjes brutale. Michael Adebolajo, 28 vjeç, lindi në Lambeth të Londrës jugore në vitin 1985 nga një familje e krishterë me prejardhje nga Nigeria. Në moshën 15-vjeçare, ai nisi të merrte mësime për fenë islame dhe nisi të fliste për Xhihad. Ai iu bashkua disa grupeve ekstremiste, duke përfshirë edhe Al Muhajiroun, i cili është shpallur i paligjshëm në Britani që në vitin 2003. Ai u konvertua në fenë islame dhe e quante veten Mujaheed, ndërkohë që studionte në shkollën Marshalls Park. Nga frika se mos ai ishte bërë radikal, prindërit e zhvendosën Michael Adebolajon në një qytezë të Lincolnshire-t. Ai më pas kreu studimet në Universitetin e Greenwich, dhe jetonte në Eltham ndërkohë që ishte student. Një mik i ngushtë i tij tha për “Evening Standard” se Michael kishte qenë i krishterë. “Ai nisi të merrte mësime mbi fenë islame në moshën 15 vjeçare. Kjo ishte edhe arsyeja që prindërit e tij vendosën që ta largonin nga Londra për në një qytezë diku në veri. Ajo që bëri ai ishte e tmerrshme. Nuk mund ta besoj”, tha ai. Ndërkohë, shërbimet sekrete kishin kohë që e gjurmonin Michael Adebolajo-n, edhe pse dështuan që të parandalonin masakrën e tij.

“Do të ketë edhe sulme të tjera”

Anjem Choudary, ish-udhëheqësi i grupit të jashtëligjshëm Al Muhajiroun, të cilin Adebolajo e frekuentonte shpesh, tha se ai e njihte autorin e vrasjes së ushtarit britanik. “Ne kemi qenë në të njëjtën shkollë fillore në jug të Londrës dhe jemi rritur në të njëjtën lagje. Ajo ka qenë një zonë mjaft e qetë dhe paqësore me shumë myslimanë të ardhur nga Somalia dhe Pakistani. Unë nuk e njihja shumë mirë Michael-in, kështu nuk mund ta di prejardhjen e saktë të tij. Ai u konvertua në mysliman në vitin 2003, përpara se unë të njihesha me të dhe e dija mjaft mirë se ai do të bëhej “Mujaheed”, çka do të thotë ushtar i Xhihadit. Ai i frekuentonte gjithmonë leksionet mbi fenë islame. Hera e fundit që e kam parë ka qenë në vitin 2011. Ai dukej mjaft i sjellshëm me një karakter të fortë dhe nuk kishte asgjë të pazakonte te ai. Ajo që ai bëri ishte e pazakonte. Kjo nuk është aspak forma që ne propagandojmë. Ne nuk duam dhunë por realiteti është se ka shumë myslimanë që e shprehin veten përmes dhunës dhe gjakderdhjes”, tha Choudary. Më tej ai tha se ka shumë mundësi që sulmi të ketë qenë i motivuar nga politikat ndaj emigrantëve që ka mbajtur qeveria britanike, duke thënë më tej se ky incident nuk do të jetë një rast i izoluar. “Ne jemi një komunitet mjaft i politizuar. Shumë njerëz janë të indinjuar nga politikat që ka ndërmarrë shteti për emigrantët. Ka mjaft shanse që sulme të tjera të ngjashme të ndodhin sërish. Nëse do që të dënosh dikë për sulme si këto atëherë dëno qeverinë britanike. Ajo ka ngjallur zemëratë me politikat e saj aspak të drejta”, përfundoi ai.

“Jo më të sigurt”

Adebolajo u shfaq në një video pak minuta pas vrasjes. Njeriu me duar të gjakosura tha i dërgoi një mesazh gjithë botës:“ju nuk do të jeni asnjëherë të sigurt. Ne betohemi për allahun e qenësishëm se nuk do të ndalemi kurrë së luftuar deri sa ju të na lini në paqe. Ne duhet t’ju luftojmë juve ashtu siç na luftoni ju neve. Sy më sy dhe dhemb për dhemb. I kërkoj ndjesë gruas, të cilës iu desh të ishte dëshmitare e kësaj dite. Por edhe në vendin tonë, gratë shohin çdo ditë të njëjtën gjë. Ju njerëz nuk do të jeni kurrë më të sigurt. Ju mendoni se David Cameron do të dalë të luftojë në rrugë kur ne të nisim fushatën tonë? Ju mendoni s e politikanët anë gati të japin jetën? Jo asnjëherë. Do të jenë djemtë tuaj, ju dhe fëmijët tuaj ata që do të dalin në luftë. Kështu, le ti heqim qafe këta politikanë. Detyrojini ata t’i kthejnë trupat ushtarake në vend dhe të jetojmë të gjithë në paqe”, përfundoi ai.


Ja cili është ushtari i ekzekutuar me hanxharë në mes të Londrës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi