Share
Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Të mbulohem apo të mos mbulohem?

prej Sat 25 May 2013 - 18:05
Message reputation : 0% (1 vote)
First topic message reminder :

Të mbulohem, apo të mos mbulohem? Kjo është një pyetje që shumë të reja muslimane ia parashtrojnë vetes së tyre. Ndoshta ti je prej atyre që nuk të pëlqen ideja që te vishesh me mbulesë islame (Hixhab) dhe ndoshta e ke mendimin që ta veshish hixhabin kur të plakesh, në atë kohë kur burrat s’do dëshirojnë që të shikojnë në trupin tënd që veçmë është plakur. Sidoqoftë… një ditë ti do të mbulohesh prej në fund të këmbëve dhe deri në maje të kokës dhe do të lëshohesh në varr… pra motër mos e bën që kjo të jetë dita e parë dhe e fundit në këtë botë kur ti do të jesh e mbuluar.

Mbulesa islame është urdhër i Allahut në Kur’an për femrat muslimane, ndërsa femrat jomuslimane nuk janë të obliguara që ta mbajnë hixhabin. Shumë motra muslimane nuk e kanë kuptuar qëllimin dhe rëndësinë e hixhabit, disa motra muslimane të cilat mendojnë se e kanë kuptuar qëllimin e mbulesës i sheh ata se janë të mbuluara pjesërisht. Mbulesa e tyre më tepër zbulon sesa që mbulon, mbulesa e tyre është e ngushtë dhe i zbulon pjesët tërheqëse të trupit të femrës dhe ndoshta është me ngjyra tërheqëse, gjë që e tërheq syrin tradhëtarë të meshkujve. Qëllimi i hixhabit është bindje ndaj urdhërit të Allahut dhe është devotshëmri dhe adhurim, poashtu qëllimi është që hixhabi t’i pengojë sytë e urritur të meshkujve nga të kënaqurit me shikimin e femrave. Pa mos u ndalur shumë në këtë temë e cila poashtu ka nevojë që të shtjellohet dhe t’u qartësohet femrave gjysëm të mbuluara se hixhabi i tyre nuk është hixhab sheriatik, ne do të vazhdojmë të flasim në vijim rreth një kategorie të femrave muslimane të cilat nuk e mbajnë hixhabin aspak, ose e veshin atë vetëm kur falen.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Nuk i takon besimtarit dhe besimtares që të kenë zgjidhje tjetër, kur në atë çështje kanë vendosur Allahu dhe Pejgamberi. Kush bën mëkat ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij vetëmse ka shkuar në humbje të vërtetë”. (el Ahzabë 36)

Dhe është betuar Allahu dhe ka thënë: “Për Zotin tënd (O Muhamed) ata nuk kanë besuar përderisa nuk të marrin ty si gjykues në konfliktet mes tyre dhe të cilët më pastaj nuk gjejnë ngushtësi në vetet e tyre (prej asaj që ke gjykuar) dhe nuk dorëzohen me dorëzim të plotë (ndaj gjykimit)”. (en Nisaa 65)

Për shumicën e femrave muslimane këta që i përmendëm ndoshta nuk janë argument i majftueshëm për t’u mbuluar, atëherë ne vetëm të parashtrojmë disa pyetje.

Supozojmë se ti hyn në një shitore që të blesh një ëmbëlsirë dhe ti në shitore gjen vetëm dy ëmbëlsira. Njëra prej ëmbëlsirave është e mbështjellur plotësisht, ndërsa ëmbëlsira tjetër nuk është e mbështjellur dhe shumë insekte fluturojnë përreth asaj. Cilën prej këtyre dy ëmbëlsirave ti do ta kishe zgjedhur? Ëmbëlsirën e mbuluar dhe të mbështjellur apo ëmbëlsirën e pambështjellur…?

Sigurisht do ta zgjedhish ëmbëlsirën e mbështjellur dhe të mbuluar. Apo jo?

Pyetja tjetër është: Kë do ta fajësosh për faktin se ëmbëlsira është e pambështjellur dhe e shpaluar? Pronarin e shitores apo mizat që fluturojnë përreth? Padyshim do ta fajësosh pronarin e shitores, pasiqë ai nuk e ka mbuluar ëmbëlsirën me qëllim që ta ruaj nga sulmet e mizave dhe insekteve dhe nëse nuk mbulohen sigurisht do të sulmohen nga insektet! Në të nëjtën mënyrë motër, femra e pambuluar është tërheqëse dhe sprovë për sytë dhe duart e meshkujve. Pra meshkujt janë fajtorë që i shikojnë femrat e pambuluara, por faji nuk qëndron shumë tek ata, faji më i madh është tek femrat që me veshjet e tyre i provokojnë meshkujt që nuk e dijnë se kur është mjaft.

Vetëm mendo logjikisht se si një ëmbëlsirë që kushton vetëm 5 denarë që blehet në shitore është e mbuluar, pse atëherë ti motër nuk mbulohesh, kur vlera e yte si muslimane e ndershme është aq e madhe saqë nuk mund të blehet me para.

Motër e nderuar mos u bën sikurse hëna që të gjithë lirisht e shohin, por bëhu sikurse dielli i cili i bën që t’i përkulin shikimet ata që përpiqen të shikojnë.

Ruani bukurinë tuaj ekskluzivisht vetëm për burrat tuaj dhe mos ua mundësoni njerëzve në rrugë që të kënaqen me shikimin në trupat tuaj.

Veshja e mbulesës islame nuk don të thotë se ti je e pashkolluar, por kjo aludon në atë se ti i ke lexuar argumentet Kur’anore dhe je bindur se duhet të dorzohesh përpara urdhërit të Krijuesit.

Mos e vesh mbulesën nëse nuk je e bindur në Allahun dhe mos e vesh mbulesën vetëm për syefaqësi, ajo vepër që është për Allahun do të mbetet, ndërsa ajo vepër çka nuk është për Allahun do të asgjësohet.

Bën durim në rrugën tënde për t’u kthyer tek Allahu dhe gëzohu me këtë përgëzim me të cilin Allahu i ka përgëzuar besimtarët dhe besimtaret për në botën tjetër.

“Dhe kush i frigohet qëndrimit përpara Zotit të tij dhe i cili e ka ndaluar veten e tij prej epshit. Për atë Xheneti është vend i tij”. (en Naziat 40-41)


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Të mbulohem apo të mos mbulohem? - Faqe 2 J5zhxd

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Të mbulohem apo të mos mbulohem?

prej Thu 2 Mar 2017 - 11:53


Të mbulohem apo të mos mbulohem? - Faqe 2 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi