Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Zbulohet jetë në hapësirë

prej Thu 16 Dec 2010 - 14:36
Shkencëtarët kanë zbuluar jetë, në mbetjet e një meteoriti të vogël të përplasur në Sudanin e veriut, dhjetëra mijëra vite më parë. Zbulimi befasues u publikua në mëngjesin e sotëm në rrjetin e revistës shkencore “Space”.Në krater u lokalizuan 19 aminoacide, të cilat nuk mund të kishin përfunduar atje në kushtet e jetës në Tokë. Lajmi hedh poshtë teorinë se jeta nuk ekziston dhe as nuk mund të mbijetojë në boshllëkun e hapësirës. Gjetja e këtyre aminoacideve, do të thotë se ka më shumë se një mënyrë për të formuar aminoacide në hapësirë”, deklaroi Daniel Glavin, një shkencëtar i NASA-s. “Në hyrjen në hapësirën e Tokës, temperaturat kanë qenë më të larta se 1 000 gradë, prandaj është shumë e çuditshme se si nuk janë shkatërruar”.Ristudimi i shumë kratereve të meteorëve në planetin tonë mund të nisë së shpejti, pasi më parë asnjëherë nuk ishin bërë kërkime mbi mundësinë e ekzistencës së elementëve të tillë. Deri më sot besohej se asnjë mikroorganizëm apo përbërje organike nuk mund t’i rezistonte impaktit me sipërfaqen e Tokës dhe temperaturave tepër të larta në hyrjen në atmosferë.
Aminoacidet janë molekula bazë në ndërtimin e proteinave dhe të domosdoshme për ekzistencën e jetës. Ato gjendet kudo, duke nisur që nga flokët, e deri tek struktura mikroskopike si enzimat.



Zbulohet jetë në hapësirë  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi