Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

VV në SHBA, për rëndësinë e bashkimit me Shqipërinë Empty VV në SHBA, për rëndësinë e bashkimit me Shqipërinë

Sun 26 May 2013 - 18:20
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me programin e saj për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës.
Delegacioni në përbërje të kryetarit Albin Kurti, nënkryetarit të parë Shpend Ahmeti, kryetarit të Grupit Parlamentar Visar Ymeri, si dhe deputetit Florin Krasniqi, kanë folur për domosdoshmërinë e përfshirjes së mërgatës shqiptare në SHBA në zhvillimet politike e shoqërore të Kosovës.

Këtij delegacioni i është bashkëngjitur edhe ambasadori, William Walker.

Në New York, përfaqësues të kësaj lëvizje kanë folur edhe për rëndësinë e Republikës sovrane të Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Në këtë prezantim ku folën Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe William Walker, interesimi i pjesëmarrësve ishte i përqendruar në dy gjëra kryesore: si ta përfundojë Kosova procesin e pavarësimit dhe sovranitetit përmes forcimit të shtetit dhe zhvillimit të ekonomisë përmes prodhimit; dhe si të forcohet shteti i së drejtës përmes luftimit të korrupsionit, transmeton KP.

Përfaqësuesit e VV-së dhe mërgimtarët kanë thënë se është i domosdoshëm organizimi kolektiv i shqiptarëve për arritjen e sukseseve. Shembull ishte zgjedhja e politikanit të parë shqiptarë në Asamblenë e shtetit të New Yorkut, Mark Gjonaj, i cili ishte i pranishëm në një nga takimet që u organizuan në këtë shtet. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi