Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik

prej Tue 28 May 2013 - 15:03
Ne galerine Fab hapet ekspozita Identitete Kolonjare me foto nga Dhimiter Vangjeli Prodani dhe misioni italian. Te veshur me kostume popullore, mbi shtate burra qendrojne te ulur ne shkallet e gurta te nje shtepie. Veshtrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndersa fotoja duhet te jete bere rreth viteve 1910-1915. Pak me tej nje grua e veshur me fustan te gjate te zi mban ne dore nje tufe me lule, teksa pozon bri murit ne oborrin e shtepise, ku ka varur nje mbulese te qendisur me dore.Imazhe femijesh, burrash ne momente pune apo gezimi, foto familjare ne stilin e njohur te Marubit, apo foto nga rituale vdekjesh? jane pjese e nje kolazhi fotografik realizuar nga fotografi Dhimiter Vangjeli Prodani, te cilat na rikthejne ne Kolonjen e viteve 1910-1917. Dje pasdite ne galerine FAB u hap ekspozita Identitete kolonjare e fotografit te njohur, Dhimiter Vangjeli Prodani, dhe misionit italian. (FOTO: Eftali Tota )
Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-50-458

Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-49-337
Ekspozita eshte kuruar nga fotografi Roland Tasho dhe eshte mbeshtetur nga nje grup kolonjaresh si Enkelejd Joti, deputeti i zones, Alfred Dalipi, Edi Poda dhe Ylli Rakipi. Fotot jane marre nga arkivi i Bashkise se qytetit te Ersekes, te cilat i ishin sekuestruar Vangjelit me hyrjen e regjimit komunist ne vend. Ne arkiv, fotot kane qene te ruajtura si sekret. Teksa veshtron keto fotografi, joshesh nga stili dhe menyra e jeteses e qytetit e me shume se gjysmeshekulli me pare. Fotot tregojne nje kulture ne nivelin e jeteses dhe nje admirim per shkollen dhe nje lidhje me te ngushte mes njerezve dhe qytetit.
Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-48-396
Interesante eshte te shohesh nje foto te realizuar ne godinen e cila ka sherbyer si shkolle dhe konvikt per nxenesit, ku kane pozuar para aparatit fotografik nxenes te shkolles dhe mesues, nje godine e ndertuar ne vitin 1927, nga nje prone e dhuruar nga familjet e Prodaneve dhe Malukes. Ne keto foto shihet nje profesionalizem, cka tregon nje nivel te larte te fotografit, thote Tasho. Vangjeli me aparatin e tij ka prekur realitete ekstreme te Kolonjes.
Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-47-175
Njerez te ndryshem, te varfer, te pasur, fshatare, qytetare ne studio, jashte ne natyre, komite, luftetare, patriote ne mbrojtje te territoreve shqiptare. Njesoj me trashegimine fotografike qe kane qytete si Shkodra dhe Korca, eshte dhe qyteti i vogel i Kolonjes. Dhimiter Vangjeli eshte nje bashkekohes i fotografeve te njohur shqiptare e po aq i rendesishem ne historine e fotografise shqiptare.
Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-46-164
Kolonja si nje vend me iluministe e shume tradita patriotike e me njerez te shquar, patjeter qe do te kishte dhe fotografine ne plan te pare. Kete gje e tregojne fotot e rralla qe shohim sot nga Vangjeli, thote Tasho. Ne fotot e Vangjelit sipas tij, njihemi per here te pare me ate cfare eshte quajtur fotografia e ritit te vdekjes. Ne disa foto te kesaj ekspozite, shohim rite te tilla. Keto foto nuk jane thjesht nje shkrepje fotografike, por foto te menduara mire, ku ndihet dora e fotografit.
Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-45-263
I lindur ne vitin 1872, emri i Dhimiter Vangjelit ka qene pothuajse i panjohur ne fotografine shqiptare dhe pse gjithe jeten e tij ia kushtoi ketij arti. I terhequr kryesisht nga qyteti i tij i lindjes, Kolonja, Vangjeli ka lene pas nje mori fotosh te jashtezakonshme me vlera historike. (FOTO: Mihal Petro Prodani me gruan e tij Marianthi Dionis (Jani) Prodani )
Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-43-262
Pas mbarimit te luftes, pjesa me e madhe e fotografive e realizuar prej tij u bene pjese e arkivit te Bashkise se qytetit. Nikolla Perdhiku, i cili ka qene i martuar me mbesen e Vangjelit, tregon mbi presionin qe autoritetet e kohes i bene per ti marre punet fotografike. Per vite me radhe, familjaret e dinin se fotot e realizuara nga i afermi i tyre mbartnin vlera te rralla per kohen.
Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik May-15-6-42-311
Prezantimi i kesaj ekspozite, ne ambientet e galerise Fab ku mblodhi shume kolonjare, eshte vetem nje hap drejt njohjes me punet e realizuara nga Dhimiter Vangjeli, ky artist i permasave te larta, puna e te cilit ka qendruar ne vite ne hije. Kjo ekspozite tregon se Shqiperia ka nje trashegimi fotografike te pashembullt ne Ballkan, e cila ka mbetur deri me sot e panjohur jo vetem pertej kufirit, por edhe brenda vendit. Keto foto te realizuara nga Vangjeli jane deshmi e nje kulture, dhe pohim i nje identiteti te thelle kombetar. ?shqiperia.com


Kolonja e viteve 1900-1945 ne nje udhetim fotografik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi