Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Shtriks rikonfirmon pjesëmarrjen e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike

prej Wed 29 May 2013 - 10:25
rejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shej Shtriks, nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka rikonfirmuar se Sigal Prishtina nga edicioni i ardhshëm, 2013/14 do të bëjë gara në këtë ligë.

Në shkresë fillimisht Shtriks ka falënderuar menaxhmentin e Sigal Prishtinës për mikpritjen e ngrohtë të dy anëtarëve të Ligës Ballkanike, Toshev e Genov, në ndeshjen e dytë finale të BKT Superligës, duke e cilësuar vizitë e tyre si shumë domethënëse për lojën e zhvilluar, për organizimin e klubit dhe për mundësitë e akomodimit.

Shtriks më pas ka bërë të ditura obligimet që duhet t’i përmbushë klubi bardhekaltër para se t’i nisë garat në këtë ligë. Sipas tij, Sigal Prishtina duhet të pranojë dhe të respektojë rregullat zyrtare të ligës, së bashku me vendimet e FIBA-s për mos përdorim të himnit, flamurit dhe simboleve tjera shtetërore, ashtu siç janë dakorduar më parë.
Po ashtu në palestrën ku Sigal Prishtina do t’i zhvillojë ndeshjet, duhet të vendosen dy kosha të ri të palëvizshëm, pasi sipas rregulloreve të FIBA-s koshat që janë me bazë në tavan (siç është rasti në Palestrën e Vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sportit), nuk janë të lejuar. Shtriks ka kërkuar që Sigal Prishtina të bëjë edhe rinovimin e dhomës për gjyqtarët, si dhe ka paraqitur termat financiar të cilët duhet t’i përmbushë klubi bardhekaltër.

Në përputhje me rregulloren e garave të Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina deri më 22 korrik do të duhet të paguajë depozitin prej 12 mijë euro, si dhe tarifën e regjistrimit në vlerë prej 3 mijë eurosh. Ndërkaq, tarifën e pakthyeshme prej 20 mijë eurosh për pjesëmarrje në këtë ligë do të duhet ta paguajë në dy këste. Këstin e parë deri më 14 qershor, kurse këstin e dytë deri më 23 gusht.

“Ne në Ligën Ballkanike kemi marrë një vendim tejet të rëndësishëm dhe historik dhe do të përkrahim klubin e parë profesionist nga Kosova, i cili do të luajë në garat zyrtare ndërkombëtare të pranuara nga FIBA dhe FIBA Evropë. Neve na duhet një bashkëpunim i mirëfilltë nga ju dhe klubi juaj dhe respektim të plotë të vendimit tonë, në mënyrë që t’i hapim dyert për bashkëpunimin dhe zhvillimin e basketbollit në Kosovë dhe në Ligën Ballkanike. Ne po ashtu do ta shqyrtojmë mundësinë që ndeshjen e parë të hapjes së edicionit 2013/14 ta bëjmë në Prishtinë, por vendimin përfundimtar do t’iu njoftoj më 1 shtator”, ka shkruar Shtriks në shkresën e dërguar FBK-së. Ai ka kërkuar që FBK-ja t’i përgjigjet deri më 31 maj, në mënyrë që ai të procedojë tutje regjistrimin e Sigal Prishtinës në këtë ligë.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi