Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Senatori John McCain futet fshehurazi në Siri, takohet me rebelët Empty Senatori John McCain futet fshehurazi në Siri, takohet me rebelët

Wed 29 May 2013 - 13:45
Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme.

I pari politikan amerikan i rangut të lartë futet krejt papritur brenda territorit sirian.

Bëhet fjalë për senatorin John McCain.

Ish- kandidati për president në vitin 2008, u takua me gjeneralin Salim Idris dhe të tjerë rebelë të Ushtrisë për Sirinë e Lirë.

CNN bën me dije se ai ka hyrë në Siri përmes Turqisë dhe ka kaluar disa orë me rebelët.

Vajza e tij, Meghan, pak më vonë shkruante në Twitter për misionin e rrezikshëm të babait të saj.

Republikani McCain ka një karrierë ushtarake dhe ka kritikuar vazhdimisht qeverinë amerikane duke kërkuar armatosjen e rebelëve.

Gjenerali Idris tha për një media amerikane pas takimit se ky ishte një sinjal i rëndësishëm.

“Ne kemi nevojë për ndihmën e amerikanëve për të kthyer situatën pasi jemi në një moment shumë kritik”.

Ndërkohë disa gazetarë francezë të “Le Monde” kanë arritur që të nxjerrin prova nga Siria për të faktuar përdorimin e lëndëve kimike nga qeveria. Provat janë dërguar në Paris, ku do të ekzaminohen./ep
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi