- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Lëvizja për Bashkim: Ali Ahmeti ta braktisë Qeverinë e Maqedonisë
Wed 29 May 2013 - 13:48
Lëvizja për Bashkim në Kosovë ka kërkuar që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të braktisë qeverinë e Shkupit, pas injorimit të Kosovës në Samitin e Ohrit. “Pas refuzimit të Maqedonisë për t'i dërguar Kosovës ftesë për pjesëmarrje në Samitin e SEECP-së, i cili mbahet në Ohër më 1 e 2 Qershor,
zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë vendosën ta bojkotojnë atë. Ky qëndrim i drejtë i Republikës së Shqipërisë në raport me sjelljen e padrejtë të Maqedonisë ka hapur dilemën e raporteve të përgjithshme të kësaj republike me shqiptarët në Ballkan. Prandaj, në këtë situatë edhe faktori politik shqiptarë në Maqedoni duhet të jetë unik dhe ta dënojë sjelljen e Republikës së Maqedonisë, Serbisë e Bosnjës. Lëvizja për Bashkim kërkon nga BDI-ja që ta rishqyrtojë urgjentisht qëndrimin e mëtutjeshëm në koalicion qeveritar. Ajo, për këtë veprim, përveç argumentit kombëtar, në anën e vet i ka edhe argumentet politike e ligjore, kur dihet që Maqedoni e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet”, thekson Lëvizja për Bashkim (LB).
Sipas kësaj lëvizje, në të kundërtën, edhe Ali Almeti e BDI-ja, si forcë qeveritare, me apo pa vetëdije po pranojnë të rreshtohen në anën Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë në përpjekjet e tyre për izolimin e Republikës së Kosovës.
“Unifikimi i plotë i tërë faktorit shqiptar në Ballkan në lidhje me këtë çështje do të kishte rëndësi të madhe për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe për raportet e përgjithshme të vendeve të këtij rajoni”, nënvizon LB.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|