Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Mosnjohja e Kosovës nga Izraeli është taktikë

prej Thu 30 May 2013 - 18:07
Ndihma që shqiptarët i dhanë popullit izraelit gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Dardan Islamit, ka ndikuar që izraelitët ta ndihmojnë Kosovën gjatë luftës së fundit me Serbinë.
Si njohës i marrëdhënieve shqiptaro-hebraike, Islami ka bindjen se administrata e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, e cila asokohe përbëhej nga Wesley Clark, Madeline Albright, Richard Holbrook, Robin Cook e hebrenj të tjerë kanë ndier një lloj borxhi për t’i ndihmuar shqiptarët.

Islami, i cili ka bërë edhe një dokumentar për viktimat e Holokaustit, mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, e shpjegon si një çështje taktike.

Kjo ngase, siç ka thënë ai, njohja nga Izraeli do t’i ndalte shumë njohje nga vendet arabe.

Në një intervistë për “Tribunën”, ai e ka cilësuar si hap të qëlluar nga institucionet qendrore të shtetit që kanë vendosur ta ngrisin monumentin e Holokaustit në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ai ka, aktualisht në Kosovë jeton vetëm një familje hebraike. Islami ka thënë se Kosovën dhe Izraelin e lidh fati i njëjtë.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi