Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Ministria ia merr arinjtë Shaip Mujës

prej Thu 30 May 2013 - 20:56
Aksioni për shpëtimin e arinjve të murrmë nga minikopshtet dhe restorantet do të vazhdojë edhe nesër. Ekipi nga MMPH dhe fondacioni “Katër Putrat” gjatë ditës së nesërme do ta bëjnë transportin e tre arinjve të murrmë nga rajoni i Pejës.

Fillimisht, siç njofton MMPH, do të merren arinjtë nga restoranti “Gryka” që gjendet afër grykës së Rugovës, ku momentalisht janë të internuar dy arinj. Aksioni do të fillojë në orën 11:00.

“Më pas, do të merret edhe ariu që gjendet në restorantin “Antika” në Pejë. Të tre arinjtë pritet të mbërrijnë në shtëpinë e tyre të re, në strehimoren afër liqenit të Badovcit, rreth orës 16:00”, njofton Ministria e Ambientit.

Ndërkaq, të shtunën, më 1 qershor, në orën 6:00 të mëngjesit, do të merren edhe të pesë arinjtë që gjenden në minikopshtin e restorantit “Te Ariu” në Veternik.

“Me këtë përfundon edhe i gjithë misioni i shpëtimit të kësaj specie strikt të mbrojtur të natyrës së Kosovës. Me arinjtë që do të transportohen gjatë dy ditëve të ardhshme, numri i arinjve në strehimore do të arrijë në 13, që është edhe numri final i arinjve të identifikuar që ishin në internim”, njofton kjo Ministri.

Ndërkaq, përmes një reagimi tjetër dërguar mediave, MMPH ka demantuar lajmin e publikuar në disa media elektronike kinse arinjtë e Naim Mujës, vëllait të deputetit Shaip Muja, nuk do të merren për t’u sistemuar në strehimoren përkatëse për arinjtë e murrmë pranë liqenit të Badovcit, shkruan Zëri.

MMPH, përmes këtij reagimi, njofton opinionin e gjerë se pas bisedave me pronarin e pesë arinjve, Naim Muja është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me ministrinë./Indeksonline.

“Edhe unë jam i barabartë, sikur të gjithë, përballë ligjit”, kishte deklaruar Muja gjatë bisedave me zyrtarët e MMPH-së.
MMPH me këtë rast i është falënderuar Naim Mujës për këtë bashkëpunim, ndërkohë që dita e shtunë (1 qershor) kur dhe do të transferohen arinjtë nga Veterniku, do të jetë rasti i dytë i transferimit të arinjve pa prezencë të Policisë së Kosovës.

“Ministri Dardan Gashi është i vendosur t’i shkojë deri në fund këtij rasti dhe ndëshkimin meritor të vrasësve siç e parasheh ligji si dhe cilitdo rast eventual në të ardhmen”, thuhet në reagimin e MMPH-së.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi