Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E tmerrshme! Indi, e djegin të gjallë vajzën 11 vjeçare për vjedhie frutash Empty E tmerrshme! Indi, e djegin të gjallë vajzën 11 vjeçare për vjedhie frutash

Sat 1 Jun 2013 - 19:34
Duke përfituar nga fakti që vajza ishte vetëm në shtëpi, e kanë bllokuar, e kanë lagur me benzinë dhe i kanë vënë zjarrin
E tmerrshme! Indi, e djegin të gjallë vajzën 11 vjeçare për vjedhie frutash 15C03591FE6A45087080A883BA82A917

Një vajzë 11-vjeçare në Indi është djegur e gjallë nga dy gra, nëna të dy shoqeve të saj, të cilat vendosën ta ndëshkonin pasi, sipas tyre, kishte spiunuar për një vjedhje në një bahçe frutash.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balinali, në shtetin lindor të Orisës, bën të ditur agjencia e lajmeve PTI.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se vajza është futur bashkë me dy shoqet e saj në pronën e një fshatari për të vjedhur fruta.

Për motive ende të paqarta, vogëlushja ka treguar më pas identitetet e dy moshatareve tek pronari i bahçes, që ka shkuar menjëherë tek prindërit e tyre për t’i informuar mbi ngjarjen.

Por, në vend që të qortonin vajzat, dy nënat e tyre kanë gjetur një enë me benzinë dhe kanë shkuar në shtëpinë e vogëlushes. Duke përfituar nga fakti që ajo ishte vetëm në shtëpi, e kanë bllokuar, e kanë lagur me benzinë dhe i kanë vënë zjarrin, transmeton TCH.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, gjyshi i së miturës ka dhënë menjëherë alarmin. Vajza është transportuar në spital, por ka vdekur si pasojë e djegieve të rënda në trupin e saj. /portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi