Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Protestat në Turqi, grekët manifestime solidariteti me turqit

prej Mon 3 Jun 2013 - 20:11
Një manifestim solidariteti me protestuesit turq, u mbajt dje në Selanik me moton "Na ndan një det, na bashkon dinjiteti”.

Në manifestim merrnin pjesë organizata politike dhe sociale, si dhe studentë nga Turqia. Ftesës së organizatorëve i janë përgjigjur më shumë se 500 njerëz, të cilët hidhnin slogane solidariteti me popullin turk dhe kundër dhunës shtetërore.

Tubimi është shoqëruar me deklaratën ku thuhej:
"Populli i Turqisë për ditë proteston dhe reziston në sheshe. Ajo që filloi si protestë kundër shkatërrimit të një parku në Stamboll, me qëllim ndërtimin e një qendër tregtare, u kthye në një revoltë të bujshme kundër shtypjes së regjimit. Shteti turk, gjithmonë besnik ndaj biznesit të madh, reagon me represion ekstrem. Tashmë ka tw vrarë, qindra të plagosur rëndë, ndërsa është duke u zhvilluar një fushatë masive për censurë, heshtje dhe keqinformim. Lufta e fqinjëve tanë është një luftë e drejtë e rezistencës dhe dinjitetit kundër mbytjes së pushtetit. Kjo është lufta jonë për çdo lëvizje që mbron jetën e tokës, lirinë e njeriut dhe cdo akt që ngrihet kundër fashizmit".

Ndërkaq një organizim i ngjashëm u zhvillua dhe sot pasdite në Athinë. Organizatat e majta greke, turke dhe kurde tubuan para ambasadës turke në kryeqytetin grek në shenjë solidariteti me protestuesit turq.

Ngjarjet në Turqi janë ndër lajmet kryesore në mediat greke, të cilat paraqesin qartësisht situatën që po zhvillohet atje.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Protestat në Turqi, grekët manifestime solidariteti me turqit

prej Mon 3 Jun 2013 - 21:37
Po ky lajm c'lidhje ka me kategorine e lajmeve nga trevat shqiptare?!

Behuni me te kujdeseshem si ju Legjenda edhe stafi i nderuar qe lejon gafa te tilla...!


Protestat në Turqi, grekët manifestime solidariteti me turqit 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi