Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Për shkak të Jahjagës, Nikoliq ndoshta s’shkon në Sllovaki Empty Për shkak të Jahjagës, Nikoliq ndoshta s’shkon në Sllovaki

Tue 4 Jun 2013 - 11:22
Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Beograd, në kuadër të të cilës presidenti Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarët e qeverisë do ta informojnë se a do të marrë pjesë Serbia në samitin rajonal në Sllovaki, më 12 dhe 13 qershor, në të cilin është ftuar edhe Kosova, shkruan e përditshmja “Danas”.

Në kabinetin e Nikoliqit kanë pohuar për gazetën se ende nuk është vendosur nëse në samitin e shefave të shteteve apo të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, duke pasur parasysh se ftesë ka marrë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Siç njoftohet temë kryesore e bisedimeve të sotme të ministrit sllovak Mirosllav Lajçak me zyrtarët serbë do të jenë rezultatet e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës, situata në Ballkanin Perëndimor, procesi i zgjerimit të BE-së dhe marrëdhëniet e dy vendeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi