Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha

prej Wed 5 Jun 2013 - 14:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha Deputetet-300x200
Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha helmuese e Hoxhë Irfan Salihut”
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i grave deputet të Parlamentit të Kosovës, pas publikimit të videos së Hoxhës së Prizrenit, i cili me gjuhën e tij, mbillte “helm”!
Kështu, gratë deputete të indinjuara dhe të ofenduara thellë nga gjuha denigruese e përdorur nga Hoxha Irfan Salihu kanë bërë një deklaratë për shtypë në të cilin thuhet si më poshtë:
“Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, shpreh indinjatën e thellë për gjuhën denigruese, poshtëruese, fyese dhe të pamoralshme, e cila është përdorur nga hoxhë Irfan Salihu, imam në xhaminë Suzi Zerrini të Prizrenit, ndaj grave të Kosovës. Ky diskurs nuk mbështetet as mbi vlerat universale që ka krijuar njeriu, as mbi vlerat e besimit islam, e as mbi vlerat kombëtare shqiptare. Kjo është gjuhë e papranueshme jo vetëm për gratë, por për çdo qenie njerëzore. Kjo gjuhë denigruese e ka vetëm një qëllim, të helmojë mendjet e besimtarëve me ide të papranueshme edhe për shoqëritë më fanatike; të denigrojë figurën e gruas, nënës, vajzës, ta poshtërojë atë deri në pikën e fundit dhe t’i hapë rrugë nënshtrimit dhe pabarazive shoqërore.
Kjo gjuhë e këtij hoxhe por edhe e disa udhëheqësve të tjerë fetarë në Kosovë është gjuhë e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të pariparueshme për të ardhmen në Kosovë, në lidhje me unitetin e shoqërisë, mund të shkaktojë përçarje dhe urrejtje. Kosova nuk është një shoqëri me përçarje sektare prandaj secili prej nesh duhet të mbrojë vlerat që i kemi kultivuar me shekuj.

Gjuha e përdorur nga hoxhë Salihu bën thirrje për dhunimin e drejtave dhe lirive të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës. Populli i Kosovës i ka përcaktuar aspiratat e veta me këtë Kushtetutë ku thuhet: “Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.” Çfarëdolloj thirrje apo predikimi që shkon në kundërshtim me këto vlera është antikushtetues dhe antikombëtar. Prandaj Grupi i Grave Deputete kërkon nga Bashkësia Islame e Kosvës të distancohet publikisht nga gjuha e Hoxhë Irfan Salihut dhe të sqarojë publikisht nëse ai është i emëruar nga BIK-u.”alb-observer


Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha

prej Wed 5 Jun 2013 - 15:11
kane reaguar,por hoxha thote kam te drejte
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha

prej Wed 5 Jun 2013 - 15:45


Shiko keto ligjerata hoxha i ka than shuum ma heret..


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha J5zhxd
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha

prej Wed 5 Jun 2013 - 17:54
“E keni vërejtur: sa herë që Kosova përballet me ndonjë problem madhor (si arrestimet e ish pjesëtarëve të UÇK-së) nxitet ndonjë debat anësorë (rëndom me prapavijë religjioze) - si ky lidhur me deklarata "skandaloze" dhe ofenduese të një hoxhe të Prizrenit – me çka zhurma e mbulon realitetin në këtë vend. Tani ecë e mos u gëzo kur e sheh se problemi më madhor i Kosovës na qenkan “vajëset” e hoxhallarëve e jo papunësia, korrupsioni, mjekimi i kosovarëve në Shkup ku ua mbushin xhepat mjekëve maqedonas, shthurja e familjes shkaku i varfërisë...!"

[Kim Mehmeti, Publicist.. | 05.06.2013]


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha J5zhxd
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

default Re: Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha

prej Wed 5 Jun 2013 - 19:26
ku ishin grate deputete qe nuk reaguan kur vajzat me shami u larguan nga shkolla?

a nuk ishin femra edhe ato?

a nuk kishin ato te drejta?


5:3.Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.

3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!

18 : 27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha

prej Wed 5 Jun 2013 - 20:38
Nga cila shkolle jane larguar se tek ne te pakten mesa di nuk ka egzistuar nje ligj i tille ndoshta vitet e fundit eshte aprovuar por mungojne femra besimtare praktikante te fese Islame ne Shqiperi..jane a sjane 10 me nr ne ter Shqiperine ato..Per cfare mbrojtje e mbeshtetje me beni fjale apo per kulturen e te drejtat e femres sipas Arabise..Te tilla rregulla nese doni ti zbatoni oburra e ne Arabi se ketu i thone Shqiperi e ne skemi te till kulture..


Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Gratë deputete reagojnë ndaj Hoxhës, “Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi