Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zaevi do t'i sjell Gruevskit, kafe turke nga Taksimi Empty Zaevi do t'i sjell Gruevskit, kafe turke nga Taksimi

Thu 6 Jun 2013 - 18:33
Erol Rizaov, kolumn-“ Zaevi porositi kafe turke”, Utrinski Vesnik
Mbrëmë ëndërrova një ëndërr të çuditshme: Gruevski dhe Zaevi bashkë bisedojnë dhe pinë kafe. Zaevi porositi turke, thotë- sade, pa sheqer, të hidhur pelin, ashtu si e bëjnë në “Taksim” në Stamboll . Ndërsa Gruevski tha- për mua, e dini, si çdo herë, të vjetër maqedonase të ëmbëlsuar me saharin.

Ljupço Popovski, kolumnë-“ Zemërimi dhe ego-ja e madhe në Bosfor”, Utrinski Vesnik
Drama në Istanbul ka porosi më të gjërë- vallë fitorja e zgjedhjeve do të thotë autorizim që me një vend të bëhet çka të na bie ndërmend dhe të formësohen jetat dhe besimet e qytetarëve.

Maja Tomiq, editorial-“ Ne dhe fenomeni i papunësisë”, Utrinski Vesnik
Idetë dhe metodat e kësaj qeverie për të fituar një pasqyrë të vërtetë të gjendjes me të papunësuarit po bëhen të pashterrshme.

Aleksandra Filipovska, editorial-“ Papunësia në peshore”, Dnevnik
Është koha që sektori privat, në vend të administratës, të bëhet vendi më joshës për punësimin e të rinjve.

Petar Arsovski, kolumnë-“ Aksionarë të shumicës”, Utrinski Vesnik
Shembujt e fundit për mënyrat me të cilat u promovuan dhe me dhunë po sillen ligjet për abortim dhe për medium janë dëshmia më e mire për mungesën e ndërgjegjësimit për nevojën për inkludim te pushteti.

Sasho Klekovski, kolumnë- “Kristian -demokratët dhe kristian-socialistët”, Nova Makedonija
Vlerat shoqërore Maqedonase janë një përzierje e egalitarizmit, nacionalizmit dhe konzervativizmit social.

Xhejson Miko, kolumnë- “Edhe fëmija i palindur ka të drejta”, Dnevnik
Më të prekshmit dhe më të dobëtit mes nesh, të palindurit, nuk kanë fjalë në këtë diskutim. Për këtë shkak me rëndësi të madhe është që ne, që jemi të lindur, të flasim edhe për ta.

Pasko Kuzman, kolumnë- “Sfidat e arkeologjisë”, Utrinski Vesnik
Planeti është mbjellë me kocka. Ato janë “pjesa më e madhe e jetës” në të. Nevoja për ringjalljen e tyre nuk është e përshkruar vetëm ne Bible, por është sjellë në jetë përmes hulumtimit arkeologjik, përmes asaj fushate të pasardhësve ndaj paraardhësve.

Lindita Kadriu, kolumnë- “Masa antikrize me doracak për përdorim”, Dnevnik
Një periudhë të caktuar po e rafinoj formulën-“ si të jetohet më mirë me më pak harxhime”, dhe erdha deri te përfundimi se të ardhurat më të ulëta garantojnë standard më të lartë. Si?

Liljana Grxho Damovska, kolumna-“ Sjellje “azgani””-Dnevnik
Nuk është edukatë vetëm të rrahesh gjoksin, të festosh festat shtëpiake dhe betejat historike e as edhe në çdo rast të apostrofohet se i takojmë Evropës.
E enjte, 6 qershor 2013, numër 49 /Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi