Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Françesku rrëfehet para fëmijëve shqiptarë: Nuk doja të bëhesha Papë

prej Sat 8 Jun 2013 - 14:34
Françesku rrëfehet para fëmijëve shqiptarë: Nuk doja të bëhesha Papë Pope-Francis_AP-300x186Papa Françesku I zbuloi se ai nuk ka dashur kurrë që të bëhej Papë.

Françesku, i njohur si një Papë i thjeshtë, bëri disa rrëfime personale përpara fëmijëve të shkollave jezuite në Shqipëri dhe Itali.

Françesku i habiti fëmijët kur u tha se nëse duan, ata mund t’i bëjnë pyetje.

“Po”, u gëzuan fëmijët, pavarësisht se mësuesit u shqetësuan sepse nuk kishin përgatitur asgjë.

Përpara fëmijëve, Françesku tha se vendimi për t’u bërë prift ka qenë i vështirë dhe se ai kishte vuajtur momente errësire të brendshme. Por ai shtoi se eci përpara për shkak se e donte Krishtin.

Momenti më prekës ishte kur Tereza bukuroshe, jo më shumë se gjashtë vjeç, e pyeti Papën nëse ai donte të bëhej Papë.

Françesku bëri shaka duke thënë se vetëm dikush që e urren veten do të donte të bëhej Papë. Më pas u bë serioz. “Nuk kam dashur të bëhem Papë”.

Fëmijët e pyetën edhe pse nuk jeton në Pallatin Apostolik, por në hotelin e Vatikanit.

Papa u përgjigj se ai dëshiron që të jetojë mes njerëzve. “Nëse jetoj vetëm, i izoluar, nuk do ishte mirë për mua. Një profesor më bëri të njëjtën pyetje dhe iu përgjigja: Dëgjo profesor, është për arsye mendore”.

Paraardhësi i Françeskut, Benedikti XVI, një herë ose dy herë në vit iu përgjigjej pyetjeve të të rinjve, por gjithmonë ato dërgoheshin paraprakisht, në mënyrë që ai të përgatiste përgjigjen.

Një mësues nga Spanja e pyeti Papën për politikanët e kompromentuar. Françesku u përgjigj duke thënë se të gjithë të krishterët kanë një detyrim që të angazhohen në politikë.

Mesazhi i tij i fundit për një fëmijë ishte optimist: “Mos lini askënd që t’ua vjedhë shpresën”./epgazetatema.


Françesku rrëfehet para fëmijëve shqiptarë: Nuk doja të bëhesha Papë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi