Greqia “bujare” për shkak të zgjedhjeve, fëmijët udhëtojnë deri më 3 korrik
Sun 9 Jun 2013 - 22:09
Është ndezur sërish drita jeshile për “liridaljet” e fëmijëve shqiptarë në Greqi. Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit ka lejuar përkohësisht që fëmijët e emigrantëve të cilët kanë probleme me toponimet në pasaportat e tyre, të udhëtojnë drejt atdheut deri më 3 korrik. Ky afat i ri kohor është lëshuar nga ministria greke pas kërkesës së bërë nga pala jonë, me qëllim që emigrantët të vijnë në Shqipëri për të votuar më 23 qershor. Afati i lejes fillon që nga dita e nesërme më 10 qershor dhe do të vazhdojë deri më 3 korrik.
Gjithsesi, nuk është gjendur ende një zgjidhje për këtë problem serioz që mban peng mijëra familje shqiptare në shtetin fqinj. /alb-observer.com/
Gjithsesi, nuk është gjendur ende një zgjidhje për këtë problem serioz që mban peng mijëra familje shqiptare në shtetin fqinj. /alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|