Annabelle, kukulla e magjepsur
Fri 14 Jun 2013 - 0:23
Hetuesit e famshem Ed dhe Lorriane Warren moren ne dore ceshtjen “Annabelle, kukulla e pushtuar nga shpirtrat” ne fillim te viteve 1970. Kukulla antike iu soll si dhurate nga e ema dhe i ati, vajzes Donna, ne vitin 1970. Donna ishte studente ne ate kohe, dhe po praktikohej per t’u bere infermiere. Ajo jetonte ne nje apartament te vogel se bashku me shoqen e saj, Angie. Kukulla shume shpejt zuri nje vend te rendesishem ne krevatin e vajzes. Pikerisht ne kete moment, filluan te ndodhin gjera te cuditshme. Kukulla dukej sikur kishte aftesine te levizte vete. Ndonjehere, vajzat ktheheshin ne shtepi dhe e gjenin kukullen ne nje dhome tjeter nga ajo u e kishin lene, madje mund ta gjenin edhe te ulur kembekryq ne kolltuk me duar lidhur perpara.
Pas disa kohesh, vajzat ktheheshin ne shtepi dhe gjenin letra te shkruara me dore, me shkrimin e nje femije. Mesazhi shkruante “Na ndihmoni”. Kush i shkruante keto mesazhe? Dhe perse ishte aq i vjeter stili ishkrimit? Vajzat nuk paten kohe te analizonin gjate pasi gjera edhe me te cuditshme filluan te ndodhnin, si pershembull, shihnin njolla gjaku te kukulla qe nuk ua merrte mendja se nga mund te vinin. Vajzat u njohen me vone me shpirtin e 7-vjecares Annabelle Higgins, e cila ishte gjetur e vrare ne territorin ku ishte ndertuar apartamenti ku jetonin vazjat.
Annabelle ‘u fut’ ne trupin e kukulles per te patur shoqeri me vajzat dhe sapo degjuan historine e saj, vajzat e lejuan te qendronte te kukulla dhe te jetonte ne ate apartament. Nje vendim i keq ky…te pakten per nje nga shokete tyre, Lou-ne. Lou u kishte thene vajzave vazhdimisht qe ta groposnin kukullen, dhe dukej qarte qe nuk i pelqente kjo gje. Nje mbremje, kur zLou ishte ne dhomen e Angie-t, u sulmua nga nje force e padukshme qe i la 7 shenja thonjsh ne kraharor. Ketu moren ne dorezim ceshtjen, Ed dhe Lorriane Warren.
Pasi kerkuan per kete rast, dy hetuesit nxorren konkluzionin se kukulla nuk ishte pushtuar nga shpirti i nje vajze te vogel, por nga nje shpirt dashakeq qe deshironte te pushtonte nje trup njerezor. Sipas Warrens-ave, shpirti djallezor kishte manipuluar vajzat dhe i kishte bere pre’ te tij per gjendjen emocionale qe u kishte shkaktuar, per t’i pushtuar me vone trupat e tyre. Warrens-at e hoqen kukullen nga apartamenti dhe ajo qendron edhe sot e kesaj dite ne Muzeun Warren, ne Moodus, Connecticut. Annabelle vazhdon te levize rreth e rrotull me raste tevecanta, dhe thuhet se edhe iu ankohet vizitoreve me nje ze hungerites.infoalbania.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|