Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Sfera misterioze zbulohen nen nje piramide

prej Fri 14 Jun 2013 - 1:04
Sfera misterioze zbulohen nen nje piramide Spheres
Arkeologet qe po eksplorojne tunelet nen Tempullin e Gjarprit me Pende, nje piramide qe ndodhet 30 milje larg qytetit te Meksikes, jo vetem qe kane zbuluar tre dhoma kur prisnin te gjenin vetme nje, (detajet ne lidhje me kete ndodhen ne nje artikull te meparshem), por kane zbuluar edhe qindra sfera metali misterioze me qellim te panjohur.
Sipas nje artikulli ne faqene internetit te Institutit Kombetar te Arkeologjise dhe Historise se Meksikes, pjesa e pagermuar e tunelit qe ndodhet nen tempullin neTeotihuacan, u eksplorua nga nje robot i pajisur me kamera me rreze infra te kuqe - Tlaloc II-TC - qe githashtu kishte aftesine qe te skanonte zonen per te gjeneruar nje fotografi 3D.
Sipas arkeologut Sergio Gomez Chavez, ishte e veshtire futja e robotit neper tunel per shkak te peshes se tij dhe prezences se baltes.
Me informacionet e mbledhura nga roboti, arkeologet kuptuan qe duhet te hiqnin edhe 30 metra te tjera mbeturina neper tunel per te arritur tre dhomat. Nje prej dhomave eshte nje pjese e germuar tashme e tunelit nen tempull.
Dy dhoma shtese qe jane ne pjesen e germuar tashme te tunelit, eshte vendi ku arkeologet gjeten sferat, qe ata besojne qe jane vendosur brenda mbylljes se fundit te tunelit rreth 1.800 vjet me pare.
"Nuk jemi ende ne gjendje qe te percaktojme rolin e tyre pasi eshte nje zbulim ende i paprecedente. Ato duhet te kene nje sfere qe varion nga 4 deri ne 12 inch dhe me pas duhet te kene nje kore argjile me material organik, dhe me pas te mbuluara me pirit, nje mineral qe iu nenshtrua procesit te oksidimit dhe u be jarozit, dhe keshtu ka nje ngjyre si te verdhe." - tha arkeologu Jorge Zavala.
Sferat e gjetura ne kete dhome gjenden ne toke. Arkeologet thone qe ne gjendjen e tyre originale, ato duhet te kene ndricuar me nje ngjyre te arte.
George Cowgill, profesor ne Universitetin e Shtetit te Arizones, i cili ka qene autor i publikimeve mbi Teotihuaca, tha qe sferat ne gjendjen e tyre fillestare "duhet te kene ndricuar ne menyre shume te bukur".
Megjithate, ai tha qe nuk kishte asnje ide ne lidhje me kuptimin e tyre.
Gomez Chavez tha qe sferat ne ate kohe duhet te jene shfaqur si 'metalike' per shkak te cilesive te tyre.
Kerkuesit shpresojne qe tunelet dhe dhomat do tu japin te dhena atyre ne lidhje me ritualet, si per shembull varrosja e figurave te rendesishme.
"Ne besojme qe njerezit e shtresave te larta, prifterinjte dhe edhe sundimtaret, zbrisnin ne tunel per te bere rituale." - tha Gomez Chavez.
"Ndoshta ne kete vend ne do te gjejme edhe mbetjet e atyre qe kane sunduar Teotihuacan."infoalbania


Sfera misterioze zbulohen nen nje piramide Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi