Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default "Qyteti i humbur i floririt" gjendet ne pyjet ne Honduras?

prej Fri 14 Jun 2013 - 1:07
"Qyteti i humbur i floririt" gjendet ne pyjet ne Honduras? Honduras-mound-130514
Imazhe te reja qe mendohet te jene te nje qyteti te humbur, te fshehur per shume vjet nga pyjet ne Honduras, jane shfaqur dhe kane shtuar kureshtjen e shume arkeologeve neper bote.
Ne keto imazhe shfaqet ajo qe mendohet te jene themelet e ndertimeve dhe grumbuj guresh te Ciudad Blanca, qe ne fakt ka qene nje metropol legjendar qe nuk eshte konfirmuar asnjehere deri tani si i vertete.
Arkeologet dhe prodhuesit e filmave Steven Elkins dhe Bill Benenson, deklaruan vitin e kaluar qe ata kishin zbuluar rrenoja te mundshme ne rajonin Mosquitia ne Honduras me ane t enje metode te re. Ne thelb te kesaj metode eshte qe avione qe fluturojne ulet dergojne pulsime konstante lazer drejt tokes, nderkohe qe ato kalojne mbi pyje, duke krijuar imazhin e topografise nen kanopene e trashe te pyllit.
Ajo cfare gjeten arkeologet, dhe ajo cfare shfaqin imazhet e reja, jane disa te dhena qe te bejne te mendosh per rrenoja antike, duke perfshire ketu edhe kanale, rruge, themele ndertesash dhe tarraca per toke agrikulturore. Arkeologet e universitetit te Hjuston, te cilet jane edhe ata qe drejtuan ekspediten, do te shfaqin publikisht imazhet e reja dhe do i diskutojne ato ne Takimin e Bashkimit Amerikan Gjeofizik te Amerikave ne Kankun.
Ciudad Blanca, qe e perkthyer nga spanjishtja eshte "Qyteti i Bardhe", ka qene nje legjende qe ne ditet e konkuistadoreve, te cilet besonin qe pyjet e Mosquitia fshihnin nje metropol te mbushur me flori. Shume e kane kerkuar kete qytet te famshem ne vitet 1500.
Pergjate vitetve 1900, ne fakt, arkeologet dokumentuar grumbuj guresh dhe shenja te tjera qe te benin te mendoje qe mund te kishte patur nje civilizim antik ne rajonin Mosquitia, por megjithate asgje tjeter nuk u gjend. Legjenda e qytetit shkelqyes te arte mbeti e tille, vetem nje legjende.
Nese arkeologet e sotem me zbulimin e tyre, kane gjetur pikerisht te njejtin qytet te mbushur me flori te cilin e kerkuan per aq shume kohe konkuistadoret, eshte ende e debatueshme duke qene se nuk ka te dhena te mjaftueshme per te mbeshtetur kete teori. Por megjithate dicka eshte e sigurt; neper imazhe duken disa lloj shenjash te nje civilizimi te humbur antik.
"Ne perdorem tekniken e re per te percaktuar se ku jane strukturat e ndertuara nga dora e njeriut duke kerkuar per forma lineare dhe drejtkendesha." - tha kerkuesi i Universitetit te Shtetit te Kolorados, Stephen Leisz, ne nje deklarate.
"Natyra nuk i perdor vijat e drejta."
Arkeologet kane ne plan qe te shkojne vete gjate ketij viti qe te eksplorojne dhe te mesojne me shume ne lidhje me misterin e atyre cfare kane pare neper imazhet e reja.infoalbania.


"Qyteti i humbur i floririt" gjendet ne pyjet ne Honduras? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi