Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Civilizimi i lashte Minoan e ka origjinen ne Europe Empty Civilizimi i lashte Minoan e ka origjinen ne Europe

Fri 14 Jun 2013 - 1:08
Civilizimi i lashte Minoan e ka origjinen ne Europe Minoan_palace_scene_enlarged
Kur arkeologu britanik Sir Arthur Evans zbuloi Pallatin 4.000 vjecar te Mino-ve ne Krete ne vitet 1900, ai vezhgoi nje civilizim te humbur prej shume kohesh. Minoanet, ashtu si i quajti Evans, ishin refugjate nga Egjipti Verior te cilet ishin perjashtuar nga pushtuesit e Jugut rreth 5.000 vjet me pare.
Arkeologet moderne kane vene ne dyshime kete version te ngjarjeve, dhe tani ADN-ja antike e marre nga shpellat ne krete sugjeron qe civilizimi Mino ka lindur nga fermeret e hershem te cilet jane vendosur ne ate ishull mijera vjet me heret.
Minoanet lulezuan ne Krete per rreth 12 qindvjecare, dhe me pas mendohet se ata jane shkaterruar nga nje shperthim katastrofik i vullkanit te ishullit, dhe me pas nga nje tsunami. Ky civilizim ka mbushur mitet grekte me histori si ajo e Minotaurit, nje krijese gjysem njeri dhe gjysem dem qe jetonte ne nje labirinth.
Evans ishte nder te paret qe eksploruan Kreten pasi mori pavaresine nga Perandoria Osmane ne vitin 1898. Ekipi i tij zbuloi Pallatin 4.000 vjecar te Mino-ve, dhe zbuloi artefakte shume te ndryshme nga ato te gjendura ne Epoken e Bronzit te Greqise, duke perfshire ketu edhe varre rrethore me mure te trasha qe ngjanin me ato te Afrikaneve Veriore dhe shkrime akoma te padeshifruara.
Te tjere kane sugjeruar qe Minoanet kishin origjinen e tyre me Lindjen e Mesme, Turqine e diteve te sotme apo Mesdheun.
George Stamatoyannopoulos, nje gjenetist ne Universitetin e Uashingtonit ne Siatell, i cili eshte duke u marre me kete problem per me shume se nje dekade, shpresonte qe mund t'i jepte fund debatit duke pare ADN-ne e Minoaneve.
"Nje prej motivimeve kur e nisa te gjithe kete ishte per te pare nese SAir Arthur Evans kishte te drejte apo jo." - tha ai.
Ekipi i Stamatoyannopoulos mblodhi mostra te kockae dhe te dhembeve te me shumese 100 individeve qe jetonin ne Krete ndermjet 4.900 dhe 3.800 vjet me pare. Ekipi i analizoi te dhenat e ADN ne dy laboratore te ndryshem.
Mostrat e Minoaneve permbanin 21 shenjues mitokondrik ADN-je, duke perfshire 6 qe ishin unike per Minoanet dhe 15 te perbashket me popujt Europiane moderne, dhe te Epokes se Bronzit. Asnje prej Minoaneve nuk kishte shenjues mitrokodrike te ngjashem me ate qe jane ne popujt e diteve te sotme ne Afrike.
Sipas Stamatoyannopoulos, ka mundesi qe Minoanet te jene pasardhes se popujve Neolitike qe kane emigruar ne Europe nga Lindja e Mesme dhe Turqia. Germimet arkeologjike sugjerojne qe fermeret e hershem jetonin ne Krete rreth 9.000 vjet me pare, keshtu keto mund te jene paraardhesit e Minoaneve. Ngjashmerite ndermjet artefakteve Minoane dhe Egjiptiane mund te kene qene si rezultat i shkembimit kulturor permes Detit Mesdhe.
Wolfgang Haak, nje arkeolog molekular ne Universitetin e Adelaide ne Autrali, mendon qe historia e hershme e Kretes me shume mundesi eshte me e komplikuar, me shume popuj Neolitike qe arrijne ne kohe te ndryshme.
"Megjithate eshte mire te shohim disa te dhena, nese jane te verteta, nga ky rajon i Europes qe kontribuojne tek nje 'puzzle' i madh dhe kompleks." - tha ai.
Stamatoyannopoulos ve ne dukje qe zbulimet e ekipit te tij jane te limituara pasi ADN-ja mitokondrike eshte vetem nje linje e vetme amesore per secilin individ - mamaja e mamase dhe keshtu me rradhe. Me Johannes Krause, nje palaentolog ne Universitetin e Tubingen ne Gjermani, tani ekipi planifikon te beje kerkime te tjera me te detajuara per te mesuar me shume.infoalbania.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi