Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Banka Botërore: 60% e shqiptarëve të varfër

prej Wed 19 Jun 2013 - 15:34
Rreth 23. 6 % e të rinjve pa punë, 61% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën minimumin jetik, 15 % e popullsisë
Banka Botërore: 60% e shqiptarëve të varfër BbjaOrnela Manjani

-Niveli i varfërisë është rritur. Aktualisht në Shqipëri jetojnë në varfëri 60 % e popullsisë, ndërsa në minimumin jetik janë rreth 15 % e popullsisë. Shqipëria mban vendin e dytë në rajon pas Kosovës, për nivelin e varfërisë. Borxhi publik është më i larti në rajon, në pesë muajt e parë të këtij viti ka kapërcyer mbi 63 % të GDP-së, duke sjellë një rrezik potencial për ekonominë. Politika fiskale dhe ajo monetare janë konsumuar dhe ekonomia shqiptare ka nevojë për reformim strukturor. Ky është rekomandimi i Bankës Botërore për qeverinë shqiptare pas analizës makroekonomike që ibën ekonomisë. Ndërsa treguesit mikro, pasqyrojnë një ekonomi të sëmurë. Pasqyra ekonomike është bërë në raportin e Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në Ecropën Juglindore.

Rekomandimet

Banka Botërore sugjeron se për të garantuar një model të suksesshëm ekonomik duhet kryer kalimi drejt modelit të rritjes të orientuar drejt eksporteve, përmirësimi i zbatueshmërisë së kontratave; licencave të ndërtimit; nxitja e sipërmarrjes, zgjidhja e hendekut të aftësive, heqja e pengesave dhe barrierave të punës, konsolidimi fiskal dhe eficienca e shpenzimeve publike, reduktimi i deficiteve, borxhit the pagesave të prapambetura dhe forcimi i eficiencës së menaxhimit të financave publike dhe i investimeve publike. Këto janë detyrat që duhet të përmbushë në planin ekonomik qeveria e re që do të vijë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Për Bankën Botërore efekti i zgjedhjeve në ekonomi nuk mund të matet në këtë moment dhe se rezultatet e raportit të saj janë për një periudhë afatgjatë dhe të pa ndikuara nga zhvillimi i zgjedhjeve në vend. Problemet Në kontekstin rajonal ekonomia shqiptare ka borxhin publik më lartë edhe është vendi me më shumë probleme në sferën biznes-tatime. Fushat më problematike të mjedisit të biznesit janë marrja lejeve të ndërtimit, regjistrimi i pronave, zbatimi i kontratave dhe pagesat e taksave. Përveç zbatimit të kontratave, treguesit e tjerë Shqipëria i ka më të përkeqësuar se të gjithë vendet e rajonit. Kështu, për të paguar taksat për raportet mes biznesit dhe administratës tatimore, Shqipëria është vendi më problematik në rajon. Një tjetër çështje që rendit Shqipërinë në vendin e parë është çështja e pazgjidhur e pronave, i cili është edhe faktori kryesor që frenon investimet.

Ringjallja

Pas një recesioni të dyfishtë në 2012, në rajonin e Evropës Juglindore (EJL), i cili pa një tkurrje të rritjes me rreth 0.6 për qind, të gjashtë vendet e këtij rajoni – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia – tani pritet të rriten me një normë prej 1.7 për qind gjatë vitit 2013. Megjithëse e brishtë, kjo rritje është pozitive për rajonin, ku Kosova do të përjetojë rritje prej 3 për qind dhe Serbia – ekonomia më e madhe e rajonit – pritet të rritet me 2 për qind, duke shënuar një ngritje të rritjes ekonomike në gjithë rajonin dhe duke përcaktuar panoramën për rritje të mëtejshme në 2014 dhe përtej. Çështja është se si të ruhet dhe të ndihmohet forcimi i kësaj rritjeje dhe të sigurohet që këto vende nuk bien në tendencën ekonomike të së kaluarës së afërt të rrëshqitjes sërish në recesion.

Ksenya Lvovsky: Legalizimet, jo për fushata elektorale

Ksenya Lvovsky: Legalizimet, jo për fushata elektorale Ne e dimë që ka pasur një valë legalizimesh para zgjedhjeve dhe një numër pronash pritet të legalizohen pas zgjedhjeve, por duhet të ketë një sistem që ta realizojë me kujdes këtë proces dhe jo valë valë, pasi do të nxiste zënien e pronave”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Ksenya Lvovsky, në lidhje “moton” e kësaj fushate zgjedhore. Ndërkohë rivendosja në kohë e amnistisë për bizneset dhe individëtët duket më shumë si faktor përkeqësues sasa favorizues për klimën e biznesit. Përfaqësuesja e Bankës Botërore thekson se amnistia nuk prodhoi rezultatet e pritshme gjatë implantimit të saj në vitin 2011 dhe vendosja e saj në kohë, favorizon klimën e mospagimit të detyrimeve më shumë sesa ndihmon biznesin dhe buxhetin e shtetit. “Qeveria e re duhet të vazhdojë të zbatojë reformat strukturore të nisura, për të mbështetur rritjen ekonomike, si dhe të ketë prioritet konsolidimin fiskal”, deklaron Ksenya Lvovsky. Ndërkohë me ringritjen e ngadaltë të kreditimit në rajon, situatën e zymtë në Eurozonë, që ka mundësi të mbetet në recesion gjatë gjithë vitit 2013, ringritja e fortë afatshkurtër mbetet e vakët dhe shqetësimet rreth mënyrës se si të mbështetet kjo rritje, mbeten ende të larta. Një nivel i lartë papunësie prej rreth 23 % në rajon dhe nivelet e papunësisë së të rinjve me më shumë se 50% në Maqedoni dhe Serbi, gjithashtu po frenojnë perspektivën e rritjes së mëtejshme.shekulli


Banka Botërore: 60% e shqiptarëve të varfër Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Banka Botërore: 60% e shqiptarëve të varfër

prej Wed 26 Jun 2013 - 15:32
...dhe Sali Berishes ja kishte enda te fitonte!!!


Banka Botërore: 60% e shqiptarëve të varfër 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi