Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Relievi i Shqipërisë

prej Fri 21 Jun 2013 - 23:16
Relievi i Shqipërisë Relievi-1371800973
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i gjurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi keqformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë.
Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.

/ ZERI INFO /
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Relievi i Shqipërisë

prej Fri 21 Jun 2013 - 23:57
Shqiperine e ka bekuar zoti me bukuri natyrore!


FEMIJA RRITET DUKE FJETUR ,POR NESE NJI POPULL FLEN AI VDES. ISMAIL QEMALI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi