Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Vaji i ullirit dhe frutat e thata ndihmojnë meshkujt për të luftuar kancerin e prostatit!

prej Sun 23 Jun 2013 - 12:03
Vaji i ullirit dhe frutat e thata ndihmojnë meshkujt për të luftuar kancerin e prostatit! Thumb_250x150Meshkujt me kancer në prostatë, mund ta përballojnë më mirë këtë sëmundje, nëse ata bashkëngjisin në mënyrën e të ushqyerit të tyre, vajë ulliri, fruta të thata dhe avokado, si të dhe reduktojnë e të kufizojë yndyrtat shtazore dhe karbohidratet, sipas një studimi të ri ...
Siç dhe rezultoi, të gjithë ata pacientë që kanë zëvendësuar 10% të yndyrave shtazore dhe të karbohidratet me yndyrna të shëndetshme të përmendura më lart, kanë 29% më pak gjasa të vdesin nga përhapja e kancerit, krahasuar me ata që nuk e kanë bërë këtë ndryshim të shëndetshme.
Kanë gjithashtu 26% më pakë mundësi të vdesin nga çfarëdolloj shkaku tjetër. Për të arritur dikush një rezultat të tillë, nuk duhet të bëjë ndryshime dramatike: qoftë dhe një lugë supe po të hanë më shumë çdo ditë, do të zvogëlohet me 29% rreziku i vdekjes nga kanceri dhe me 13% nga çdo lloj shkaku tjetër, raportojnë studiues amerikanë në vestën shkencore “JAMA Internal Medicine”.
Studimi u realizua në më shumë se 4.600 meshkuj, pacient me kancer lokal të prostatit, të cilët mjekët i ndoqën me vëmendje shumë të madhe për më shumë se tetë vjet.
Ndërkohë, 1,064 prej tyre vdiqën, me 31% duke humbur jetën e tyre nga sëmundje të zemrës, 21% nga sëmundjet e kancerit të prostatës dhe më pak se 21% e kancereve të tjera.
Rezultati përfundimtar ishte se “konsumimi i vajit t ullirit, apo yndyrnave të shëndetshme mund të ushtroj aktivitet mbrojtës”, deklaroi mjekja dhe studiuesja Dr Erin Ritsman nga Departamenti i Epidemiologjisë & Biostatistikës, Universiteti i Kalifornisë, San Francisco.
Në një koment që shoqëron studim e ri, Dr Steven Friedland, Profesor i Kirurgjisë, Departamenti i Urologjisë, Universiteti i Dukës, vë në dukje se “kjo është e dokumentuar mirë se trashja rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës.”, dhe vazhdoi: “Studimi i ri ofron disa dëshmi që reduktimi i yndyrnave të ngopura dhe karbohidratet dhe zëvendësimin e tyre me yndyrna të shëndetshme mund të zvogëlojë këtë rrezik.”./alb-observer.com/


Vaji i ullirit dhe frutat e thata ndihmojnë meshkujt për të luftuar kancerin e prostatit! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi