- VizitorVizitor
Kujdesi që duhet pasur në det
Sun 23 Jun 2013 - 14:24
Nëse po planifikoni të shkoni me pushime me familje, ndoshta do t’ju nevojiten disa këshilla, që do t’ua lehtësojnë rrugën dhe do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni më mirë vendin. T’i çosh fëmijët në plazh është gjithmonë një përvojë e mrekullueshme.
Mes lojërave, qetësisë, ujit, diellit, dita kalohet shumë bukur. Por pavarësisht bukurisë që të ofron stina e verës, duhet bërë edhe kujdes, sepse nxehtësia dhe dielli mund të na e prishë ditën. Ndaj duhet të dini se cilat janë rreziqet e plazhit dhe gjithmonë t’i shmangni, siç thotë edhe një fjalë e urtë: “Më mirë të parandalosh, sesa të kurosh”.
Fillimisht mendoni për zgjedhjen e një date, pastaj nisuni një natë para, për të shmangur trafikun ose herët në mëngjes, për të shmangur radhët e gjata dhe bllokimin e trafikut nën diellin e nxehtë. Po ashtu, fëmijët duhen mbajtur freskët në makinë dhe në mungesë të ajrit të kondicionuar, në xhamat e dritareve vendosni lecka të lagura, për të pritur të nxehtin.
Është një ndër fenomenet më të zakonshme dhe për ta arritur mjafton të mos i lini fëmijët të ekspozohen në diell pas orës 11:00 të paradites. Nëse nuk keni mundësi të largoheni në drekë nga plazhi, atëherë duhet t’u zgjidhni lodra që të luajnë nën çadër.
Dihet që kremi duhet vendosur në lëkurë shumë herë në ditë. Por si t’ia bëjmë kur fëmijët nuk duan? Ftojeni për të luajtur dhe luani me dënime: nëse humbet, do të marrë si dënim lyerjen me krem.
Nëse humbisni ju, do t’ju lyejë ai me krem. Kripa, rëra dhe dielli mund të jenë armiqtë e syve të fëmijëve, ndaj është e këshillueshme që edhe të vegjlit të mbajnë syze, ndërsa në darkë një shpëlarje me ujë e kamomil do t’i qetësonte.
/ ZERI INFO /
- olsiV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1015
Anetaresuar : 24/09/2012
Re: Kujdesi që duhet pasur në det
Sun 23 Jun 2013 - 20:52
hahaha sa gallat qenkan keto keshillat:D
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|