Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Si t’i ndihmoni fëmijës rreth bërjes së detyrave?

prej Sun 23 Jun 2013 - 14:27
Si t’i ndihmoni fëmijës rreth bërjes së detyrave? Detyrat-1371627701
Fëmija apo nxënësi më së lehti motivohet nëse në zgjidhjen e detyrave të shtëpisë, prindi kyçet si pjesëmarrës i barabartë. Prindi nuk duhet ta sjellë fëmijën në pozitë të palakmuar, por duhet ta lërë që ai vetë ta marrë iniciativën dhe ta lavdërojë mundin e tij. Gjithashtu duhet ta pyesë se çfarë di për një temë të caktuar dhe se në cilën mënyrë mund të vijë deri te zgjidhja e duhur.
Kështu të mësuarit do të shkojë shumë më shpejt, ndërsa fëmija do ta fitojë vetëbesimin, ndërsa edhe prindërit do të ndjehen të kënaqur. Nëse fëmija është afër zgjidhjes së duhur, por ende nuk e ka gjetur, më së miri është t’i sugjerohet që të mundohet paksa të ndryshojë qasjen. Vetëm nxiteni që të vijë deri në fund. Duke zgjidhur detyrat, lidhja prindër-fëmijë, është në vendin e duhur dhe nëse fëmija assesi nuk mund të vijë deri te përfundimi, prindërit duhet të ndërmarrin iniciativën për t’i ndihmuar.
Nëse njëri prind gjatë bërjes së përbashkët të detyrave me fëmijën ndjen lodhjen apo ndjehet jokompetent, është në rregull që ta ndërpresë angazhimin dhe ta lutë partnerin që të ndërhyjë dhe ta marrë përgjegjësinë mbi vete. Po ashtu, është e rëndësishme që kohë pas kohe, prindërit të organizojnë me prindër të tjerë mësim të përbashkët. Blini ushqime të shpejta dhe pije, në mënyrë që e tëra të kalojë si argëtim i mirë dhe kështu mësimi me fëmijë do të jetë shumë më i lehtë.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi