Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dritat e pajisjeve teknologjike shkaktojnë pagjumësi Empty Dritat e pajisjeve teknologjike shkaktojnë pagjumësi

Mon 24 Jun 2013 - 18:21
Dritat e pajisjeve teknologjike shkaktojnë pagjumësi Images3Dritat, duke përfshirë edhe ato të cilat ndriçojnë kompjuterat laptopë, smartphone dhe tableta, shpesh luajnë një rol kyç në shkaktimin e një gjumi të keq tek njerëzit.


Sipas ekspertëve, “dritat, duke përfshirë edhe ato të cilat ndriçojnë kompjuterët laptopë, smartphones dhe tableta, shpesh luajnë një rol kyç në shkaktimin e një gjumi të keq tek njerëzit”.


Ata shpjegojnë se dritat artificiale prishin ritmin fizik të trupit, ndikojnë në kimikalet në tru dhe shtyjnë njerëzit për të përdorur stimulues si kafeina për të qëndruar zgjuar gjatë.


‘Idea’ citon se profesorë të mjekësisë së gjumit në Harward Medical School, thonë se rënia e numrit të orëve të gjumit për një natë ndikon në shëndetin e njerëzve, duke përfshirë një rrezik më të madh të obezitetit, diabetit, sëmundje të zemrës, depresioni dhe infarkti te të rriturit dhe probleme të përqendrimit të fëmijëve.


Drita artificiale pengon promovimin e neuroneve të gjumit në tru dhe lirimin të përnatshme të hormonit melatonin, i cili ndihmon gjumin, ndërsa bën aktivizimin e neuroneve që të rrit vigjilencën, tha ai.


Pesëdhjetë vjet më parë, më pak se 3 për qind e popullsisë së rritur amerikane flinin kaq pak. Dhe në mbarë botën, fëmijët janë duke fjetur 1.2 orë më pak në netët e shkollave se një shekull më parë.shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi