Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Faktorët që ndikojnë në mbipeshë

prej Mon 24 Jun 2013 - 18:32
Faktorët që ndikojnë në mbipeshë Timthumb-2Hulumtimet theksojnë se ekzistojnë dy faktorë që ndikojnë në mbipeshë: natyra e njeriut dhe balanci i energjisë.Duke analizuar mënyrën e humbjes në peshë, shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një periudhë kur mund të përmbahemi dhe një tjetër periudhë kur nuk mund të përmbahemi nga ushqimi.

Xhorxh Matelan në librin “Humbja në peshë pa dietë” shpjegon se çfarë në fakt do të thotë kjo. Nëse truri na thotë se duhet shmangur ushqimin e caktuar, nganjëherë anashkalojmë këtë dhe konsumojmë ushqimin. Shkencëtarët theksojnë se në situata të tilla duhet të jemi më fleksibil. Problemi tjetër, kur humbim kontrollin në planin e humbjes në peshë nënkupton thyerjen e rregullave tona, por jo edhe të konsumojmë gjithçka që na bie në dorë. Problem shtesë në dietë paraqet edhe dëshira për ushqim e me vetë këtë edhe aromat janë një problem i theksuar. Pra, nëse nganjëherë thjeshtë shtojmë në peshë, këtë pra e kemi sipas natyrës.

Balanci i energjisë është faktori tjetër, i cili ndikon në shtimin e kilogramëve. Ushqimi është i domosdoshëm për t’i kryer obligimet e përditshme dhe që trupi të funksionojë në mënyrë të pandalshme. Për këtë balanc nevojiten midis 1.500 deri 1.800 kalori.

Nëse konsumoni vetëm 100 kalori më shumë brenda ditës, pas një kohe të caktuar trupi do të ketë më shumë kilogramë. Për një vit mund të arrijë mbipeshë. Shumica e nënave ushtrojnë për të shkrirë kaloritë shtesë, por hulumtimet theksojnë se ka më shumë rëndësi të ruani masën muskulore dhe ta ndërtosh një të tillë.

Nëse për çdo ditë konsumoni 100 kalori më pak, për një vit do të mund të humbni deri në pesë kilogramë. E gjithë kjo mund të ndodh nëse ushqeheni shëndetshëm, gjumin e bëni në rregull dhe shmangni stresin. Për të gjitha këto lypset shumë mund dhe vullnet, por, mbani mend, nëse gjatë dietës bëni një gabim të vetëm, mos ia lejoni vetes edhe një të dytë, sepse tani vullneti venitet dhe rezultatet do të jenë të pakta, apo ndoshta rezultate nuk do të ketë fare.
Pra, në qoftë se nuk dëshironi të shtoni peshë, atëherë duhet t’i përmbaheni asaj që u tha më lart në këtë tekst.shqipmedia.


Faktorët që ndikojnë në mbipeshë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi