Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Kavaja, qyteti me të kaluar të pasur.

prej Mon 24 Jun 2013 - 22:29
Kavaja, qyteti me të kaluar të pasur. Kavaja-1372059738
Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe Kavaja shkruhej Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan.
Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dyfish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin.
Një udhëtar i asaj kohe raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Orës.
Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qilimave dhe bakrit.
Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin regjimin komunist. Në mars qytetarët e Kavajës demonstruan për liri dhe demokraci.
Duhet përmendur se familja e aktorit botëror Aleksandër Moisiu, që në fillim të shekullit XX njihet si aktori më i mirë në skenën gjermane dhe austriake, kishin prejardhjen nga Kavaja. Shqiptari i lindur në Trieste, disa herë ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe një pjesë të fëmijërisë së vet e kaloi në Durrës.
Gjatë regjimit komunist, shtëpia e Aleksandër Moisiut ishte çerdhe e fëmijëve..

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi