Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Bregdeti shqiptar, destinacioni i kosovarëve

prej Sat 29 Jun 2013 - 12:49
Bregdeti shqiptar, destinacioni i kosovarëve Plazh
Bregdeti shqiptar dhe kësaj vere, mbetet më i preferuari për pushuesit kosovar. Jugu i Shqipërisë viteve të fundit mbetet vendi i preferuar, sidomos për të rinjtë që zgjedhin Shqipërinë për t’i kaluar pushimet. Nuk mungojnë as kosovarët që pushimet e tyre i kalojnë në bregdetin turk, por në një numër më të vogël.


Një bregdet i pastër, një natyrë e rrallë, çmime të volitshme si dhe afërsia që është krijuar me Shqipërinë pas ndërtimit të rrugës së kombit, ka bërë që për shumë kosovar, Shqipëria të mbetet bregdeti i tyre i preferuar. Kështu që edhe kësaj vere në top listën e kosovareve mbetet bregdeti shqiptar.

Se pushuesit kosovar, tashmë kanë pushtuar plazhet e Shqipërisë, e thonë dhe pronaret e Agjencive Turistike, që organizojnë udhëtimet për atje.

Fehmi Kurtishaj, menaxher në agjencinë “Sharr Turist”, pohon se bregdeti shqiptar, jugu i Shqipërisë, përkatësisht Dhermia dhe Saranda, mbeten preferencat e pushuesve kosovar, sidomos të rinjve, por pa lënë anash dhe Shëngjinin dhe Velipojën, që mbeten vende atraktive dhe më të preferuarat për kosovaret. Ai madje thotë se viteve të kaluara, udhëtimet për Dhërmi dhe Sarandë, kanë filluar mbas datës 25 qershor. Ndërsa këtë vit si pasojë e kërkesave të mëdha, udhëtimet për atje, kanë filluar më herët me datën 15 qershor.

“Shqipëria në përgjithësi është atraktive. Hotelet e Sarandës kanë strukturim të mirëfillte, kanë komoditet të mirë, cilësi të shërbimeve, ka dhe shërbime të internet brenda në hotel, që është risi në krahasim me vitet e kaluara. Por gjithashtu është shumë atraktive për të rinjtë, të cilët kanë ku shkojnë në Sarandë. Është jeta e natës shumë atraktive dhe kjo i bën qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, që t’i drejtojnë kërkesat e tyre, drejtë turizmit në Jug të Shqipërisë”, tha ai.

Edhe çmimet në Shqipëri sipas tij mbeten shumë atraktive për pushuesit kosovar.

“ Vlora është më e shtrenjtë. Saranda ka çmime shumë atraktive. Për një qëndrim 10 ditore me pansion të plotë në hotel, është diku 10 ditë 200 euro. Është një çmim shumë i lirë në hotele dy dhe tre yje. Por dhe në hotele tjera më të shtrenjta me tre apo 4 yje, nuk janë çmime të shtrenjta. Janë çmime atraktive, që qytetari i Kosovës i përballon”, tha ai.

Si duket çmimet e larta, kanë bërë që kërkesat për bregdetin turk të jenë më të vogla. Kurtishaj thotë se Turqia ka rritur 5 deri në 10 për qind çmimet krahasuar me vitet e kaluara. Për një kosovar që dëshiron t’i kaloj pushimet në plazhet e Turqisë, i duhet minimumi të paguajnë 500,700 euro e më shumë, e që s’janë pak për standardin tonë.

Por në disa agjenci, përkundër çmimeve të larta nuk mungonin kërkesat e kosovarëve për Turqinë. Muhamet Syla, drejtor i Agjencisë “VIP Travel”, i cili më së shumti merret me aranzhimin e ofertave për bregdetin turk, thotë se nuk mungojnë kosovaret që preferojnë Turqinë, për t’i kaluar këto ditë të nxehta vere. Sipas tij çmimet në bregdetin turk fillojnë nga 350 euro për person për një jave.

“Më shumë kemi kërkesa për Turqi….Çmimet në krahasim me vitin e kaluar janë të njëjta , nuk ka ngritje të çmimeve. Ndërsa këtë vit oferta është më e madhe se vitin e kaluar për pushuesit…Kërkesa është pak më e madhe, meqenëse oferta u rrit edhe kërkesa ka një ngritje në krahasim me vitet e kaluar”, tha ai.

Megjithatë edhe ai pranon që Shqipëria mbetet në top listën e vendeve, ku kosovaret i kalojnë pushimet. E në këtë sipas tij, ndikojnë dhe çmimet e ulëta, që ofron bregdeti shqiptar.

“Prapë se prapë mbetet bregdeti shqiptar, ndoshta në një të ardhme ndryshojnë senet, por për momentin bregdeti shqiptar prapë se prapë është me numër me të madh se të gjitha vendet tjera”, thotë ai.

Nga mendimet e qytetarëve kosovar, shihej se ka ardhur koha e patriotizmit dhe në turizëm. Shumë nga ta sapo t’i pyesësh se ku do të shkojnë, menjëherë thonë se ne kosovaret duhet të shkojmë në shtetin amë Shqipërinë, aty ku flitet shqip dhe ndjehemi më mirë.

Anton Komoni student nga Prishtina tashmë kishte vendosur që pushimet e tij, t’i fillojë gjatë muajit korrik. Ndërsa vendi që ka zgjedhur është Dhërmiu, i cili mbetet vendi i tij i preferuar, ku ai çdo vit i kalon pushimet. Vite më parë ai thotë se zakonisht e kishte vizituar Malin e Zi, por që nga ndërtimi i rrugës së Kombit, pushimet i kalon në Shqipëri dhe se nuk e ka ndërmend që ta ndërroj bregdetin shqiptar me asnjë tjetër.

“Dhërmiu është ndër vendet më të mira. Gjendet në jug të Shqipërisë dhe është një pastërti e madhe. Çmimet janë deri diku të arsyeshme. Pse e kam zgjedhur, është pikërisht se sepse është shteti amë dhe për këtë arsye besoj dhe mendoj, që duhet me bashkëpunu në çdo aspekt. Për këtë arsye, por edhe arsye tjera, sepse mendoj që është vend shumë i bukur, pastërtia e ujit, gjithçka është në rregull dhe çmimet janë të arsyeshme”, tha ai.

Edhe Astrit Hamiti, thotë se do ta vizitoj Velipojën nga mesi i korrikut.

“Pasi që edhe rruga e kombit është ndertu për atë arsye preferoj sepse është dhe më e përshtatshme për katër orë shkojmë atje dhe se është vend i bukur. Preferoj bregdetin shqiptar. Më herët kam qenë në Podgoricë në Ulqin, mirëpo tash e tutje, do ta shfrytëzoj bregdetin shqiptar”, tha ai. /Kosovapress/


Bregdeti shqiptar, destinacioni i kosovarëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi