Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kurimi i pneumonisë tek të moshuarit Empty Kurimi i pneumonisë tek të moshuarit

Sat 29 Jun 2013 - 13:02
Kurimi i pneumonisë tek të moshuarit Mandela-480x330
sh-Presidenti afrikano-jugor Nelson Mandela u shtrua në spital më 8 qershor me një infeksion në mushkëri. Për disa ditë, mjekët thanë se ai po përmirësohej, por të dielën ata njoftuan se gjendja ishte bërë kritike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson foli me një specialist mbi kurimin e pacientëve të moshuar të cilëve u rikthehet infeksioni i mushkërive.
Afrikano-jugorët dhe admiruesit nga e gjithë bota shprehën keqardhjen për gjendjen e Nelson Mandelës, të cilit i atribuohet merita e transformimit të Afrikës së Jugut nga nga një regjim i pakicës së bardhë në një demokraci me larmi racore. Në Johanesburg dje njerëzit flisnin për të me emrin e tij klanor, Madiba.


“Është shumë emocionale dhe më vjen keq për fëmijët e mi. Kjo është shumë e rëndësishme për ta, që ta kuptojnë se ç’njeri ishte dhe vazhdon të jetë Madiba për të gjithë ne”.
“Ne besojmë se ka ardhur koha ta lëmë të shkojë”.
“Ne po shpresojmë që ai të jetë mirë”.


Zoti Mandela ka vuajtur nga infeksione në mushkëri gjatë 27 vjetëve burg, në regjimin e aparteidit. Infeksionet që ka pasur gjatë viteve të fundit janë pneumoni, qoftë nëse janë shkaktuar nga virus ose bakterje.


Ajo që e bën gjendjen e tij më serioze është fakti që infeksionet e shpeshta mund të dobësojnë mushkëritë e pacientit të moshuar.


Bohdan Pichurko është mjek i klinikës së Klivelandit.


“Këto bakterje janë shpesh shumë më agresive. Shpesh ato janë më rezistente ndaj antibiotikëve sepse me kalimin e viteve, të moshuarit kanë përdorur më shumë antibiotikë”.
Dr. Pichurko thotë se trajtimet për të rinjtë nuk janë gjithmonë efektive për të moshuarit.
“Sëmundje si pneumonia shkaktojnë stres për organet e tjera. Prandaj ne shqetësohemi për rëndimin e diabetit, veshkave, mëlçisë. Shumë nga këto organe keqësohen, kur përpiqemi maksimum për të trajtuar infeksionin në rrugët e frymëmarrjes”.


Megjithëse disa njerëz kanë thënë se zoti Mandela duhet të lejohet të vdesë, zoti Pichurko thotë se vendimi për të ndërprerë kurimin nuk është asnjëherë i thjeshtë.


“Vendimi më i mirë merret në bashkëpunim mes pacientit dhe mjekut. Mjeku është i detyruar nga ana etike të lërë të kuptohet se kur është i panevojshëm trajtimi mjekësor”.
Dr. Pichurko thotë se mosha është faktor, por jo edhe aq i madh. Disa njerëz janë të shëndetshëm në moshën 95 vjeçare. Të tjerë jo. Për të moshuarit është e rëndësishme që të përpiqen të parandalojnë ekspozimin ndaj viruseve, apo bakterjeve. Dhe nëse ka infeksion, duhet kujdes i mirë shëndetësor brenda 48 orësh.korieri.info/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi