Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Rrethi i Hasit

prej Sat 29 Jun 2013 - 15:08
Rrethi i Hasit  Rrethi-1372410419
Rrethi i Hasit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Hasit ka rreth 21.500 banorë, një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën.
Hasi është një krahine etno-gjeografike me kufij te përcaktuar shumë qartë, i rrethuar pothuajse rreth e qark me lumenj. Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit).
Në jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Maleziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.
Shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42° 05’ 45" në Fshatin Brrut dhe 42° 17’ 57" në veri ne majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 13’ 11" në Kosturr (Bregu i Drinit) dhe 20° 32’ 50" në majën e Pashtrikut në lindje.
Ka një sipërfaqe prej 393 km², gjatësia e vijës kufitare është 85.8 km, nga këto kufij tokësor janë 27.8 km, lumor 14 km dhe 44 km kufij liqenor.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi