Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve

prej Sat 29 Jun 2013 - 20:32
Prej në Dibër deri në Shën Gjin nga vendkalimi kufitar Bllatë është vetëm 140 km ndaj dhe ky vend është i preferuar për dibranët
Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve FABE38E113A27291E1100DAF1A863C34
Në këto ditë të nxehta vere, dibranët gjejnë pushimin dhe rehatinë në plazhin e Shën Gjinit, në brigjet e detit Adriatik.
Uji dhe ajri i pastër, rëra dhe deti i shëndetshëm është i mirëseardhur për dibranët sidomos për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të shumta si bronkiti, astma, alergjitë, reuma dhe sëmundje të tjera. Shën Gjini është vend në afërsi të Lezhës me hotelieri të shumta, restorante nga më të ndryshmet,pronarë të cilët janë të ardhur nga Kosova e Maqedonia kryesisht nga Tetova, Gostivari, Ferizaji, Kaçaniku etj.
Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve IMG_20130627_153800
Prej në Dibër deri në Shën Gjin nga vendkalimi kufitar Bllatë është vetëm 140 km ndaj dhe ky vend është i preferuar për dibranët. Për dallim nga vitet e tjera sivjet Shën Gjini ka shëtitore të gjatë rreth 2 km. Të gjithë turistët shëtisin dhe kalojnë orët e e mbrëmjes duke shëtitur dhe duke kaluar çaste të mira me shoqëri.
Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve IMG_20130627_153812
Sa u takon çmimeve hotelierike ato sillen nga 30-50 euro me mëngjes. Ofertat janë shumë të volitshme thotë pronari i hotel “Frojd” Vladimir Preçi. Ne çdo vit kemi dibranë të shumtë, gati jemi bë miq me disa familje që kanë ardhur këtu në këtë hotel për secilin vit, nënvizoi ajo.
Dibranja F.F. ka ardhur me pushime në Shën Gjin, ajo e preferon ujin e kripshëm të detit Adriatik. Gjithçka është mirë dhe lirë, këtu vij për vit dhe kam gjetur pushimin maksimal. Vuaj nga reuma dhe tiroidet, mjeku më ka rekomanduar që të jem për vit afër detit ndaj dhe Shën Gjini mendoj se më ka shëruar tërësisht.
Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve IMG_20130628_112750
Në këtë vend mund ta takosh edhe maqedonas nga Dibra si dhe banorë të Qendrës Zhupë. Amide Ismailovska ka ardhur në Shën Gjin nëpërmjet agjencionit.
Kam ardhur me bashkëshortin tim dhe jemi vendosur në hotel “Jon”. Më pëlqen gjithçka rreth këtij vendi, është i bekuar dhe i begatë me shëndet e me pastërti.
Të gjithë i gëzohen muajit qershor sepse çmimet janë të volitshme, ndërkaq muaji korrik dhe gusht do të jetë leverdia e banorëve të Shën Gjinit dhe hotelerive dhe do djegën sado pak “xhepat e dibranëve” në sat të rritjes së çmimeve. /Portalb


Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

default Re: Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve

prej Sat 29 Jun 2013 - 21:56
jo vetem i dibraneve por edhe i imi eshte ven fantastik......!!!!!!!


Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve 452229 Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve 452229 Shën Gjini, plazhi i preferuar i dibranëve 452229
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi