Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Dita e plisit për të gjithë shqiptarët

prej Sun 30 Jun 2013 - 18:37
Dita e plisit për të gjithë shqiptarët Thumb_250x150
Dita e plisit për të gjithë shqiptarët
Shkruan: Gjergji Anastasi

Shqiptaret trashegojne nga Pellazgo-Iliret nje numer te madh simbolesh si shenje e nje vazhdishmerie natyrale e te njejtit popull dhe gjaku. Studimi i kujdesshem i ornamentikes ka treguar se simbolet kane patur perveç funksioni dekorativ edhe funksionin simbolik. Studimi mbi ornamentiken, siç kane bere studjuesit G. Wilke, F. Adamav, Scheltema e te tjere kane kerkuar domethenien me te thelle simbolike. Keto simbole jane: djelli, hena, spiralja, spiralja e dyfishte, ai i zjarit, svastika, shenja (S), kryqi, gjysma e henes, shenja (X), gjarperi, nje pjese e mire e kafsheve, simbolet funerale dhe shume te tjera akoma... Nje nga keto simbole eshte dhe Plisi- qeleshja i/e cili/a ka patur nje rol praktik , ku Pellazgo-Iliret e vendosnin poshte elmetes per mos patur kontakt te direjtperdrejte me koken. Ndersa ne kohe paqeje, per tu mbrojtur nga shiu dhe e ftota, meqenese ishte e punuar me lesh deleje te ngjeshur, ku shiu dhe e fota nuk depertonin. Me vone plisi-qeleshja do te shoqeroje Pellazgo-Iliret dhe me pash shqiptaret e sotem ne festat, martesat dhe ne diten e perditeshme duke u i cili/e cila, u kthyher ne nje pjese e pa ndare e folklorit tone popullor. Plisi-qeleshja, eshte paraqitur ne ikonografi te ndryshme, si ne afreske, monedha, skultura dhe te tjera. Keto lloj ikonografi do ti paraqes me poshte, te cilat qeshmojne proven e plisit-qeleshes si nje protagonist, qysh ne historine me te hershme te stergjysheve tane.

Eshte pikerisht Hefisti, i cili ne pjesen me te madhe te ikonografive paraqitet me plisin-qeleshe. Ishin Dardanet qe percollen artin e perpunimit e metaleve edhe ne Atike.

Hefesti

E ne te vertete, Erktheu, qe ka lidhje me perpunimin e metaleve, eshte pikerisht i biri i Dardanit dhe sipas nje varjanti mitologjik te ri, ishte fryt, (i biri) i nje kontakti te çuditshem te Hefestit me Athinane, Atenen.

Kapuçi i bardhë që ne shqiptarët e quajmë plis, qeleshe ose qylaf, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e jona. Për plisin ekzistojnë tek ne gojdhena, në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Në lidhje me këtë fakt po sjellim ca shënime të shkurtëra por interesante.

Duke bërë kërkime rreth studimit të punishteve të qeleshepunuesve (ose plistarëve) ndër zejtarët e Kosovës si dhe tek populli, kemi hasur në gojdhana interesante që meritojne vemendjen e te gjitheve studjuesve, keto gojedhena jane kurjoze, por jo dhe të pa baza. Arkeologu italian Luigi Maria Ugolini me 1927, shprehej keshtu kur fliste per legjendat dhe

mitet e antikeve Ilire:

“si può dubitare quanto si vuole sulle leggende, però mi sembra altrettanto fuori di ogni questione che anche le leggende hanno un valore nel campo storico ed etico. Esse rappresentano una voce velata o falsata quanto sin vuole, uscente da fatti tramandatici della tradizione orale. Per conseguenza anche l’archeologo desideroso d’imprimere un indirizzo del tutto positivo alle proprie ricerche, soprattutto poi se avvengono in regioni inesplorate, non può assolutamente dimenticare l’esistenza delle leggende: le sfronderà, darà ad esse il reale valore meritato, ma è giocoforza che le ricordi.”

“mund te dyshojme sa te duam mbi legjendat, por nuk me duket jasht çdo lloj llogike, qe edhe legjendat kane nje vlere ne fushen e historise dhe morale. Ato mund te perfaqesojne nje ze te mbuluar nga nje vello apo te shtremberuar, po te duam ta quajme keshtu, por legjendat dalin nga fakte te trasheguara, nga traditat gojore te nje populli. Si pasoje, edhe arkeologu gjithashtu duhet te jete i shtyre nga teresia pozitive ne kerkimet e tija, kur mbi te gjitha, ato vine nga vende te pa eksploruara, i cili nuk mundet apsolutisht ti injoroje egzistencen e legjendave:duke i krasitur ato, do ti jape vleren reale dhe te merituar.”

Një nga tregimet më intseresante është ai që bën fjalë dhe konfirmon se plisi-qeleshja e bardhë, kapuçi tradicional i shqiptarëve është trashëguar nga Ilirët. Duke u bazuar në vetë kushtet e atëhershme ekonomike të fiseve ilire, na del e logjikshme që këto tregime të kenë baza reale. Sepse, fise të ndryshme ilire merreshin me njërën nga degët kryesore të ekonomisë me blegëtorinë.

Kjo e vërtetë e konfirmuar edhe nga të dhënat historike, na bën që t'u besojmë edhe gojdhanave popullore lidhur me plisin-qeleshen. Duke pasur lesh delesh në sasira të mjaftueshme, Ilirët prej këtij, punonin veshjet e tyre, ku hyn edhe pjesa që mbulon kokën - kapuçi. Pothuaj të gjitha pjesët e veshjes në të kaluaren, njerëzit i bënin vetë në shtëpi. Më vonë shfaqen punishte profesionale.

Në popull si dhe ndër zejtarët tanë qeleshepunues të Kosovës dhe jashtë saj ekziston një gojdhenë shumë e vjetër. Ajo thotë se këtë punishte i solli në Gjakovë një plak, që në kohërat e moçme ishte shpërngulur nga Malësia në këtë qytet. Kjo tregon qartas se në kohërat më të lashta, kapuçat punoheshin nga vetë anëtarët e familjes si edhe pjesët e tjera të veshjes popullore të përditshme (tirqtë, ndërresat, mintanat, xhokat, japunxhat, gjurdiat, gëxofët etj.).

Plisi-qeleshja jone ne harkun e historise, ka pesuar ndryshime dhe pershtatje fisike, duke ju pershtatur ngjarjeve te vendit tone, ngjarje qe kane lene gjuma te thella ne kulturen tone. Me kete kend veshtrimi, plisi-qeleshja, del gati si nje “qenie e gjalle”, qe ndan gezimet dhe hidherimet me popullin qe e mbart ate.

Për lashtësinë e kësaj mjeshterie punimi, respektivisht të vetë plisit-qeleshes, dëshmon edhe emri i një lloji të tij që shqiptarët e quajnë, “varri i Skënderbegut”. E dihet mirë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468. Që nga vdekja e këtij vigani, shqiptarët filluan të mbajnë një kapuç të një forme të posaçme, me fundin ose majen e shtypur, të thelluar në formë varri. Ky tip kapuçi mund të ishte i zi ose edhe i bardhë. I përngjet pjesës cilindrike të kapelës moderne, por siç u tha më sipër, me fund ose maje të gropuar si varr në drejtim nga prapa kah ballit. Këtë lloj plisi-qelesheje e mbajnë njerëz pak të thyher në moshë në qytete e fshatra. Sot përdoren me rrallë, kurse në shekujt e kaluar ka qenë shumë më teper e përdorur.

Tipi i plisit-qeleshes e quajtur me maje ka trajtë të kupe, me maje të theksuar. Një tip tjetër me maje jo të theksuar e quajmë i rrumbullakët. Në të kaluaren këta plisa-qeleshe, ishin edhe më të gjatë/a, me maje më të theksuar, sepse punoheshin vetëm prej një tasllaku (polle trekëndeshe), dhe kur i ngjiteshin skajet, kapuçi merrte trajtë barizani të gjërë. Këtë lloj kapuçi mbanin pjesëtarët e fisit ilir të Dalmatëve. Kjo shihet në një pllakë guri nga Graduni, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik në Split. Kjo rrasë guri është në reliev, në të cilin shihen figurat e dy ushtarëve ilirë të zënë robë lufte, nga ushtarët romakë. Njëri nga këta dy ilirë, mban në kokë një kapuç që për nga trajta është krejt i njëjtë me plisin-qeleshen tonë të sotëm me maje të theksuar.

Në popull dhe tek punishtet qeleshepunuese, kemi dëgjuar dhe shënuar një tregim, se në Dibër dhe ne rrethina, në të kaluaren nuk mbaheshin plisat-qeleshet e rrafshtë si sot. Banorët e kësaj treve mbanin plisa të tipit të Kosovës. Mirëpo, rreth vitit 1832 Pashallëku i Kosovës me në krye Jashar Pashë Xhinollin ra në konflikt me Dibrën, duke dashur ta zgjërojë pashallëkun e tij. Me këtë rast u bë një betejë e rreptë. Jashar pashë Xhinolli, i biri i Maliq pashë Xhinollit, me prejardhje nga Luma, i theu dhe i mundi dibranët, ose siç thotë populli i shkeli. Që prej këtij momenti, dibranët mbakan plisa të shkelun, d.m.th. të rrafshtë, kurse kosovarët si fitimtarë, vazhduan ende të mbanin plisa me maje.

Nje gojedhene tjeter mbi plisin-qeleshen dhe lashtesine e tij/saj, vjen kesaj radhe nga mitologja, ku origina e saj prek çeshtjen e gjenezit, ku pikerisht ketu lindin dhe perendite vete, ku ato, jane protagoniste, mbarteset e plisit-qeleshes.

Legjenda thote se, Plisi-qeleshja, symbolizon gjysmen e vezez hyjnore, nga e cila veze doli Perendia qe krijoj çdo gje, me pak fjale krijoj jeten. Eshte mjaft interesante te vezhgosh se si p.sh. nusja kur hyne per here te pare ne shtepi te dhendrit, asaj, i duhet te ulet ne nje Plis-qeleshe te kthyer mbrapsht dhe ta vendose nje Plis-qeleshe tjeter ne koke. Ne kete tradicion kulturor Shqiptar, me ritin e nuses, ne shqiptaret, nuk bejme gje tjeter, se shprehim nje skene te gjenezit, pra, siç perendia doli nga veza hyjnore, apo veza e botrave, dhe solli jeten, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe sjell jeten ne ate shtepi ku mertohet.

Plisi-qeleshja, nuk është tipar dallues vetëm i veshjes së meshkujve. Ai/ajo është mbajtur edhe nga femrat. Plisi-qeleshja shfaqet në dy buste të Helenës së Trojës. Kësaj i bëjnë lidhje me

lindjen e Helenës prej Zeusit të shndërruar në mjellmë dhe Ledës së bukur. Nga ky bashkim lindën katër binjakë: dy meshkuj e dy femra- Kastori dhe Polluksi (njihen edhe si Dioskurët) dhe Helena e Klitemnestra. Shenja e qeleshes ne kokën e dy binjakëve meshkuj dhe të Helenës është tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi, ky është shpjegimi i bërë zakonisht, duke qenë se binjakët lindën nga dy vezë.

Personalisht mendoj se ky shpjegim është disi i pjesshëm, pasi duhet kerkuar me tej ne burimet ikonografite dhe dokumenta historike te antikitetit, biles tek dokumentat me te para te mundshme, qe te lashtet tane Pellasge kane lene ne forma te ndryshme. Kjo duhet bere, pasi vete çeshtja qe ne po ngreme ne diskutim (plisi-qeleshja) eshte nje simbol i perendive, ajo e gjenesit, ajo çeshtje qe mer forma dhe versjone nga me tendyshmet, por na sjell gjithemone ne rrenjet e popullit tone. Pershembull, plisi-qeleshja është veshje dalluese edhe për Uluksin (Ulisse)

Mendoj dhe jam i sigurte, që plisi-qeleshja ka lidhje me origjinën hyjnore të pellazgëve, mitin pellazgjik të krijimit të Universit, dhe nuk është i kufizuar vetëm te lindja e binjakëve. Por ajo që më bën përshtypje, është edhe fakti që në faqen e brendshme të veprës së njohur “Illyrici Sacri” të Daniele Farlato, Iliria simbolizohet nga një femër e cila mban në kokë një Qylaf, me ‘thumbin’ klasik që ka edhe qylafi lab. Sidoqoftë, qeleshja shqiptare është një shenjë dalluese e trashëgimisë kulturore antike pellagjike, që shqiptarët e kanë ruajtur më një besnikëri të habitshm.

E tere veshja kombetare Shqiptare, paraqet ose simbolizon “Krijuesin e Plotfuqishem”. Si per shembull, menget e gunes ose e jelekut, qe nuk vishen por perthyhen ose lidhen pas shpindes, simbolizojne krahet-flatrat e perendise. Sepse feja e vjeter, ajo origjinale Pellazge, thot: “qe kur Krijuesi doli nga veza hyjnore, ose veza e botrave, ai kishte edhe krahe-flatra ...

Ja shikoni krahet-flatrat e Perendise-Krijuesit te gjithshkaje.

Shume me vone, krishterimi ja u mbathi keta krah-flatra, enjgjeve Biblike. Por kjo eshte nje çeshtje dhe problem tjeter, ne sot duam ti deshmojme kujdo tjeter dhe botes mbare, se plisi-qeleshja jone, eshte Shqiptare dhe si te tille duam ta festojme, ne niperit e Pellasgeve-Ilijane.

Në lidhje me mbajtje e plisit-qeleshes, kemi dhe fakte historike te periudhes mesjetare dhe konkretisht mund te flasim per Betejën e Kosovës më 1389, ne te cilen moren pjesë edhe shqiptarët nga Kosova bashkë me mirditasit. Shqiptaret, edhe ne këtë rast, mbanin plisa-qeleshe të bardhë/a, po të asaj trajte që mbajmë edhe sot e kesaj dite te gjithe ne shqiptaret.

Sa me teper te stusjohet dhe te analizohet çeshtja e plisit-qeleshes, aq me shume fillon te mare dimensine historike dhe geografike gjithemon e me te medha. Kesaj radhe do flasim per nje fenomen qe perfshin aspektin Kristian, me komkretisht ate katolik. Po bej nje parashtese duke shtuar se, nuk jemi në gjendje qe të konfirmojme me egzaktesine me te madhe, se a ka dhe ne ç'baza mbeshteten legjendat popullore mbi kapelen e klerikëve katolikë, pamvarësisht nga rangu i hierarkiseqe ata kane. Gjatë meshës në kishë mbajnë kësula të bardha në formë plisi-qelesheje të tipit shqiptar. Madje të tillë i mban edhe vetë pontifiku katolik në Romë, papa.

Ndoshta kjo traditë popullore mbështetet në këto fakte historike.

Dihet mirë se pas okupimit të tokave ilire në Ballkan, romakët moren prej tyre shumë gjëra nga kultura materiale, duke përfshirë edhe pjesë të ndryshme të veshjeve popullore.

Ne monedhen me siper do shikojme nje monedhe qe i perket periudhes se Republikes se Romes. Danaro e vitit 42 para Krishtit. Eshte nje nga monedhat me te famshme ne te gjithe koherat e Romes. Nga njera ane e monedhes, do te shofim Bruto-n, me mjeker te shkurter. Nga ana tjeter e monedhes shofim plisin-qeleshen midis dy shpatave me doreza ne forme kryqi, qe sipas Romes, plisi eshte simbol i lirise. Mund ti bejme pyetje vetes shume mire: “si ka mundesi qe per Romen,nje kapele, (plisi) te jete simbol i lirise?”. Ne qoftese do ti kthehemi hitorise antike te te dy brigjeve te Adriatikut, do te shofim se kultura Pellazgo-Ilire, ka influencuar Romen me culturen e saj, zbulimet, artin, mjeshterine e zanatçinjve dhe ne aspekte te tjera, ajo (Iliria) ka ndikuar ne format e veta, si në sasi dhe në cilësi. Mjaftojme te japim nje shembull, i cili eshte i dokumentuar me se miri, ai i anies “Liburnia”, romanet, kur e pane e kopjuan dhe e adoptuan ne anijet e tyre, per vetite dhe karakteristikat e shkelqyera qe kishte ajo anie. Pataj, populli qe mbante plisin dhe qe i jepte kuptim fjales “liri”, ishte vetem populli Ilir, ishte vetem nje, ai i gadishullit Ilirik.

Ne kete rast, shikojme nje monedhe bronxi te Thesalise, (Thesalia, nje nga trevat me te medha te shqiperise se jugut, qe tashme ndodhet ne Greqi) i dates 350 para Krishtit. Ne njeren faqe, (majtas) shofim koken e Filotetes me plisin-qeleshen me maje, ndersa ne anen tjeter te monedhes, (djathtas) shofim nje gjarper (symbol Pellazgo-Iliriko) qe rotullohet ne vetvete.

Ndersa ne kete monedhe te republikes romake e perjudhes 45 para Krishtit. Nga njera ane (majtas) shofim koken e T. Carisius, ndersa nga ana tjeter, (djathtas) do shofim kapelen (plisin-qeleshen, qe romaket e quajne “beretto di vulcanio”(kapelja e vullkanit), shpjegimi i ketij emri, eshte pikerisht per formen karakteristike qe ka kjo kapele e cila eshte e njejte me formen e plisit-qeleshes tone Shqiptare.

Le te vazhdojme te qendrojme akoma ne periudhen dhe token romake, duket se një lloj këmishe ose pelerine, që romakët e quanin tunika (tunica) e moren nga fisi dalmat i ilirëve, sepse atë e quanin dalmatika (dalmatica). A është e mundur të kenë përvetësuar edhe kësulën e bardhe ilire? Më vonë kjo veshje, duke pësuar ndryshime, dalë e ngadalë doli nga përdorimi i përditshëm. Ajo u ruajt dhe qendroi duke u përdorur vetëm në kishën katolike (e cila per vete rolin qe kishte, ate konservator, ne krahasim me jeten publike romake) dhe ruhet akome sot e kesaj dite dhe quhet dalmatika. Kesula jone, hyn në përdorim ose vishet nga priftërinjte, vetëm gjatë meshës.

papë Klimenti XI (papa me prejardhje shqiptare), shekulli XVIII

Në krijimin e gojdhanës për kësulën e bardhë të papës që i përngjet plisit-qeleshes tonë të rrumbullakët (jo e atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar edhe një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u muar vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe.

Papa Benedetto XVI Joseph Ratzinger

Po te analizojme dhe ti thellojme te gjitha ato që thamë më sipër, se papët me të vërtetë mbajnë kësulë të bardhë të rrumbullakët, shumë të ngjashme me plisin shqiptar, atëherë mund te dale nje teze plotësisht me e qartë, se nga rrjedhin këto gojëdhëna popullore. Duhet investuar me teper ne kerkimet e studimet e kultures tone te lashte, ne menyre te tille e bejme ate me te njojtur ne nivelet internacionale dhe e ruajme nga vjedhjet dhe imitimet e fallcificatoreve tane fqinje.

Presidenti Bill Clinton me qeleshen shqiptare ne dore

Ndërgjegjësimi i kulturës shqiptare është mënyra më e mirë për të ruajtur traditat tona e të stërgjyshëve te lashtëve Pellazgo-Ilire. Shqiptarët e Kosoves dhe te Maqedonisë së lashtë, (që nuk ka të bëjë me atë vënd sllav) kanë bëre hapat e para për të ruajtur simbolet tona që paraardhësit tanë kane lënë në histori. Për këtë arsye duhet qe plisi-qeleshja Shqiptare, të perkujtohet në të gjitha rajonet e Shqiperisë, dhe jo vetem në Kosovë dhe Maqedoni. Ka ardhur koha, qe te veprojme dhe te mendojme si nje komb i vetem, pasi kemi nje kulture, te njejtat zakone dhe tradita. Qëllimi yne është që siç eshte dita e pavaresise se Shqiperise, që njihet si Dita e Flamurit, le të njihet edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës si DITA E PLISIT. DITA E PLISIT, do nderoje simbolin dhe kulturen e te lashteve Ilire. Kur nje popull, nuk njeh te kaluaren e tij, nuk mund te perfytyroje dhe te ndertoje te ardhmen e tij. Kur te ngreme flamurin Shqiptar per diten e pavaresise, le te fiksojme ne memorjen tone, se per ne shqiptaret ka lindur nje dite e re, ajo e dites se plisit-qeleshes, e cila do jete e lidhur ngushte me diten e pavaresise te Kosoves. Populli i zgjedh vete ditet qe do festoje dhe as nje nuk ka te drejten qe ti shtoje apo ti heqe ditet simbolike qe ai do te perkujtoje. Ky simbol, midis shume simbolesh te tjera, i ka shoqeruar stergjysherit tane ne te gjithe historine e lavdishme te tyre, e cila ka ardhur deri ne ditet tona. Nuk me ngelet gje tjeter, veç tju uroj te gjithe shqiptareve dhe ti uroj vetes time GEZUAR DITEN E PLISIT.

Bibliografia:

- Gazeta Rilindja, më 31.10.1970, Prishtinë, Prof. Dr Mentor Disha, Prishtinë.

- TO MRS. BYRON, Prevesa, November 12, 1809

-- Albania Antica di L.M. Ugolini - vol. 1 Luigi Maria Ugolini me 1927

-Gjuha e Perendive, Aristidh Kola 2003

- Antonio Canova 1757-1822 Helen of Troy

-“Illyrici Sacri” të Daniele Farlat

- Enciclopedia italiana, (vol. XVIII, pag. 834)

-Iliret, historia, jeta, kultura simbolet e kultit, Aleksander Stipçeviq

1960.
alb-observer


Dita e plisit për të gjithë shqiptarët Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi