Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 1:30
Pergatiti:
Dorina Topollaj
Qamil Xhani


Shekulli i 14-të. Ja ç`shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e
dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të
katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot,
siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në
kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi,
(një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t`u
priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t`i linte të vdisnin në
agoni"
Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku
ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I
shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse
këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i
fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të
Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë
peng marrëdhëniet mes dy popujve.
Një "peng" që e ka zanafillën që
kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë
grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për
Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës,
s`do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e
banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për
greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë
incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100
prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm
pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së
marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë
ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes
luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra
shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e
Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin
1996.

Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat
greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur
territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u
organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të
Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur
pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si
kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio
Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u
interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e
Janinës dhe krahinave përreth.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër,
20 dhjetor 1912

Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u
kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e
Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të
aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene.
“Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur
në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në
Londër.

Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

Ushtria
greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli
Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të
Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë,
krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos
t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve
çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi
Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

Komisioni i
Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

Ndërkombëtarët vendosin të
zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision
kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën,
Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të
pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe
banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe
grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet
të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe
incidente.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

Konferenca
e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e
Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i
dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë
“Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të
burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si
“Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë,
duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

“Protokolli
i Firences”, 17 dhjetor 1913

Është dokumenti që caktoi kufijtë e
sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli
në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke
pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa
dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38
mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë
rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi,
Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndërsa
Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare,
në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë
në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet
duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë
Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth
40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e
Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

Masakrat në Përmet, 25 shkurt
1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i
përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria
greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku
i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një
kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit.
Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i
merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i
mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

Protokolli
i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha
njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve”
dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të
saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua
besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e
Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një
administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la
ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet
greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi
të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek,
Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli
krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e
Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht
qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta
ndihmonte me ushqime dhe me armë.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritë
e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para
dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish
arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte
propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i
Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në
një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u
largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

Konferenca e
Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve
shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës
së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon
aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk
kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri.
“Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë
që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë
qytetërim”.

Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

Greqia
me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të
kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte
të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto
kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën
çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti
shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por
greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

Përplasja
e shifrave, 1921

Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë
dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që
ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në
territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e
Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të
regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky
numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka
arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

Shkëmbimi i çamëve
me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i
ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la
jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe
Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin
e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy
vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e
Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre
preferoi të vinte në Shqipëri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23
gusht 1923

Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën
dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve
për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u
akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në
ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së
bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi
vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

Fan Noli për
Çamërinë 22 gusht 1924

Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë
Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli
në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë
në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe
çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të
sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen
në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë
në Greqi.

Incidenti mbretëror, prill 1939

Greqia ishte i
vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas
pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të
kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me
tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan
çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha
Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen
mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish
me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka
bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e
një princi në tokën e tyre.

Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

Pas
shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar
protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione
që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i
internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i
tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për
ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e
internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipëria
në Luftën Italo-Greke, 1940

Pak e çuditshme, por lufta
Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një
nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e
tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të
paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë
si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës
popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

Greqia
shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke,
Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i
Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për
nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë
amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin
vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë
personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë
komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

Vrasja
e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

Sulmet greke në territorin
shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor
1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit
të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët
shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e
cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të
keqllogaritjeve të sulmit.

Protesta e shqiptarëve për pushtimin,
28 nëntor 1940

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke
fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça,
Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan
këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase.
Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës,
ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë.
Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat
greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

Shifrat e
terrorit çam, 1940

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si
një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër
ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz,
rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan
plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u
ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me
thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të
gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për
krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me
italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

Masakra
e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte një nga
gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i
lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e
tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25
qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë
brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe
fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga
masakrat më të egra të grekëve.

Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor
1944

Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin
se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në
jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që
as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan
Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se
forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë
mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të
Vorio Epirit.

Incidentet në Konispol, 1944

Në linjën e mosnjohjes së qeverisë
që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit
edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të
regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator,
artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel
në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje
ndaj popullsisë civile.

Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha,
Uashington, 9 korrik 1945

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas
Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që
pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj
përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet
territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për
mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi
komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

Greqia
kërkon kufijtë, Paris 1946

Përveç incidenteve, Greqia në
përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e
Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e
SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin
për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë
të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë
në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u
kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po
bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

Greqia kundër
pranimit të
Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946

Pas përfundimit
të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të
Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç
mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo
të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së
Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në
OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet,
pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka
plotësuar të drejtat e minoritetit.

Sulmi në Radat, gusht 1946


1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio
Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200
ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat.
Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë.
Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në
gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria
shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

Greqia, nuk
njeh luftën shqiptare, 1946

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe
Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të
tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që
bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u
përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që
Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore
dhe e kërkuan këtë publikisht.

Propaganda e zyrtarëve grekë, 20
shkurt 1948

Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të
përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një
zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të
mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha
mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët
tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda,
Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë
hesapet me Shqipërinë”.

Propaganda për pushtimin
e Shqipërisë,
1949

Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për
Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte
partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë
hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër
qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin
propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes
radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit
shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin
greko-shqiptar.

Robërit grekë në Shqipëri, 1949

Një
skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare
pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin
grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë.
Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte
marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi
se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për
të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

7 orë
luftë në Vidohovë-Devoll,
2 gusht 1949

Artileria greke qëllon
me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën
tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione.
Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë
dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi,
Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u
plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti
të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e
grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

Kërcënimi i
gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht
1949

Qëllimet
greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por
edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata
anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi
në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem
Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një
gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë
proteste.

Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

Pas
Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit.
Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim
të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të
mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan
kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i
zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e
predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg
kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

Bombardimi i
Menkulasit, 5 gusht 1949

Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e
1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në
komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e
mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur
në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë
në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër
të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave
monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

Beteja e Vidohovës, 7 gusht
1949

Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes
shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur
të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër
me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë
popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat
kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna
në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm
një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

Rrëzimi
i avionit grek, gusht 1949

Përveç forcave tokësore, ushtria
greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke
depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e
armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një
trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta
detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj
kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u
kap rob.
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 1:33
Sulmi grek i 12 gushtit 1949

Përreth gjashtë orë në mëngjesin e
12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të
vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria
dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në
drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u
zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë
shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin.
Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u
përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

Vrasja e
komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

Mëngjesin e 13 gushtit
forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan
kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte
që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin
Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit
Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli.
Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë
kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë
26 ushtarë grekë.

Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

Mëngjesin
e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e
mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh
“Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë
grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në
katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e
Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u
shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

Bilanci
i një lufte të pashpallur, gusht 1949

Në bazë të komunikatave të
Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e
ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë
dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u
shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e
lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të
mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë
greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën
robër.

Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

Arsyetimi
grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin
qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha
armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe
3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka
qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u
arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e
saj.

Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

Përveç
incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve
sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u
zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky
gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të
vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim
Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën
tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një
plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

Krijimi i organizatës
antishqiptare “MAVI”

Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek,
Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon
organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit).
Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon
Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin
themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke
për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte
regjimi komunist.

Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

Provokacionet
dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një
grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në
tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që
shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari
Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së
përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

Incidenti
në malin e Gramozit, 24 maj 1950

Provokacioni i 24 majit ishte
një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me
artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte
territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me
armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin
tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të
vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën
materiale.

Memorandumi i Ministrisë
së Jashtme greke, 7 gusht
1952

Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një
dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë.
Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke.
Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist
dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin,
sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin
1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër
ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

Përplasja
Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

Shteti shqiptar me anë të
kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e
Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i
Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte
se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë
Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i
hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë
sesa zakonisht.

Agjenti “Papastrati”, 1971

Në vitet 1971,
në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që
kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive
të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili
ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve
sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio
Epirit.

Fondi i Ministrisë së Jashtme
greke për shqiptarët,
Athinë 1980

Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike.
Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen
e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek
Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë
ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar
raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave
shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së
Madhe.

Parlamenti grek lë në
fuqi Ligjin e Luftës, 1987

Qeveria
e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes
Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes
dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe
deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk
ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti
i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

Ramiz
Alia, 1991

Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz
Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes
Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin
shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato
greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica
shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar
dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e
cilësoi këtë si një provokacion.

Incidenti me priftin grek,
Tiranë,
28 qershor 1993

Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si
fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu
Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas
autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky
prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare
harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si
Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për
këtë incident.

Plani i Miçotaqisit,
Athinë, 14 korrik 1993

Kryeministri
grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të
përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas
Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e
grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të
priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën
minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin
status që do të merrte Kosova.

Projektkushtetuta, Tiranë 1994

Një
nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që
marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër.
Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës
shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare.
Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri
kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë
shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

Masakra
e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

Më 10 prill, në orën
02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke
hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një
reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini,
kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio
Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon
lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti
për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet
nga Nikolas Gejxh.

Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

Maskara
e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note
proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe
ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte
më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku
që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast
tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

Berisha
dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

Vizita e parë e
Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio
Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një
medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku
të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk
pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste
për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut.
Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

Berisha-Gejxh,
Boston, 19 shtator 1994

Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit
Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua
në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas
fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që
përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të
drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për
numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

Arrestimi
i të pestëve, shtator 1994

Arrestimi i pesë krerëve të njohur të
organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet
greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor
të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i
Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes
minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë,
Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta.
Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata
në vitin 1995.

Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

Departamenti
Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për
lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës
vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës
mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë,
shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare
për këtë çështje.
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 1:34
Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth
400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi.
Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë
diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet
fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra
mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4
operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

Vrasja
e tre ushtarëve grekë, 1995

Një post kufitare grek ndalon në maj
të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një
çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve
të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu
shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat
greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë
më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit
të Kakavijës.

Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

Kongresi
i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë
dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio
Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria
shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të
shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të
ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

Gejxh, “non
grata” në Shqipëri, 1995

Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh,
i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë
në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës
që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh
është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit
për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se
në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

Deklarata e
zyrtarit grek, gazeta
“To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995

Një
nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar
të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas
zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi
homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës
i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me
gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të
sigurt”.

Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

Kur
ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo
shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në
qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj
kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që
shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë
lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

Zgjedhjet
parlamentare 1996

Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të
rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht
për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”,
faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si
destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar
sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

Trakte
antishqiptare në Jug, 1997

Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më
në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia
hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio
Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti
grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të
tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

Zv.ministri
grek në Shqipëri, 17 mars 1997

Në protokollin e çdo shteti, një
anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër
zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek,
Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi
kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në
Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje,
ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak
muaj më pas.

Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars
1997

Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë”
drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes.
Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i
andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë.
Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të
ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë
shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

Flamuri i Vorio
Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

Gazetarët grekë jepnin
pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug,
sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza
aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është
greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e
vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe
autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

Organizata greke, “Të mbrojmë
trojet tona”, mars 1997

Në mars të 1997-s, një nga organizatat
greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin
drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i
Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në
"vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment
të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart
e tyre”.

Faktori grek, “Corriere della Sera”
Romë, 12 mars
1997

Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në
1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della
Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i
njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij
personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për
vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga
udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

Incidenti në
Vidohovë, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës
janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj
greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi
të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani.
Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke.
U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por
deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në
vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

Tentativë
rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

Pas ngjarjeve të marsit
1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar
kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati
dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më
25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan
të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm
ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një
përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar
Rezart Medolli.

Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

Rrëmbimi
i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes
dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në
autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së
shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi
kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për
punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të
Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

Pengmarrja
e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

Aleksandër Nana ishte
shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek
vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus
në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai
pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe
ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe
nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar
paratë.

Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999


shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos
të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i
armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas
disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve
dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë
më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer
këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

Policia
greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

Një skaf i
policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në
ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me
zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore
është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është
zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte
thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

Zgjedhjet në Himarë,
Tetor 2000

Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit
grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në
Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit,
kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë
kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë
premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti
shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

Vrasja
e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

I riu shqiptar Gentian Çelniku
ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të
lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që
për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë
greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë
Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se
vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më
vonë është liruar nga gjykata greke.

Racizmi me fëmijët
shqiptarë, 25 tetor 2003

Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u
pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin
grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në
ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i
shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky
incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe
atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë
reagim nga shteti shqiptar.

Vrasja për një fjalë, Aleksandër
Lufo, Athinë 2003

Aleksandri është viktima e radhës ndër
emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të
gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është
qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit
mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas
policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin
sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23
shtator 2003

Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në
kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e
ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga
ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i
shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në
ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që
mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri
vrasjen.

Papandreu për Himarën, Athinë 2003

Zgjedhjet në
Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve
greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak
incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera.
Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në
Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të
konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo
pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet
antishqiptare.

Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

Fitorja
e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një
tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me
thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po
festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me
thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes
shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin
“Omonia”.

Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht
2004

36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në
Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima
shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u
bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar
dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por
polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i
shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik
në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

Vrasje për këngë
shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në
një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë
shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë
nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po
festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes.
Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte
parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

Papulias
anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

Dy vite më parë,
incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të
lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej
me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më
parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj
protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin
për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe
anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

Vrasja e Edison Jahaj,
Kretë, 1 janar 2006

Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e
një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes
shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo
të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë
më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve
dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u
vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një
vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri
protestash.

Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

Hapja
e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes
politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i
shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por
qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e
saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së
qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj,
ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi
politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

“Zhvarrimet
në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

Zhvarrimet në Kosinë
shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.
Prifti ortodoks Vasili
Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë
të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza
shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë.
Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit
Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë
në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në
prokurori.

Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

Lojtarëve
shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u
kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë
identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me
ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i
Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e
Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke
shënuar në këtë mënyrë një incident.

Viedoja greke, 4 mars 2007

Një
marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka
acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në
internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke
dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të
bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi
reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i
kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i
Jashtëm grek.

Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

Goli
i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar
shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon
Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë
mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe
bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe
shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me
autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 1:35
ahahah shkrim i bukur...gjithsesi sa per shkrime te tilla qe flasin kunder njeres apo tjetres pale mund te gjej e une sa te duash,une nuk i njoh personazhet historia jone sflet per asnje Thanas personalisht e as per shtetin e tij se mund te kete bere lufte kunder nesh,keto mund te jene shuma cka por qe smeren per baze...klm
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 1:39
Provokacionin grek te 1949 se ke mesuar ne shkolle Arjana?

Vetem po ta kesh bere ne greqi shkollen mund te mos e kesh mesuar Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 721253
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 1:43
e kam mesuar dhe e di per cfare flet Arven kjo qe thua nuk qendron e shkollen e kam bere ne Shqiperi sa per dijeni Very Happy
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 3:02
Arjana Glaucias degjo pak un po them mendimin tim tani jo shum tema te keti debate per arsye se ka njerez ketu qe keqkuptohen edhe ka njerez qe fillojne bejne dallimi sado ne qe i urrejme ata per cfar flitet si per Greqine me sa shikoj ..po keto jan tema qe diskutohen ne nje vend ku i japin me shum rendesi edhe ku ka njerez qe din ti pergjigjen sepse nuk kam deshire te lindin debatet mes antarve nuk dua te perqahet asnje edhe asgje

Une thashe mendimin tim ju mereni si te doni me rrespekt Klea
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 3:06
ke te drejte klea ne fakt edhe rregullorja e forumit nuk lejon tema e debate rreth politikes e diskutime te tilla per arsyen qe the e ti me siper,por per shkak se anetari me siper e solli kete shkrim per te me vertetuar mua se qendron dicka e till i duhej nje pergjigje,megjithate tema mund te mbyllet e personi besoj do kuptoj arsyen...
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mon 27 Dec 2010 - 3:11
Temen mund ta zhvendosni ne forumin perkates dhe le te diskutohet aty.
Ne nuk do ndajme tokat thjesht do diskutojme klea Very Happy
Sponsored content

Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007 Empty Re: Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi