Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Kosova përkrah financiarisht sportistët, Majlinda Kelmendi dhe Dritan Kuka

prej Tue 2 Jul 2013 - 21:34
Majlinda Kelmendi do ta ketë përkrahjen e plotë nga shteti, për Olimpiadën e vitit 2016 në Rio të Brazilit.
Xhudistja kosovare, së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka, të martën, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë për Kulturë Rini e Sport, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Federatën e Xhudos, për përkrahje financiare.
Nga ky memorandum do të përfitojnë sportistja më e madhe kosovare dhe trajneri i saj, pasi që Ministria do t’i mbështesë ata financiarisht për ciklin Olimpik 2013 – 2016.
Aktualisht xhudistja e parë në ranglistën botërore me gjithë ofertat tunduese nga shtetet e tjera, nuk do të ketë më arsye për t’u brengosur për financat lidhur me përgatitjet për Olimpiadën.
Trajneri Driton Kuka u shpreh i lumtur për mbështetjen katërvjeçare që do ta ketë ai dhe Majlinda në ciklin olimpik.
Nënshkrimin e këtij memorandumi e kanë përshëndetur edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili beson se kjo do të jetë shtytje për të gjithë sportistët që të arrijnë suksese dhe të punojnë më shumë.
Ndërsa kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka ka thënë se ky është një hap i madh për sportin kosovar, e veçanërisht për xhudon.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi