Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Është 8 muajshe shtatzënë, por vuan nga anoreksia Empty Është 8 muajshe shtatzënë, por vuan nga anoreksia

Thu 4 Jul 2013 - 20:50
Është 8 muajshe shtatzënë, por vuan nga anoreksia Thumb_250x150Holly Griffiths është një nënë 21-vjeçare e cila pret të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo jeton në Greenwich të Londrës dhe duket se çdo gjë është mëse normale për të. Por e veçanta me Holly-n është se ajo edhe pse është në muajin e tetë të shtatzënisë, peshon vetëm 50 kile. Kjo nënë e re vuan nga anoreksia dhe bën shumë përpjekje që të mos dobësohet më shumë, me qëllim që të mos dëmtojë vogëlushen që pret të sjellë në jetë.

Nëse do ta shikonte dikush, nuk mund ta besonte që kjo grua është në muajin e tetë të shtatzënisë. Holly ka plot tetë vjet që lufton me anoreksinë. Të njëjtin problem kishte edhe kur ishte shtatzënë për herë të parë. Por tashmë djali i saj Dylan ka mbushur tre vjeç.

Sipas “Daily Mail”, gjatë shtatzënisë së parë, organizmi i Holly-t u dobësua aq shumë, sa që foshnja që përpiqej të rritej brenda saj, i theu një nga brinjët! Ndërsa këtë herë ajo ka shtuar përpjekjet, me qëllim që fëmija e saj të mos pësojë asgjë.

“E di që duhet të ha, më shumë për beben, por e kam shumë të vështirë. Zëra brenda vetes më thonë që jam e shëndoshë. Kur mësova që mbeta shtatzënë, u tmerrova nga frika se mos shëndoshem. Fillova të vuajta, filluan të vjellat në mëngjes dhe anoreksia ime u përkeqësua”, tha ajo.

Tashmë për të kujdeset një mjek i specializuar për shtatzënat anoreksike. Pritet që të lindë tre javë më vonë. “Për fat të mirë, vajza ime ka përmasa fiziologjike dhe mjekët janë të kënaqur. Përpiqem të ha fruta të thata dhe djathë si dhe të pi lëngje frutash. Nuk do ta duroja dot, nëse fëmijët e mi do të vuanin njësoj si unë. Nuk do t’ia falja kurrë vetes. Ndaj përpiqem të largoj zërat brenda kokës dhe të bëhem mirë për hir të tyre”, shton ajo.

Bashkë me të fejuarin e saj, u çuditën kur mësuan se do të prisnin fëmijë herën e parë, pasi shanset që diçka e tillë të ndodhte, ishin pothuaj zero. “Gjithmonë kam dashur që të krijoj familje, por me këtë problem që kisha dhe në moshë kaq të re, nuk isha e gatshme. Fillimisht m’u duk e tmerrshme. Mendoja se si mund ta kontrolloja peshën me një fëmijë brenda meje. Nga njëra anë mendoja për shëndetin e fëmijës dhe nga ana tjetër, nuk më pëlqenin ndryshimet që pësonte trupi im”, tha ajo.

Holly ka pasur probleme me shëndetin që kur ishte 8 vjeçe. Ajo ndiqte mësime baleti dhe presioni që ndjente lidhur me trupin e saj, që duhej të ishte sa më e hollë, ishte shumë i madh. Kështu, filloi të priste ushqimin dhe të bënte shumë gjimnastikë. Kur ishte 12 vjeçe, peshonte vetëm 31 kg. /alb-observer.com/
Është 8 muajshe shtatzënë, por vuan nga anoreksia Holly2_580x491

Është 8 muajshe shtatzënë, por vuan nga anoreksia Hollz3_306x406

Është 8 muajshe shtatzënë, por vuan nga anoreksia Holly5306x490_306x490

Është 8 muajshe shtatzënë, por vuan nga anoreksia Holly4_580x377
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi