Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default E madhe je Shkurte Fejza!

prej Mon 27 Dec 2010 - 16:25
Autostrada moderne gjermane ishte e stermbushur me makina ate dite, si gjithmone une kisha bere nje fytyre te merrolur ne kolonen ku duhej te udhetosh me 30 km/h. Nje shoqe qe ishte e ulur perpara me tha- shiko,tani do te leshojme nje muzike te vertete shqiptare qe te duket se vjen nga damaret e gjakut tone.
Zeri i ciftelise qe une gjithmone e lidhi me shpirtin shqiptar pershkoi makinen tone moderne. Vertete tingellonte aq bukur dhe pa dashur emocionet me kapluan gjithe trupin, kishte nje kohe te gjate qe nuk kisha degjuar kengetaren qe me sjell vendlindjen kudo qe jam- te mrekullueshmen Shkurte Fejza.
E mbaj mend shume mire edhe pse kam qene i vogel kur ajo kendonte: "Erdha nga qyteti ne fshat te jetoj,me ju vellezer e motra bashke te punojme", ishte koha kur per here te pare zeri i saj aq i embel kishte gjetur vend ne cdo familje shqiptare dhe une e quaja shkendija e lirise, sepse me jepte nje ndjenje qe kultura dhe tradita jone mbijetonte nepermjet ketyre tingujve. Edhe pse jetonim ne nje kohe te veshtire ku shqiptaret ishin te nencmuarit e shekullit Shkurtja jone vazhdonte te na percillte me kenget e saja dhe gjithmone per mua zeri i saj kishte nje kuptim te vecante, ajo ishte kengetarja e femijerise sime ose te them me mire femijerise sone dhe si e tille ajo ishte shume e afert, si te thuash pjese e nje ekzistence te veshtire.
Sa here kam menduar qe t'i them ne ndonje menyre se eshte nje kengetare qe me stilin e saj ka mbijetuar nderrim gjeneratash duke mbetur gjithmone origjinale dhe e thjeshte, ti them qe e ndjejme ate qe ajo deshiron te thote nepermjet kengeve te saja. Me vjen nje deshire qe nepermjet nje shkrimi te them disa fjale per kete thesar te kenges shqipe dhe te shpreh respektin per natyrshmerine dhe thjeshtesine e saj. Ne kohen kur ujerat e shtetit te felliqur jugo-sllav kishin filluar te trubulloheshin edhe me shume ishte Shkurte Fejza qe ne nje menyre shume kuptimlote dhe simbolike na lidhte me Naimin e madh qe i kishte shkruar tokes sone me nje bukuri te pakrahasueshme; Shkurtja jone na e solli kete dashuri nepermjet kenges "Shqiperi(Malesi,Kosove) o nena ime", kjo kenge ishte vertete nje motivim i fuqishem per shume njerez qe edhe me teper te lidheshin per identitetin tone ne rrugen tone per te qene te lire. Eshte shume interesante se sa mund te levize nje kenge qe sa here t'a degjosh te jep nje ngrohtesi ne shpirt.
Gjeja me e bukur eshte origjinaliteti i saj, une e mbaj Shkurten ne mend gjithmone te tille: nje kengetare qe kendon nga zemra, nje vajze e tani edhe nene e urte me tipare shume shqiptare qe per mua jane shume te bukura sepse jane vecanti qe na dallojne nga te tjeret, nuk jemi as me te mire e as me te keqinj por thjeshte jemi te ndryshem nga te tjeret dhe mua me duket shume moderne dhe civilizuese.
Ne fund vetem dua te them qe zeri i saj eshte nje melodi mbijetese, nje ze qe i kendon kultures, heronjeve dhe bukurise se atdheut tone e per ne ketu ne gurbet kjo ka gjithmone nje kuptim te vecante.Do te kisha deshiruar qe edhe shume gjenerata qe rriten ne gurbet te degjojne zerin e saj sepse kjo eshte nje lidhje me te qenurit pjesetar i ketij kombi.Le te mbetet ne veshet dhe zemrat tona kenga e Shkurtes se rritjes dhe jetes sone. Te them edhe je here qe je e madhe o Shkurte Fejza dhe lutem qe edhe shume vite te mbetesh zeri i embel i gjuhes sone te bukur
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: E madhe je Shkurte Fejza!

prej Mon 27 Dec 2010 - 16:25
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi