Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Vetëm në Strugë, për dasma në vit shpenzohen mbi 5 milion euro

prej Sat 6 Jul 2013 - 15:24
Ka një kontradiktë midis situatës së përgjithshme ekonomike, e cila konsiderohet shumë e rëndë në vend dhe luksit të madh të pranishëm në dasmat dhe gazmendet familjare, sidomos të popullatës shqiptare.
Vetëm në Strugë, për dasma në vit shpenzohen mbi 5 milion euro 5D65F26FB383B194E95BCCEC751C376C
Dasmat jo vetëm që shënojnë një nga evenimentet e jetës njerëzore, por ato gjithnjë e më shumë po marrin një rol komercial, duke u bërë “ushqim” për një sërë biznesesh dhe një industri e vërtetë fitimprurëse. Në fakt, ka një kontradiktë midis situatës së përgjithshme ekonomike, e cila konsiderohet shumë e rëndë në vend dhe luksit të madh të pranishëm në dasmat dhe gazmendet familjare, sidomos të popullatës shqiptare.

Gati të gjithë e kanë kuptuar tanimë se këto ceremoni familjare rëndojnë shumë mbi buxhetin e varfër të familjeve tona, por si për inercion askush nuk po i vë fre dorës, kur bëhet fjalë për harxhimet që kryen në këso rastesh.

“Kam dasmë sivjet dhe jam shumë e lumtur për këtë. E martoj djalin e vetëm dhe dua që gjithçka të shkojë siç është më së miri. Do të harxhohem pak, por ia vlen. Arrita ditën që të martoj djalin tim të vetëm. Ai punon me ne në Zvicër dhe jam shumë lumtur që po martohet me një vajzë nga Struga”, thotë një zonjë 47 vjeçare për Portalb.

Ajo, tregon se ka ardhur më herët se familjarët e saj nga kurbeti, për të përgatitur terrenin për dasmë, sepse , siç thotë vetë koha ikën shumë shpejt, dhe dita e dasmës po afron. Por, kur e pyesim për harxhimet që ka bërë, thotë se ata janë të shumta.

“Nuk di me saktësi se sa mund të jenë, por kujtoj se me siguri e kalojnë 10 mijë euroshin. Rreth 5 mijë euro shkojnë vetëm për natën e dasmës, sepse duhet të paguhet hoteli, muzika, këngëtarët, etj. Këto për atë natë, ndërsa harxhimet tjera e kalojnë me siguri këtë shumë”, thotë ajo, por pa u bërë pishman që po derdh gjithë ato para për gëzimin e familjes.

Është e vërtetë se ata që kanë të bëjnë dasma dhe gazmende tjera familjare duhet të mendojnë mjaft mirë për thellësinë e xhepit të tyre dhe të përgatiten për këtë ditë, por nga ana tjetër organizimin e tyre mezi e presin pronarët e bizneseve tjera, të cilat nuk janë të pakta, por përkundrazi janë të shumta dhe po zgjerohen gjithnjë e më shumë.

Për organizimin e një dasme, apo gazmendi tjetër familjar, ai që bën dasmë duhet t’i sigurojë të gjitha parakushtet, biles duke rezervuar pjesën më të madhe të shërbimeve me muaj përpara për shkak të mungesës së termineve të lira, ndërkaq për t’i siguruar këto shërbime nuk kalohet gjithaq lehtë financiarisht.

Pronarët e objekteve hotelierike thonë se biznesi po ju ecë mirë, ndërsa ky sukses në pjesën më të madhe lidhet me përfitimet nga dasmat dhe gazmendet tjera familjare.
Vetëm në Veleshtë, të Strugës, aktivitetin e tyre hotelierike zhvillojnë 2 hotele dhe nëntë restorante, të cilët mbijetojnë falë këtij aktiviteti.

“Është interesant fakti, se tani në Veleshtë, ceremonitë familjare krahas shqiptarëve i organizojnë edhe maqedonasit. Kjo praktikë më herët nuk ishte pranishme. Bashkëqytetarët tanë maqedonas gjithnjë e më shumë po vendosin të organizojnë gëzimet familjare në ambientet e hotelit “Diplomat”, thotë pronari Gajur Kaba.

Dhe, pikërisht një nga punët kryesore, edhe për shkak të shumës që duhet të ndajë për këtë qëllim, është sigurimi i objektit hoteliero-turistik, ku do të organizohet ceremonia e dasmës.

Shujta në këto objekte për këso rastesh, për një person varion nga 8 deri në 20 euro, kurse kur të kihet parasysh numri i madh i të ftuarëve, atëherë mund të mirret me mend se sa i kushtueshëm mund të jetë ky shërbim.

Element tjetër me rëndësi është sigurimi i këngëtarëve dhe muzikës , ndërsa edhe ky shërbim edhe për rëndësinë që ka mund të konsiderohet ndër më të shtrenjtët, gjë që kuptohet mvaret nga emrat e këngëtarëve- (ve )dhe muzikantëve.

Por nuk janë vetëm këto biznese që përfitojnë në këso rastesh, punët lidhen zinxhir , ndaj edhe flitet për komercializmin e dasmave tona. Kështu, krahas hotelit dhe muzikës, pastaj vijnë harxhimet për garderobën e dhëndrrit dhe të nuses, pastaj garderobën, sidomos të grave dhe vajzave pjesëmarrëse nëpër këto evenimente familjare.

Gjatë sezonit të dasmave nëpër sallonet e ondulimit nuk ka termine të lira, pastaj bizneset tjera, si fotografët, kameramanët, dekoruesit e veturave dhe objekteve, shtypshkronjat janë deri në fyt me punë. Për të gjitha këto shërbime ndahen mjete të majme financiare të cilat i mbajnë gjallë të gjitha këto biznese.

Vetëm në rajonin e Strugës sipas shifrave që dalin nga Zyrat e Vendit, të cilat evidentojnë lidhjen e kurorave të çifteve, brenda çdo viti evidentohen mbi 300 dasma. Dhe, kur të kihet parasysh që vlera e harxhuar për një dasmë kap shumën e së paku rreth 15 mijë eurove, atëherë del, se kjo “industri” arrin të kontojë mjete në vlerë prej mbi 5 milion eurosh në vit.portalb


Vetëm në Strugë, për dasma në vit shpenzohen mbi 5 milion euro Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi