Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja! Empty Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja!

Sun 7 Jul 2013 - 13:52
Message reputation : 100% (1 vote)
Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja! Thumb_250x150Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja!

Nga Altin Kocaqi

Para disa kohësh, akademikët sllavë na sulmuan se ne jemi "ardhacakët e fundit në këto anë" ndaj edhe duhet te ulim kokën e të asimilohemi. Gjuhëtarë e historian u zgjuan me vonesë dhe ju kundërpërgjigjen... por sllavët si komb i organizuar që janë "u tërhoqën" edhe deklaruan se çështjen do ta zgjidhim në rangë akademikësh".

U kalua në heshtje rikthimi i enciklopedisë sllavomaqedonase pasi gjuhësia jonë nuk ka dhënë as një provë për dokumentimin e shqipes në lashtësi.

As Çabej e Shuteriqi, as Buda e Pollo, as Demiraj, Topalli e Mansaku, askush prej tyre nuk ka dokumentuar ndonjë prove gjuhësorë të shqipes në lashtësi... Të mos flasim për të rinjtë, si Mark Marku e Ledi Shamku që janë një rastësi e mbeturinave bolshevike në fushën e gjuhës. Akademikët tanë janë tipik të Kosta Barjabës që financohen nga fondacione greke... por edhe grekëve nuk po ju dalin llogarit ndaj edhe akademikët tanë janë turrur të bëjnë xhepistët në perëndim, ashtu si Barjaba.

Me bazë kryen e gjuhësisë evropiane F Bopp, G Stier, A Pott, D Camarden etj, gjuha shqipe është gjuha më e vjetër e gjuhëve evropiane., por çuditërisht Ledi Shamku me "gjerdanët e librave që përkthen me taksat e shqiptarëve" nuk është interesuar të përkthej kryen e gjuhësisë evropiane por na ka përkthyer Meyerin që fjalorin e shqipes ja kushton serbokroatit Miklosich!!!, dhe përfundimet e tija janë se ne i mbajmë këto truaje pas shek 10 e s=pas serbeve.

Të pyesësh sot Ledi Shamkun, Mark Markun, Kolec Topallin, Seit Mansakun edhe Shaban Demirajn për dokumentet me të lashta te gjuhës shqipe, këta do të drejtojnë mbas shek 13 e s. Kryen e gjuhësisë evropiane e kanë lënë në harresë edhe vazhdojnë njësoj si sllavët e grekët të mbajnë qëndrim unik për gjuhën shqipe.

Le të supozojmë se dijetarët tanë u poçen si kungulli në hijen e bolshevizmit edhe nuk i njohin punimet e kryes se dijes evropiane... por kur vetë Eqerem Cabej ju ka thënë se: “Një interes të veçantë për gjuhësinë shqiptare paraqet çështja a ka ndonjë lidhje midis gjuhëve ose gjuhës sësubstrakteve paragreke të Greqisë së vjetër dhe gjuhës shqipe, ose mbeturinave të atyre substrakteve në këtë gjuhë. Ky problem lidhet me emrin e Pellazgëve e të pellazgjishtes”.

Eqerem Çabej. “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe I”, f 90 sh b “Çabej”, Tiranë 2008

Atëherë ç’presin këta gjuhëtarë parazitë? Perse nuk studiojnë këto mbetje më parë se ta qelbin Evropën me punimet e tyre të përkthyera në këto gjuhë ku nxjerrin përfundime krejt të deformuara për lashtësinë tonë.

Libri im i ri, që nga sot e gjeni në të gjitha bibliotekat e Tiranës, sjell dokumente të pakundërshtueshme gjuhësore që tregojnë gjuhën shqipe më të vjetër se vetë greqishtja. Kjo do të thotë se shqipja dokumentohet si gjuha e Pellazgeve. Kjo do të thotë se si në Tomorin e shenjtë të Beratit edhe në Tomorin e klonuar (Pteleonin) pranë Janinës, është e njëjta gjë edhe e pakundërshtueshme se Pellazgët e kishin kryeqendrën e tyre në truaje ku edhe sot banojnë shqiptarët.

Pasojnë disa prova gjuhësore që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja. Me fjalët e Cabejt më sipër, kjo do të thotë se si shqipja edhe pellazgjishtja është e njëjta gjuhë.

Shkëputur nga: Altin Kocaqi: "Dokumente historiko-gjuhësore", - vendi i shqipes ndër gjuhët evropiane, sh b. Marin Barleti, Tirane 2013
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi