Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default OCCRP: Serbët qeverisin me njerëz të mafias!

prej Sun 7 Jul 2013 - 19:50
OCCRP: Serbët qeverisin me njerëz të mafias! Thumb_250x150OCCRP: Serbët qeverisin me njerëz të mafias!

Nga – Dionis Xhafa

Në një shkrim të botuar nga ana e organizatës së OCCRP ( Organized Crime and Corruption Reporting Project ) me titull “Kryeministri serb u paralajmërua për lidhjet e Toncev me mafiat”, hidhet dritë mbi lidhjen e qeverisë së Beogradit me elementë të mafias së fuqishme në vorbullën e politikës serbe.

Investigimi i bërë nga ana e tre gazetarëve serbë, dëshmon se Ivica Daçiç, momentalisht kryeministër ka pranë vetes së tij në stafin qeveritar një person si Ivica Toncev, person i kapur ngushtë me botën e krimit në Serbi dhe më gjerë.

Toncevi është këshilltari personal i politikave ekonomike të qeverisë së kryesuar nga ana e Daçiç dhe ka qenë një figurë e krimit të organizuar që para formimit të qeverisë së Daçiç, shkruajnë gazetarët.

Lidhjet e Toncevit nuk janë vetëm brenda për brenda Serbisë, por edhe përtej saj, ku lidhja më e fortë mbetet me bosin e mafias së drogës malazeze, Branislav Saranoviç, që ka një kontroll të mafias së drogës në disa pjesë të Evropës dhe të Amerikës Latine./alb-observer.com/

Shkrimi u publikua nga Projekti Investigativ i Reporterëve dhe shkrimin origjinal mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: https://reportingproject.net/occrp/index.php/en/ccwatch/cc-watch-indepth/2034-serbian-pm-was-warned-of-tonevs-mafia-ties


OCCRP: Serbët qeverisin me njerëz të mafias! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi