Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Krimbat fetare te Serbise ne Kosove.

prej Mon 8 Jul 2013 - 12:26
Message reputation : 100% (1 vote)
Krimbat fetare te Serbise ne Kosove. Ternava-arinc
Nga Dibran Demaku
Serbia gjatë pushtimit afro njëqindvjeçar të Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare në ish Jugosllavi, kishte aktivizuar të gjithë mekanizmat shtetëror dhe ushtarak me synimin e vetëm që ta shkatërrojë etninë shqiptare.
Përveç vrasjes së një numri shumë të madh të shqiptarëve që në fillim të pushtimit në fund të vitit 1912,ajo kishte bërë përpjekje që ta shkombëtarizojë dhe ta asimilojë këtë etni. Dhe jo vetëm kaq. Ajo kishte larguar apo përzënë me qindra-mijëra shqiptarë nga trojet e tyre shekullore. Dihen tashmë botërisht planprogramet dhe elaboratet e saj për ndjekjen dhe përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre. Përveq vrasjeve, shkombëtarizimit dhe asimilimit të shqiptarëve si dhe përzënies apo largimit nga trojet e tyre,ajo, pra Serbia ishte kujdesur që të vepronte kundër shqiptarëve edhe në baza fetare.
Në fillim të pushtimit ishte përpjekur që të bënte me dhunë konvertimin e shqiptarëve nga feja katolike dhe ajo myslimane në fenë ortodokse. Dhe kur kishte hasur në refuzimin këmbëngulës të shqiptarëve që të pranonin fenë e pushtuesit të ri, Serbia kishte ndërruar metodëne e veprimit: Kishte vënë në veprim përqarjen e shqiptarëve në baza fetare. Ajo kishte sjellur hoxhallarë dhe imamë të ndryshëm të dresuar dhe kontrolluar nga vetë ajo që të predikonin fenë myslimane. Ata palo hoxhallarë dhe imamë të ardhur nga Serbia do të bënin me mjaft sukses punën e përqarjes së shqiptarëve në baza fetare.
Ata nga do të shkonin do të deklaronin se feja myslimane me atë ortodokse është shumë e afërt dhe besimtarët myslimanë me ata ortodoks janë vëllezër, ndërkaq janë armiq me besimtarët katolikë?! Për ta bindur popullin shqiptarë të besimit mysliman ata ngado do të deklaronin:Një shqiptar i besimit mysliman për të kaluar në besimin katolik së pari duhet të pranojë fenë ortodikse, e tek pastaj të kalojë në besimin katolik?!
Sepse sipas tyre feja myslimane nga ajo ortodokse ishte larg vetëm sa „maza e qepës“, ndërkaq dallimi i fesë myslimane nga ajo katolike ishte me kilometra?! Dhe këtë predikim ata do ta bënin me qëllimin e caktuar: Që shqiptarët e besimit mysliman t`i afronin sa më shumë besimit të tyre ortodoks dhe t`i largonin nga vëllezërit e tyre shqiptar të besimit katolik?! Kështu Serbia për vite me radhë falë hoxhallarëve dhe imamëve të ndryshëm që ishin nën tutelën e saj do të arrinte me sukses që të fuste krimbin e ndarjes në mes të shqiptarëve të besimit mysliman dhe shqiptarëve të besimit katolik?!
Sepse ajo me anë palo hoxhallarëve dhe imamëve kishte vendosur digën e fortë të ortodoksizmit në mes të shqiptarëve me besim mysliman dhe atyre me besim katolik. Kishte sjellur, pra krimbin e përqarjes në baza fetare të kombit shqiptar,përqarje kjo që do të vazhdojë që nga atëherë e deri më sot me ngritje dhe rënie të amplitudës së veprimit sipas nevojave të Sernisë!Sepse ajo që në fillim e kishte të qartë se një ditë Kosova do t`i ikën duyrsh,andaj ajo ishte e interesuar që krimbi përqarës në mes të shqiptarëve të vazhdonte e të vazhdonte!. . .
Fara e hedhur serbe, po i jep frytet e saj të plota edhe tash kur Kosova është e pavarur politikisht dhe larg tutelës serbe. Emisarët apo „krimbat fetar“ që ka lënë ajo në Kosovë tash po veprojnë në përqarjen fetare të shqiptarëve. Përqarje kjo që nëse nuk i vihet një digë e fortë ajo do të vërshojë si lumë i tërbuar dhe do t`i dërgojë shqiptarët e Kosovës deri në vëllavrasje në baza fetare?!
Krimbat fetare te Serbise ne Kosove. U1_NaimTernava
Suksesi i“krimbave fetar“ të lënë si trashëgim nga Serbia, lidhet edhe me mos veprimin ligjor dhe kombëtar të organeve shtetërore të Kosovës. Që nga paslufta strukturat udhëheqëse shtetërore dhe fetare me orientim kombëtar, të ekzaltuar nga euforia e fitores së lirisë nga Serbia pushtuese, sikur nuk i vërejnë, apo nuk duan t`i vërejnë „krimbat gërryes fetar“ të lënë nga Serbia?!
Dhe ata „krimba fetar“ të lënë nga Serbia veprojnë sot kudo në Kosovë,Dhe kanë kurajo sa të fyejnë me fjalët më të ndyera dy figurat më të mëdha historike dhe kombëtare shqiptare Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe Nënën Tereze! I fyejnë dhe i përqmojnë këto dy figura emblematike të kombit dhe historisë shqiptare pa u hyrë asnjë therrë në këmbë?!Ata „krimba“ sot i ke kudo: Edhe në fshat e në qytet, edhe në shkollë e fakultet, edhe spitale e sanatoriume, edhe në qeveri e në parlament?!
Kur erdhi Statorja e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit në Prishtinë, në Nëntor të vitit 2001, në mesin e pjesëmarrësve të manifestimit të inaugurimit të saj do të ishte edhe autori i këtij shkrimi. Atë ditë nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës kudo do të shihje fytyra të qeshura dhe të gëzuar në pritje të Shtatores së Kryetrimit të historisë shqiptare. Dhe gëzimi i qytetarëve të Kosovës ishte i ligjshëm. Në kryeqytetin e atdheut të tyre tash e tutje do të vendosej Shtatorja e Kryeheroit kombëtar dhe do të qëndronte aty për jetë të jetëve!. . . Por… Gëzimin e asaj dite autorit të këtyre radhëve do të ia zbehte një ngjarje që do t`i ndodhte vetëm pak minuta pas inaugurimit të shtatores…
Pas Festës së madhe të asaj Dite Festive të 28-Nëntorit të 2001-tës autori i këtyre radhëve do të takonte një grup studentësh, në mesin e të cilëve ishin edhe disa të njohurit e tij!Pasi do të përshëdetej me ta, meqë disa prej tyre ishin me mjekrra të gjata dhe të zeza,si me humor do t`i pyeste se mos vallë ata me mjekrra të gjata dhe të zeza bënin punën e priftërinjëve do të merrte përgjigjen e tyre se ata ishin studentë,por mysliman?!
Dhe kur autori do t`i pyeste se çfarë do të thonin ata do të përgjigjeshin:Ne jemi mysliman dhe punojmë për fenë myslimane?!. . . Që kur ka hyrë feja në universitet?-do t`i pyeste autori dhe ata njëzëri do të përgjigjeshin:-Feja gjithmonë ka qenë në Universitet, vetëm varet se përse ti nuk e ke parë atë?!. . . Kur autori do t`i pyeste se a ishin në Festën e inaugurimit të Shtatores së Heroit tonë kombëtar ata do të përgjigjeshin: Ai nuk është edhe Hero i myslimanëve?! Ai është Hero i katolikëve?!. . . Pas kësaj përgjigjeje të tyre autori do të ndahej nga ata pa u përshëndetur!. . .
Hyrja e fesë në shkolla dhe universitete, në Qeveri dhe parlament, kur shteti i Kosovës me kushtetutë është shpallur shtet sekular, është shkelje e Kushtetutës! Dhe sipas dispozitave ligjore të gjithë ata që e shkelin Kushtetutën duhet të dënohen! Duhet të dënohen edhe ata që fyejnë Heronjtë e kombit! Duhet të dënohen edhe ata që fyejnë nënat tona, motrat tona, femrat tona!
Dhe kur ata, që fyejnë figurat historike e kombëtare, janë të veshur edhe me pushtet, si rasti i deputetit të parlamentit apo i ministrit të shëndetësisë, faji i tyre është i madh dhe i pafalshëm dhe duhet të dënohet rreptësisht!“Deputetit“ apo „ministrit“, pas gabimeve të bëra, më e pakta që do të kërkohej do të ishte dorëheqja e tyre!Dhe nëse ata nuk do të dorëhiqeshin do të duhej që dikasteret ku ata punojnë që t`i shkarkonin!Ndërkaq organet e drejtësisë do të duhej që menjëherë të fillonin të mirreshin me ta!. . . Vetëm kështu do të qetësoheshin shpirtrat e trazuar!. . . Marre nga Zemrashqiptare.net


Krimbat fetare te Serbise ne Kosove. Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Krimbat fetare te Serbise ne Kosove.

prej Mon 20 Jan 2014 - 0:01
"Ata palo hoxhallarë dhe imamë të ardhur nga Serbia do të bënin me mjaft sukses punën e përqarjes së shqiptarëve në baza fetare. "

Jo po qe ta lexojne me vemendje te madhe kete te vertete dhe ta marin veshe mire nga do t'u veje koka, andej nga kane ardhur...


Krimbat fetare te Serbise ne Kosove. 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi