Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e Shqipërisë dhe gjeopolitika turke. Empty Historia e Shqipërisë dhe gjeopolitika turke.

Thu 11 Jul 2013 - 9:22
Message reputation : 100% (1 vote)
Historia e Shqipërisë dhe gjeopolitika turke. Skenderbej
Nga Pirro PRIFTI Përplasjet për historinë e Shqipërisë nuk kanë të sosur. Për një kohë të gjatë, përreth 90 vjet pas pavarësisë së Shqipërisë, Turqia nuk u interesua për ish-koloninë e saj dhe as për Ballkanin në përgjithësi; në periudhën 1912-1939 Shqipëria faktikisht u drejtua dhe u turbullua dhe nga intelektualë pro-turq nga Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani, Haxhi Qamili, dhe Ahmet Zogu. Të tërë këta individë arritën që Shqipëria, deri në pushtimin italian, të mos përfshihej në asnjë koalicion anti-turk. Ky ishte qëllimi i gjeopolitkës së atëhershme turke, dhe qëllimi u arrit sepse përveç vendeve të tjera të Ballkanit- vetëm Shqipëria kolonia më besnike dhe aleatja më e dobishme, nuk i doli asnjëherë kundër Turqisë post-perandorake. Turqia pranoi gjatë luftës me Greqinë, gjatë luftës së parë botërore si dhe menjëherë pas saj shkëmbimin e popullatave të ashtuquajtura myslimanë në shkëmbim të largimit të të krishterëve autoktonë që jetonin në Anadoll. Pra gjeopolitika e Turqisë post-perandorake përveç neutralitetit, pati dhe një risi-ruajtjen e popullatave myslimane tashmë të keqtrajtuarara nga shtetet e krishtera ballkanike.
Nga viti 1939-1945 në luftën e dytë botërore, gjeopolitika e Turqisë synoi neutralitetin dhe për pasojë kjo gjeopolitikë nuk pati asnjë ndikim tek Shqipëria e pushtuar përveç faktit që qeveria turke e asaj kohe nuk e pranoi kërkesën për azil të pro-turkut Ahmet Zogolli (lindur në Turqi) pas braktisjes nga ana e Zogut të vendit të tij; dhe mbetet historike fraza e Qemal Ataturkut drejtuar Zogut: ..përse ike ashtu? Të paktën të kishe luftuar disa ditë për vendin tënd e jo të iknje ...Gjeopolitika e Turqisë nga vitet 1945-1991 mbeti një gjeopolitikë neutrale, njohëse, interpretuese dhe pranuese e fakteve dhe e realitetit ballkanik dhe veçanërisht e atij shqiptar. Praktikisht pranoi rreth 450.000 shqiptarë që të hynin e të jetonin në Turqi pasi ra dakord me Jugosllavinë e Titos që popullatat shqiptare, boshnjake, dhe minoriteti turk në Jugosllavi të quhej popullata myslimane, duke pranuar dhe emigracionin e kësaj popullate si një migracion vëllezërish në nevojë. Megjithatë, popullata myslimane e migruar në Turqi kryesisht e populluar nga shqiptarë (pas viteve 1945 të njohura si politikat Rankovicit), ashtu si dhe në fillimet e shekullit (më 1913, dhe më 1925-26) synuan në kthimin e emigrantëve në qytetarë turq dhe më pas, si qytetarë me kombësi turke, pra pa asnjë të drejtë, duke shkelur haptazi të drejtat dhe liritë e njeriut njëlloj ashtu sikundër bënë dhe qeveritë greke dhe jugosllave me popullsinë shqiptare qoftë ajo myslimane apo e krishterë- me synimin e shkombëtrarizimit të popullatës shqiptare. Pas viteve `90, me ndryshimin e sistemit, gjeopolitika turke ndryshoi gradualisht duke përfituar qoftë nga shembja e sistemit komunist, qoftë nga e zbatimet ligjeve ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe nga rritja dhe zgjerimi i Komunitetit Euke patropian, zbatimi i rezolutave të ODIHR, rritja e ndikimit të SHBA në Ballkan dhe në Europën Qendrore dhe Lindore.
Në këtë mënyrë, Turqia duke qenë një vend ish-perandorak, duke qenë një vend që nuk pati luftë më që pas 1925 e deri më sot, duke ruajtur neutralitetitin gjatë luftës së dytë botërore dhe duke mbajtur një politikë të zgjuar përballë dy blloqeve të mëdha ushtarake, duke u fuqizuar nga ana ekonomike sidomos pas viteve `90 e deri më sot, duke mos u përfshire në luftën e ekstremistëve islamike por gjithashtu duke ndenjur përkrah SHBA në këtë luftë, arriti të zërë pozita prioritare përsa i përket ekonomisë në Ballkan, Azinë e vogël dhe të mesme.
Për pasojë me stabilitetin ekonomik të arritur tashmë, i cili pasohej nga një stabilitet politik i fuqizuar edhe nga dora e fortë e politikanit Taip Erdogan, Turqia avancoi kërkesat gjeopolitke të saj duke i shtrirë atonë fazë të parë tek ish kolonitë e saj perandorake me popullsi myslimane Shqipëri+Kosovë+Bosnjë. Në fillim presioni i kamufluar filloi me vizitat e Erdoganit dhe me vërejtjet e dhe propozimet e tij për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe atyre `vëllazërore`, të pasuara me vërejtje `si të rastësishme` për periudha të caktuara historike të cilat ai i cilësonte si ofenduese për Turqinë dhe historinë e saj e cila sipas tij ishte e njëjtë me vendet myslimane si Bosnja, Kosova dhe Shqipëria.
Këto sugjerime u shoqëruan dhe me një rritje të entuziazmit nga ana e komuniteteve fetare myslimane por veçanërisht atyre radikale, të cilat hodhën të parat idenë e një historie ndryshe, sepse sipas tyre, sistemi komunist kishte ndryshuar historinë. Në këtë mënyrë kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë janë botuar që në fillimet e viteve `90, Historia e Shqipërisë (dhe së bashku me të edhe ajo e Kosovës) sidomos ajo e mesjetës, ku turqit janë paraqitur si çlirimtarë, dhe ku heronjtë janë të ndryshëm. Këtu mund të përmendim tërheqjen servile të Nanos, i cili hoqi pas vërejtjes së Erdoganit - pikturën e Skënderbeut, insistimin e Berishës për të mbajtur portret tjetër në Kryeministri atë të Ismail Bej Qemalit meqenëse ky i fundit ishte kryeministri i parë; megjithatë këtë justifikim Kryeministri Berisha e mbështeti me një sërë deklaratash dhe sugjerimesh për disa figura historike të Shqipërisë si injorimin e Fan Nolit dhe rilindasve të krishterë, dhe mbivlerësimin e disa figurave të tjera historike (pro-turke) si Ahmet Zogu, Esat Pasha (në fakt jo nga vetë Berisha), dhe kërkesat për rishikim të historisë dhe individëve të caktuar.
Rishikimi i historisë së Shqipërisë dhe Kosovës mund të jetë i dobishëm nëse historia pasurohet me fakte historike të dokumentuara, por rishikimi i historisë është i dëmshëm nëse imponohet nga personalitete politike apo akoma më keq nga qeveri të tjera të cilat kërkojnë që nëpërmjet ndryshimit të histojektrisë me pretekstin e ..`heqjes së fjalëve fyese...` sipas komenteve të Davutogllut- të arrijnë edhe disa objektiva politiko-ekonomike si:
- Krijimin e një zone influence pro-turke në Ballkan (njëlloj si në kohën e mesjetës kur turqit përpiqeshin të futeshin në Ballkan si mercenarë të Bizantit apo të disa feudalëve arbër si Karl Topia, etj),
- Njehsimin me shtetet ballkanike si Bosnjë+Kosovë+Shqipëri si `shtete e vëllezër të një feje`, duke kamufluar rikrijimin e një `Perandorie` të Re Turke,
- Nëpërmjet kësaj gjeopolitike të re, Turqia synon gjithashtu të korrigjojë historinë e së kaluarës të një perandorie mizore për popullatat ballkanike në përgjithësi dhe shqiptare në veçanti.
Në këtë mënyrë, Turqia përpiqet të zërë rolin e saj të dikurshëm por tashmë të përkrahur nga SHBA e cila e sheh Turqinë një bufer të situatave të rrezikshme të mundshme në Ballkan dhe në Azinë e afërt e të mesme, si dhe një potencial të mundshëm anti-sllav, duke njëhsuar gjeopolitikën e saj me atë të SHBA përsa i përket shteteve të mësipërme. Nga ana tjetër, SHBA kërkon një mashë-si Turqia, për të mos dalë direkt përballë situatave të ardhshme, të mundshme.
Megjithatë Turqia nuk ka respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vetë vendin e saj multietnik si të drejtat dhe liritë e 3 milionë shqiptarëve (e drejta e mësimit të gjuhës shqipe dhe e drejta e minoritetit), të drejtat dhe liritë e kurdëve, hapja e Kishës së Shën Sofisë për besimtarët e krishterë, etj., etj. Përsa i përket peticionit `Kundër ndryshimit të teksteve të historisë`, pavarësisht opinioneve të disa historianëve, politikanëve dhe analistëve, mbetem me idenë e Prof. Marenglen Verlit i cili ka komentuar peticionin kështu: `...“Kam përshtypjen se tekstet e historisë në Shqipëri dhe Kosovë paraqesin drejt shkencërisht periudhën e shekujve të XV deri në fillim të shekullit të XX kur këto vise ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Është tjetër problem, nëse diku nëpër rreshtat e këtyre teksteve shkollore mund të ketë mbetur ndonjë shprehje e papërshtatshme në aspektin etik. Në këtë rast duhet parë konkretisht për cilën frazë apo fjalë, në këto tekste duhet bërë vërejtja…”.
Përsa i përket z. Luan Malltezi i cili thotë se…`nuk ka presion turk, historianët janë të lirë...` mendoj sa z. Luan nuk thotë të vërtetën. Presioni turk u pa fare haptazi kur Erdogan ofendoi figurën e Skënderbeut gjatë takimit me Nanon në 2003. Më pëlqeu letra e hapur për ministrin jashtëm turk z. Ahmet Davutogllu nga z. Xhevat Rexhaj, por është koha që teknokratët, profesionistët, meritokratët, të mos imponohen nga politika dhe politikanët e brendshëm dhe të jashtëm por të mbrojnë dhe të konfirmojnë në baza shkencore-faktike të historisë reale të Shqipërisë. priftipirro@hotmail.com
Marre nga Gazeta SOT
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e Shqipërisë dhe gjeopolitika turke. Empty Re: Historia e Shqipërisë dhe gjeopolitika turke.

Sat 13 Jul 2013 - 23:56
Mbi Historine e Shqiperise turqit kane qene armiq te Shqiperise, mbi Gjeopolitiken e Turqise turqve u duhet te jene miq te Shqiperise...

Po ka Nje Shekull qe nuk po e tregojne kete miqesi se!...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi